Prill 19, 2024 19:46 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i Shtetit: Ne nuk kemi marrë pjesë në asnjë aksion agresiv kundër Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit tha se SHBA nuk ka marrë pjesë në asnjë aksion agresiv kundër Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Anthony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit, sot (e premte), në përgjigje të publikimit të lajmit për sulmin e supozuar të regjimit sionist në tokën iraniane, ka pohuar se SHBA-të nuk janë përfshirë në asnjë veprim agresiv kundër Iranit. Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi fjalimin e tij edhe një herë në mbështetje të regjimit sionist dhe shtoi: Ne dënojmë sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga të dyja palët të ulin tensionet. Këto deklarata kanë të bëjnë me incidentin e mëngjesit të sotëm, ku u panë dronë të vegjël në qiellin e Iranit qendror, të cilët u shkatërruan menjëherë nga sistemet mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit. Anthony Blinken kohët e fundit theksoi në një grup udhëheqësish hebrenj amerikanë se përshkallëzimi i tensionit me Iranin nuk është në përputhje me interesat e Amerikës dhe regjimit sionist

 

Tags