Versionet e kinemasë rreth Revolucionit, një vështrim mbi disa vepra kinematografike me temë Revolucionin Islamik
(last modified Tue, 11 Feb 2020 10:01:06 GMT )
Shkurt 11, 2020 11:01 Europe/Tirane
  • Versionet e kinemasë rreth Revolucionit, një vështrim mbi disa vepra kinematografike me temë Revolucionin Islamik

Pas fitores së Revolucionit Islamik dhe me ndryshimin e rrethanave që sundonin në shoqërinë e Iranit, kultura dhe arti sidomos kinemaja, pësoi ndryshime të konsiderueshme.

Tani Revolucioni Islamik i Iranit ka hyr në dekadën e pestë të jetës së tij dhe kështu kanë kaluar mbi katër dekada nga lindja e kinemasë së re të Iranit. Procesi i zhvillimit cilësor dhe sasior i filmave iranianë në 40 vitet e kaluara, në mënyrë graduale e ka futur Iranin në grupin e vendeve që posedojnë diskurs vizual dhe kinematografik në botë.

Historia duhet lexuar dhe mësuar dhe nuk duhet treguar neglizhencë ndaj shqyrtimit dhe analizimit të historisë. Mirëpo nuk duhet harruar se historia është dritë që ndriçon rrugën e të ardhmes dhe ka dobi shumë të madhe për të parashikuar të ardhmen. Dekada e pestë e jetës së Revolucionit Islamik ka filluar dhe kanë kaluar mbi katër dekada nga lindja e kinemasë moderne të Iranit. Përgjatë këtyre viteve kinematografët iranianë duke përfaqësuar intelektualët dhe mendimtarët, kanë krijuar vepra vizuale të vlefshme të cilat kanë bërë publikë të konsiderueshëm anë e mbanë botës. Kinemaja e sotshme e Iranit në realitet është përpjekje për ta studiuar imazhin e Iranit bashkëkohor nëpërmjet kësaj medie atraktive dhe botërore.

Një numër i veprave të kësaj kinemaje janë përkushtuar në pasqyrimin e ngjarjeve historike përkatëse me Revolucionin Islamik dhe kanë bërë përpjekje që t’i paraqesin ato nëpërmjet ekranit dhe në mënyrë tërheqëse për publikun e tashëm dhe të ardhshme. Këta filma janë prodhuar në dy periudha të veçanta dhe duke marrë parasysh kohën e prodhimit, posedojnë edhe karakteristika të ndryshme. Periudha e parë është ajo në të cilën janë prodhuar shumë filma me temë Revolucionin Islamik dhe ka përkuar me disa fillestare pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit (vitet 1970-1980). Me siguri se veprat artistike të kësaj periudhe duke marrë parasysh rrethanat dhe kohën dhe entuziazmin dhe gjendjen që sundonte në shoqëri, duken të jenë pak sa të nxituara dhe gjithashtu me plotë slogane. Mirëpo këto vepra duke marrë parasysh afërsinë kohore me ngjarjet historike dhe zotimin ndaj paraqitjes së realiteteve, posedojnë disa vlera në të cilat theksojnë në mënyrë të veçantë hulumtuesit e historisë si dhe të kinemasë.

Një prej filmave më të parë që janë prodhuar me temë Revolucionin Islamik, ishte dokumentari “Rrëzimi 57”. Këtë film e ka prodhuar Barbod Taheri dhe trajton zhvillimet e Revolucionit Islamik të Iranit gjatë gjashtë muajve të fundit të regjimit Pahlavi e deri në fitoren e Revolucionit Islamik dhe më në fund vendosjen e luleve mbi varret e martirëve pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

Filmi “Khunbaresh” i prodhuar nga Amir Ghavidel, është një prej filmave të kinemasë artistike të Iranit pas fitores së Revolucionit dhe skenarin e këtij filmi e ka shkruar vetë regjisori i tij. Në përmbledhjen e këtij filmi mund të thuhet: “Gjatë zhvillimeve të përleshjeve të ushtrisë dhe qytetarëve në Teheran më 17 shahrivar, tre ushtarë me armët e tyre janë larguar nga sheshi dhe i janë bashkuar qytetarëve protestues dhe arratisen nga shërbimi ushtarak”.

Në vitin e dytë pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit prodhohen filma të tillë si “Zende bad...” i regjisorit Khosrov Sinaij, “Tulu’e Infixhar” i regjisorit Parviz Nuri, “Nga britma deri në terror” i regjisorit Mansur Teherani dhe “Ushtari i Islamit” i regjisorit Eman Manteghi, të gjithë këta filma janë prodhuar me temë Revolucionin Islamik të Iranit, por nga të gjithë këta filma vetëm filmi “Zende Bad...” kishte vlera më të veçanta.

“Zende Bad...” ishte filmi i parë i cili ka dal në ekrane në vitet 1980-1981. Ky është një film me një tregim tërheqës dhe strukturë relativisht profesionale. Khosrov Sinaij në vend që të dëshirojë të pasqyrojë rrugën e zhvillimeve revolucionare, paraqet ndikimin e papritur të diskursit të Revolucionit mbi një familje të klasës borgjeze. Në kulmin e zhvillimeve të Revolucionit Islamik të Iranit një inxhinier me emrin Mahmud i cili gjithnjë largohet nga përfshirja dhe ndërhyrja në çështjeje politike, ka dal nga shtëpia për të blerë disa gjëra që i duhen për jetën e përditshme. Rrugët dhe rrugicat ishin të mbushura me njerëz, ngjarje e trazira. Gjatë mungesës së tij nga shtëpia, një djalosh i ri i cili është prej organizatorëve të protestave dhe nën përndjekje të forcave të sigurisë, strehohet në shtëpinë e tij dhe në vazhdim filmi trajton përballjen dhe pastaj dialogun e zhvilluar mes këtyre dy personave.

Filmi “E’dami” i regjisorit Muhamed Bagher Khosrovi është prodhuar në vitin 1982 dhe trajton temat e ditës së asaj kohe. Një burrë me të meta mentale dhe gjysmë i çmendur, kohë pas kohe me pushkën e tij lodër qëllon monedhat e letrës që mbajnë fotografinë e mbretit mbi një tablo dhe qëllon sytë e mbretit. Me shpërndarjen e këtyre monedhave në mesin e njerëzve, organizata inteligjente SAVAK bënë përpjekje të gjera për ta gjetur autorin e kësaj vepre duke e quajtur këtë dosje “një grup i elementëve destruktiv”.

Tregimi i filmit me titull “Stina e gjakut” i regjisorit Habib Kavosh, zhvillohet në një port detar në veri të Iranit. Një grup i peshkatarëve sigurojnë nevojat e jetës nëpërmjet peshkimit në mënyrë të paligjshëm. Autoritetet shtetërore të peshkimit dhe organizata inteligjente SAVAK për të parandaluar punën e tyre, kryejnë veprime dhe marrin masa të ndryshme. Në fillim arrestojnë Xhaxha Torab i cili ishte një personalitet i dalluar dhe i respektuar nga ana e peshkatarëve dhe pastaj e torturojnë dhe e kërcënojnë atë dhe e sulmojnë familjen e tij. Ata gjatë natës sulmojnë peshkatarët dhe me komplote e intrige të ndryshme mundohen të krijojnë përçarje mes njerëzve dhe të pengojnë punën e tyre.

Në fund të viteve 1980-ta, kinemaja e Iranit gradualisht e gjeti rrugën e vet dhe më nuk vërehej ajo situatë e trazuar dhe mungesa e programeve që ekzistonte gjatë vitet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Gjatë këtyre viteve u prodhuar filmi “Shtëpia e Merimangës” me regji të Alireza Davudnezhad i cili ishte një vepër artistike e pranueshme. Ngjarja e filmit ishte kështu që pas Revolucionit Islamik gjatë ngjarjes së sulmit ushtarak të Amerikës në shkretëtirën Tabas, katër burra që kanë varësi dhe lidhje me regjimin e rrëzuar mbretëror të Iranit, mblidhen në një shtëpi dhe po presin që grusht shteti të fitojë në Iran. Sulmi ushtarak i Amerikës në Tabas dështon dhe katër burrat e zhgënjyer me gjendjen e vet dhe të frikësuar nga arrestimi i mundshëm, në mënyrë që çmendur sulmojnë njëri-tjetrin dhe vriten.

Filmi “Tokë e gjak” gjithashtu është prodhuar në ato vite me regji të Kamran Ghodakçijan i cili trajton padrejtësinë dhe dhunën e zbatuar nga ana e klasës borgjeze dhe feudalëve mbi fshatrat dhe zonave rurale. Një film tjetër me titull “Rrënjë në gjak” me regji të Sejrus Alvand gjithashtu është prodhuar gjatë atyre viteve dhe trajton një temë më të ndryshme dhe rikrijon ngjarjen e miratimit të ligjit “Kapitalizacion” dhe veprimtaria që u zhvilluar kundër këtij ligji.

Ndërkohë filmi “Tashirfat” i regjisorit Mahdi Fakhimzade ishte një prej filmave më të mirëpritur nga publiku. Ngjarje e këtij filmi zhvillohet në këtë mënyrë që agjentët e organizatës inteligjente Savak sulmojnë një lagje për të arrestuar një person aktivist revolucionar me emrin “Teohid” dhe në vend të Teohidit, arrestojnë një person me emrin Hasan Motreb. Personi i quajtur Hasan Motreb për shkak të ngjashmërisë me Tehidin, e luan shumë mirë rolin e tij. Jep intervistë televizive dhe arrin të fitojë edhe para të konsiderueshme, mirëpo në vazhdim pendohet për veprimin që ka bërë. Hasan Motreb luan rolin e Tehidit para agjenteve të SAVAK dhe pas fjalimit kundër regjimit të mbretit, arrestohet dhe ekzekutohet me vrasje.

Filmi “Tren” është një prej filmave më të paharruar me temë Revolucionin Islamik të Iranit i cili është prodhuar në vitin 1989 dhe ka tërhequr në masë të madhe vëmendjen e publikut. Ngjarja e këtij filmi me skenar dhe regji të Amir Ghavidel, zhvillohet në kulmin e zhvillimeve të Revolucionit Islamik. Një burrë plak drejtues i lokomotivës me emrin “Fulad” drejton një tren që transporton karburant në drejtim të Esfahanit. Me grevën dhe protestat e punëtorëve të kompanisë së naftës dhe hekurudhës, për plotësimin e nevojave të qytetarëve, ai ndryshon rrugën e trenit në drejtim të rajoneve të kapluar nga të ftohti. Ushtria aktivizohet dhe hyn në veprim për ta rimarrë karburantet që transporton treni, mirëpo Fuladi me ndihmën e asistentit të tij përfundimisht vendos që trenin ta çoj në destinacionin e caktuar. Qytetarët me pisha e kandila të ndezur dalin për ta shoqëruar trenin deri në destinacion ndërsa drejtuesi i trenit në fund sakrifikon jetën në realizimin e këtij qëllimi.  

Një prej filmave të dalluar me temë Revolucionin Islamik të Iranit është edhe filmi “O Iran!” me regji të Nasir Taghvaij i cili u prodhua në vitin 1990. Gjatë zhvillimeve të Revolucionit, rreshteri Makondy shkon në qytetin Masule dhe me ligje të ashpra, ushtron presion mbi qytetarët lokalë. Ai për ta organizuar zonën në qeverisjen e tij, shpall pushtet policor. Tregtarët, arsimtarët dhe nxënësit e shkollave fillojnë të përballen e ta kundërshtojnë atë. Njëkohësisht me arratisjen e mbretit në Iran, qytetarët sulmojnë stacionin nën komandën e tij në të cilin po zhvillohej një aheng për ta festuar ngritjen e shkallës së Makondy. Në këtë film regjisori Taghvaij është munduar të pasqyrojë në film shtresat e ndryshme të popullit iranian të përfshirë në zhvillimet e Revolucionit Islamik dhe njëkohësisht ka trajtuar edhe jetën personale të autoriteteve të emëruara nga regjimi i mbretit dhe në vend të pasqyrimit të personazheve vetëm të bardha dhe vetëm të zeza, ka bërë përpjekje që të bëjë një trajtim disa shtresash dhe njerëzor.

Një prej çështjeve të rëndësishme gjatë viteve të para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ishte edhe ekzistenca e grupeve anti-revolucionare në shoqëri dhe trazirat që krijonin ato grupe me mbështetjen e faktorëve të huaj. Atentatet terroriste dhe vrasja e qytetarëve të pafajshëm dhe funksionarëve shtetëror dhe krijimi i pasigurisë në qytete dhe kryerja e operacioneve destruktive, ishin prej armëve të këtyre grupeve për ta mposhtur Revolucionin Islamik dhe për t’u përballur me popullin revolucionar të Iranit. Edhe armiqësia e këtyre grupeve me popullin e thjeshtë është zhvilluar deri në atë masë sa që këto grupe filluan bashkëpunimin edhe me regjimin Ba’th të Sadam Husejnit i cili ishte në gjendje lufte me Iranin dhe këto grupe kryenin veprime kundër luftëtarëve iranianë dhe në këtë mënyrë e bënë veten gjithnjë e më të urryer në sytë e popullit të Iranit.  

Kinematografët iranianë gjatë viteve të fundit kanë trajtuar këtë çështje dhe duke pasqyruar dhe shpjeguar ngjarjet e asaj periudhe me gjuhen e kinemasë, këto ngjarje i kanë regjistruar në histori në mënyrën artistike. Dy filmat “Maxharaje Nimruz” dhe “Maxharaje Nimruz: rade khun” të prodhuar nga regjisori Muhamed Husejn Mahdavijan i cili i ka prodhuar këta filma në vitin 2016 dhe 2018, trajtojnë ngjarjet e atentateve terroriste pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit të kryera nga grupi terrorist MEK.

Filmi i parë fillon me atentatet terroriste të kryera nga ky grup dhe pasqyron disa përleshje që kanë ndodhur dhe janë intensifikuar shumë pas shkarkimit të presidentit të asaj kohe Abulhasan bëni Sadr nga Parlamenti Islamik i Iranit. Pastaj ndodhin atentatet terroriste kundër funksionarëve të qeverisë ndërsa forcat policore dhe inteligjente marrin masa dhe veprime për arrestimin e pjesëtarëve të këtyre grupeve. Në këtë mes, ky film paraqet edhe ngjarjen e lidhjes mes një pjesëtari të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit me një femër pjesëtare të këtyre grupeve të cilët më parë kishin qenë student të një klase.

Filmi “Maxharaje Nimruz: rade khun” trajton ngjarjet pas përfundimit të luftës imponuese të Irakut kundër Iranit në vitin 1988-1989 dhe operacionin “Mersad”. Forcat e sigurisë së Iranit e zbulojnë praninë e pjesëtarëve të grupit terrorist MEK në fronte të luftës dhe për hyn në veprim për t’u përballur me ata. Gradualisht ngjarje rezulton me përleshje kufitare dhe me sulmin e forcave të grupit MEK kundër kufijve perëndimor të Iranit dhe shënohet një përfundim tjetër për forcat e këtij grupi tjetër.

Një film tjetër me temë Revolucionin Islamik është edhe filmi “Cianuro” me regji të Behruz Sho’ajbi i prodhuar në vitin 2016. Tregimi i filmit bazohet në ngjarjet e brendshme të Organizatës Muxhahedine Khalk para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe konfliktet dhe llogaritë mes personave brenda kësaj organizate. Mosmarrëveshjet mes dy grupeve dhe konfliktet mes figurave kyçe të kësaj organizate së bashku me një aventurë dashurie të pasuksesshme, përbëjnë temën kryesore të skenarit të këtij filmi.

Ajo që duhet thënë si përfundim i këtij programi, është kjo që shumica e këtyre veprave janë prodhuar në fushën e historisë dhe pasqyrimit të ngjarjeve historike sipas versionit të kinemasë dhe mund të thuhet se në këtë drejtim ndjehet mungesa e filmave të zhanreve të tjera. Shpresojmë që prodhuesit iranianë të filmave duke marrë parasysh nevojën, do të trajtojnë edhe këto zhanre dhe ta prezantojnë Revolucionin Islamik për publikun e kinemasë më shumë se në të kaluarën.

Tags