Dhjetor 03, 2023 09:11 Europe/Tirane
  • Demonstrata në territoret e pushtuara me sloganin e rrëzimit të Netanyahut

Mijëra sionistë demonstruan në Tel Aviv, Kodsin e pushtuar dhe Haifa për të protestuar ndaj indiferencës së kabinetit të regjimit sionist ndaj të burgosurve izraelitë.

Me vazhdimin e operacionit të Stuhisë Al-Aksa dhe me fitoret e shumta të luftëtarëve të rezistencës palestineze në betejën kundër regjimit sionist, ushtria izraelite, e cila është e dëshpëruar nga disfata për t'u përballur me luftëtarët palestinezë, nuk ka mundur ende të lirojë të gjithë sionistët e burgosur nga Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas). Sipas faqes hebraike “YNet”, demonstruesit sionistë kanë brohoritur parulla dhe kanë mbajtur pankarta me shkrime, duke kërkuar largimin e Benjamin Netanyahut. Demonstruesit duke brohoritur parulla të ndryshme dhe duke mbajtur pankarta me shkrime kërkuan emërimin e një kabineti përgjegjës dhe të pa korruptuar. Një numër sionistësh që ishin mbledhur para rezidencës së Beniamin Netanyahut në qytetin “Kaisaria” kanë brohoritur parulla kundër kryeministrit të regjimit sionist. Në këtë kontekst, kanali Kan Hebrew bëri të ditur se të paktën 6 persona janë arrestuar gjatë përleshjeve mes demonstruesve dhe policisë izraelite para rezidencës së Netanyahut. Të premten, në ditën e 56-të që nga fillimi i pushtimit sionist në Rripin e Gazës, regjimi sionist rifilloi sulmet e tij në Rripin e Gazës pas një armëpushimi njëjavor. Saleh al-Aroori, nënkryetari i zyrës politike të Hamasit, theksoi se nuk ka negociata me regjimin sionist në lidhje me armëpushimin.

Tags