Prill 23, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Banorët e Stambollit përshëndetën Presidentin e Gjermanisë me parullën “Gjermania vrasëse”.

Në fillim të vizitës së tij treditore në Turqi, presidenti gjerman u përball me protestues pro-palestinezë, të cilët dënuan fuqishëm mbështetjen e vendit të tij për regjimin sionist për shkak të luftës në Gaza.

Sipas Isna, kur Steinmeier vizitoi stacionin historik të trenit Sirkeci me kryebashkiakun e Stambollit, Akram Imamoglu, vend nga ku mijëra punëtorë mysafirë turq u nisën për në Gjermani në vitet 1960, ai pa protestues që bërtisnin me slogane si "Gjermania vrasëse" dhe "Përkrahës të Gjenocid”. Një nga protestuesit mbante një pankartë me foton e Steinmeier pranë fotografive të Adolf Hitlerit dhe Benjamin Netanyahu, kryeministrit të regjimit sionist, ku shkruante:  “Nuk ka dallim”. Ky tubim me praninë e forcave të sigurisë përfundoi me një konflikt. Vizita e parë e Steinmeier në Turqi si president vjen menjëherë pasi Erdogan të shtunën në Stamboll priti Ismail Haniyeh, kreun e zyrës politike të Hamasit.  Erdogan e përshkruan Hamasin si "çlirimtar" që lufton për atdheun e vet. Takimi i Steinmeier me homologun turk Erdogan do të zhvillohet në ditën e fundit të udhëtimit të tij në Ankara, ku ai do të vizitojë edhe Universitetin e Ankarasë dhe varrin e Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

Tags