Prill 19, 2024 20:11 Europe/Tirane
  • Amerika, pengesa kryesore për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara

Amerika, si mbështetësi kryesor i Izraelit, pengoi edhe një herë miratimin e anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara duke përdorur të drejtën e vetos.

Në këtë mbledhje, nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, pro kësaj rezolute votuan 12 anëtarë. Britania dhe Zvicra abstenuan ndërsa Amerika vuri veton ndaj kësaj rezolute me votën e saj negative, kështu që anëtarësimi i Palestinës në Kombet e Bashkuara u përball përsëri me pengesën e amerikanëve. Çështja e anëtarësimit të Palestinës në Kombet e Bashkuara dhe realizimi i saj është një makth për Tel Avivin, prandaj gjithmonë është përballur me kundërshtime të forta nga regjimi sionist dhe mbështetësi i tij kryesor, SHBA. Në fakt, zbatimi i kësaj mund të konsiderohet një hap i madh për realizimin e formimit të shtetit palestinez. Një çështje që tani duke pasur parasysh praninë e një prej kabineteve më ekstreme të regjimit sionist, është një goditje e rëndë për të gjithë regjimin sionist. Gilad Erdan, përfaqësuesi i regjimit sionist në Kombet e Bashkuara, nga frika e realizimit të kësaj, ka pohuar se përpjekjet e Palestinës për t'u bërë anëtare e përhershme e Kombeve të Bashkuara do të dështojnë dhe Izraeli do të përdorë çdo metodë për ta penguar atë. Palestina është tani një vëzhguese e përhershme në Kombet e Bashkuara dhe në vitin 2011, ajo aplikoi për anëtarësim të përhershëm.  Prandaj, në prill, Palestina kërkoi gjithashtu në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të rishqyrtohej pranimi i saj në Kombet e Bashkuara si një anëtar i përhershëm. Sipas ligjeve aktuale, nëse 9 nga 15 anëtarët e Kombeve të Bashkuara votojnë në favor të kërkesës së një vendi për t'u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, Asambleja e Përgjithshme rekomandohet të shqyrtojë çështjen, me kusht që asnjë nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, pra Britania, Kina, Rusia, Amerika dhe Franca, të mos votojnë kundër kësaj kërkese dhe të mos vendosin veton. Njohja e shtetit të Palestinës në funksion të luftës së Gazës dhe krimeve të përhapura të regjimit sionist kundër palestinezëve, si dhe dënimi i këtyre krimeve nga opinioni publik në botë, është një goditje për regjimin sionist. Ndaj edhe një herë SHBA-të kanë hyrë si mbështetësi më i madh i këtij regjimi dhe i kanë mbyllur rrugën realizimit të kësaj çështjeje duke vënë veton ndaj kërkesës së Palestinës. Uashingtoni propozon gjithmonë një zgjidhje me dy shtete për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit, por në praktikë pengon njohjen e të drejtave të patjetërsueshme të palestinezëve. Robert Wood, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, lidhur me këtë tha: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqimisht një zgjidhje me dy shtete. Kjo votë nuk është kundër krijimit të një shteti palestinez, por më tepër do të thotë të theksohet se një vendim i tillë është i mundur vetëm në negociatat e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve. SHBA përmendi negociatat duke mbështetur regjimin sionist, duke siguruar armë dhe buxhet ushtarak, si dhe duke penguar miratimin e ligjeve anti-sioniste në institucionet ndërkombëtare, dhe praktikisht është bashkëpunëtor i Izraelit dhe mbrojtës i interesave të Tel Avivit. Në fakt, duke vënë veton ndaj çdo kërkese që është në përputhje me të drejtat e palestinezëve, Amerika praktikisht ka përgatitur dorën e regjimit sionist për vazhdimin e sulmeve ndaj Gazës, vrasjen e palestinezëve dhe shkatërrimin e plotë të infrastrukturës së saj. Tani, megjithë dënimin global të krimeve të Izraelit kundër palestinezëve, edhe një herë Shtetet e Bashkuara u kanë mbyllur rrugën palestinezëve, pavarësisht nga të gjitha kërkesat ndërkombëtare dhe pretendimet për të drejtat e njeriut, dhe në këtë mënyrë shoqëron regjimin sionist për të vazhduar krimet e tij.

 

 

Tags