Korrik 07, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi krijimin e tre zonave të mbrojtjes për t'iu kundërvënë Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi ndarjen e zonës së mbrojtjes së NATO-s në tre pjesë, veriore, qendrore dhe jugore, për të përballuar me kërcënimin e terrorizmit dhe të Rusisq. Sipas IRNA, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të premten njoftoi:

NATO planifikon të krijojë tre zona mbrojtëse në veri (Oqeani Atlantik dhe Arktik), qendër (rajoni i Ballkanit dhe Evropa Qendrore) dhe në jug ( Deti i Zi dhe Mesdheu). Ai tha se qëllimi i krijimit të këtyre tre zonave mbrojtëse është përmirësimi i kushteve parandaluese të vendeve anëtare të NATO-s ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe Rusisë.  Ky zyrtar i lartë i NATO-s njoftoi edhe miratimin e ndarjes së 2% të prodhimit kombëtar bruto të vendeve anëtare të kësaj aleance në fushën e mbrojtjes.  Stoltenberg njoftoi një rritje prej 8.3 për qind në shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s në vitin 2023 dhe tha: NATO po përgatit një paketë tjetër ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë euro për të përmbushur nevojat thelbësore të Ukrainës si karburantet, pjesët rezervë dhe nevojat mjekësore. Ai njoftoi se studimi i anëtarësimit të Ukrainës në këtë pakt ushtarak është axhenda më e rëndësishme e samitit të javës së ardhshme në Lituani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi: Gjatë takimit të NATO-s të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme, anëtarët do të shqyrtojnë se si të realizojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Takimi i NATO-s është planifikuar të mbahet në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik.

Tags