Dhjetor 07, 2023 19:51 Europe/Tirane
  • Spanja dëbon 2 punonjës të ambasadës amerikane të akuzuar për ryshfet ndaj agjentëve të inteligjencës

Spanja ka dëbuar dy diplomatë të ambasadës amerikane të akuzuar për infiltrim në agjencinë spanjolle të inteligjencës (CNI) përmes dhënies së ryshfetit oficerëve lokalë, thuhet në një raport.

Duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare, gazeta spanjolle El Pais raportoi të enjten se dyshja, të cilët e përditshmja nuk i identifikoi me emër, u dëbuan në heshtje nga Spanja me kërkesë të Madridit pasi një hetim zbuloi se dy oficerë spanjollë të inteligjencës dhanë informacione kundrejt "një shume të madhe parash.”

“Të paktën dy agjentë amerikanë të stacionuar në Ambasadën e SHBA-së në Madrid, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në rekrutimin e spiunëve të CNI-së, janë dëbuar në mënyrë diskrete nga Spanja,” tha gazeta.

Sipas raportit, më shumë se dy spiunë amerikanë mund të jenë përfshirë në këtë rast, i cili kërkohet të mbahet sekret me një urdhër gjykate.

Dy oficerë të CNI, një shef i zonës dhe ndihmësi i tij, u arrestuan dy muaj më parë pasi u vunë re se kishin akses në informacione të klasifikuara që nuk ishin pjesë e përgjegjësisë së tyre, tha El Pais, duke shtuar se dy oficerët supozohet se ishin rekrutuar nga dy spiunët e ambasadës amerikane.

 

Tags