Mars 19, 2024 08:07 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, paralajmëron për pasigurinë ushqimore në Rripin e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara deklaroi: Raporti i fundit mbi pasigurinë ushqimore në Rripin e Gazës improvizon një pamje tmerruese të kushteve reale të popullsisë civile në këtë zonë.

Sipas IRNA; Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të hënën tha se ekspertët kryesorë në botë për pasigurinë ushqimore kanë deklaruar qartë se zia e bukës në veri të Gazës është e afërt. Më shumë se 1.1 milionë palestinezëve në Gaza u kanë shteruar plotësisht furnizimet e tyre ushqimore dhe po përballen me urinë katastrofike. Ky është numri më i lartë i njerëzve të uritur katastrofikisht i regjistruar ndonjëherë nga Sistemi i Integruar i Sigurisë Ushqimore. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se raporti dëshmon për nevojën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, i bëri thirrje regjimit izraelit që të sigurojë akses të plotë dhe të pakufizuar për mallrat humanitare në të gjithë Rripin e Gazës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë plotësisht përpjekjet humanitare të Kombet e Bashkuara. Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pas sulmit të ushtrisë së regjimit sionist në kompleksin mjekësor Shafa në Gaza, në faqen e tij personale në rrjetin social “X” (ish Twitter), ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin ushtarak të ushtrisë së regjimit sionist dhe paralajmëroi: Këto konflikte të armatosura vënë në rrezik personelin mjekësor, pacientët dhe civilët. Ushtarët e regjimit sionist sulmuan edhe njëherë brutalisht spitalin Shafa në Gaza dhe e rrethuan këtë qendër shëndetësore. Që nga 7 tetori 2023, regjimi gjenocidal i Izraelit, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës dhe heshtja e Bashkësisë ndërkombëtare dhe e institucioneve të të drejtave të njeriut përballë krimeve të Izraelit, është bërë shkak për vazhdimin e masakrës ndaj grave dhe fëmijëve palestinezë, duke legjitimuar kështu krimet e makinerisë luftarake të këtij regjimi. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i dëshmorëve të sulmit të regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në rreth 32 mijë persona.

Tags