Mars 22, 2024 17:51 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj draftit të rezolutës amerikane për luftën e Gazës

Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj projekt-rezolutës amerikane për luftën e Gazës, klauzolat e së cilës ishin të njëanshme në favor të regjimit sionist.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, regjimi sionist vazhdon të sulmojë zona të ndryshme të Rripit të Gazës me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve të tij perëndimorë. Deri më tani rreth 32 mijë palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mbi 74 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), të premten u prezantua në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me luftën në Gaza dhe vendet e Rusisë, Kinës dhe Algjerisë votuan kundër saj. Meqenëse një rezolutë ka nevojë për 9 nga 15 votat e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit pa veton e anëtarëve të përhershëm, rezoluta amerikane nuk u miratua dhe kjo për shkak të votave negative të Kinës dhe Rusisë, të cilët janë anëtarë të përhershëm të Këshillit Sigurimit. Në këtë kontekst, Vasily Nebenzia, përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në fjalën e tij para votimit tha: Draft rezoluta e propozuar nga SHBA mbyll derën e armëpushimit, i lë dyert hapur Izraelit (për të nxitur trazira) dhe shkakton shpërnguljen e detyruar të palestinezëve nga Gaza. Diplomati i lartë rus tha gjithashtu: Draft rezoluta e propozuar nga SHBA nuk kërkon armëpushim në Gaza. Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit tha: Gaza është shkatërruar dhe përfaqësuesi amerikan tani pas 6 muajsh e ka kuptuar domosdoshmërinë e armëpushimit. Projekt-rezoluta e SHBA-së për Gazën nuk kërkon armëpushim, negociatat në të cilat morën pjesë amerikanët për Gazën kishin për qëllim vetëm vonimin. Nëse miratohet kjo rezolutë, diskutimi për situatën në Gaza do të mbyllet dhe Izraeli do të jetë më i lirë për të vepruar atje.  Vasily Nebenzia theksoi se anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit përgatitën një rezolutë tjetër jopolitike për luftën e Gazës dhe shtoi: Drafti i dëshiruar nga amerikanët përcakton domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, por nuk e dëshiron atë. Përfaqësuesi i Rusisë shtoi: Ky draft i rezolutës amerikane përmban të gjitha shtrembërimet e së kaluarës dhe dënime të papranueshme të njëanshme që tregojnë mashtrimin amerikan. Ne kemi njoftuar tashmë se nuk do të përdorim më rezoluta të kota që nuk përmbajnë kërkesë për një armëpushim dhe  që nuk do të na çojë askund. Kjo nuk do të funksionojë, ne nuk do ta tolerojmë. Negociatat e udhëhequra nga SHBA për këtë draft u bënë me qëllim për të humbur kohë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë tashmë tre herë veton ndaj rezolutave të paraqitura nga vendet e tjera që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës dhe ndalimin e sulmeve sioniste. Që nga fillimi i sulmeve tokësore dhe ajrore të regjimit sionist ndaj Gazës, Shtetet e Bashkuara kanë mbetur ndihmësi më i madh financiar dhe i armëve i këtij regjimi dhe tani po na flasin për një armëpushim.

 

Tags