Korrik 28, 2019 05:51 CET
  • Dyzetë vjet armiqësi e plotë e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit (1)

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë strategjitë dhe shembujt e armiqësisë së Amerikës me Republikën Islamike të Iranit në dyzetë vitet e kaluar.

Ndërhyrja e Amerikës në çështjet e brendshme të Iranit nuk i përket vetëm periudhës pas fitores së Revolucionit Islamik, sepse edhe para Revolucionit Islamik qeveria e Amerikës ka qëndruar gjithnjë përball kërkesave legjitime të popullit të Iranit dhe ka penguar realizimin e kërkesave qytetare dhe një prej rasteve më të rëndësishme të kësaj ndërhyrje është grusht shteti i 19 gushtit të vitit 1953.  Departamenti Amerikan i Shtetit dy vite më parë dhe vetëm pas 64 viteve ka publikuar dokumente të klasifikuara në lidhje ndërhyrjen e Amerikës në grushtshtetin e 19 gushtit të vitit 1953 kundër qeverisë së Dr. Mosadegh. Në këto dokumente që i përkasin letërkëmbimeve sekrete të ambasadës së Amerikës në Teheran me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe me organizatën CIA, është zbuluar shumë qartë roli i drejtpërdrejtë i Amerikës në drejtimin e grushtshtetit dhe largimin e qeverisë së zgjedhur të Dr. Mosadegh. Këto dokumente që përfshinë 374 copë dokumente, tregojnë qartë se Amerika në mënyrë të drejtpërdrejtë ka luajtur rol në rrëzimin e qeverisë së zgjedhur të Dr. Mosadegh dhe ka mbështetur qeverinë e Zahedi. Në bazë të këtyre dokumenteve, Uashingtoni për rrëzimin e qeverisë së Mosadegh kishte përgatitur programin dhe kishte drejtuar drejtpërdrejtë të gjithë grushtshtetin në Iran.

Pas këtij grushtshteti, prania e Amerikës në çështjet e brendshme të Iranit kaloi një proces në rritje shumë të madhe, deri në atë masë sa që para fitores së Revolucionit Islamik, 60 mijë instruktorë ushtarak amerikan ishin të pranishëm në Iran dhe të kryesisht politikat e Iranit përcaktoheshin nga ana e këtyre instruktorëve amerikanë. Amerika grushtshtetin e 19 gushtit të vitit 1953 dhe ndërhyrjet e mëvonshme janë bërë me qëllim të ruajtjes së sistemit mbretëror të Iranit, mirëpo ndërhyrjet e Amerikës në çështjet e brendshme të Iranit kanë vazhduar edhe pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit me qëllim të rrëzimit të Republikës Islamike të Iranit. Në përgjithësi mund të themi se gjatë katër dekadave të kaluara, Amerika ka ndjekur shtatë strategji ndaj Republikës Islamike të Iranit të cilat janë si në vijim: presioni ekonomik dhe sanksionet, operacionet ushtarake dhe puçi ushtarak, lufta indirekte, mobilizimi i grupeve terroriste, krijimin e trazirave të brendshme, politika iranofobiste dhe lufta proksi.

Image Caption

Presioni ekonomik dhe sanksionet

Veprimi armiqësor i qeverisë së Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit ishte përqendruar në sferën ekonomike. Sejed Xhalal Dehkani Firuzabadi, profesor universitar në lidhje me këtë çështje shkruan: “Veprimi i parë armiqësor ekonomik i Amerikës kundër Iranit, ishte bllokimi dhe konfiskimi i të gjithë pasurisë dhe kapitalit të Iranit në Amerikë, veprim ky që u bë pas pushtimit të ambasadës së Amerikës në Teheran. Xhimi Karter, ish-presidenti i Amerikës, gjatë një dekreti ekzekutiv me numër 12170  i datës 14 nëntor të vitit 1979, deklaroi bllokimin e të gjithë pasurive dhe interesave të qeverisë së Iranit, të organizatave përkatëse, të institucioneve nën drejtimin e Bankës Qendrore të Iranit që ndodheshin në territorin e kompetencave të SHBA ose nën kontrollin e personave që përfshiheshin nga kompetencat e Amerikës. Si pasojë e këtij dekreti ekzekutiv, Amerika bllokoi 12 miliardë dollarë nga pasuritë e qeverisë së Iranit. Pas lirimit të pengjeve amerikane nga ana e qeverisë së Iranit, ky konfiskim i pasurive të Iranit nuk përfundoi dhe po vazhdon deri më tani.

Veprimi i dytë i armiqësisë ekonomike të Amerikës kundër Iranit, ishte vendosja e sanksioneve. Qeveria e Amerikës për herë të parë më 13 janar të vitit 1980, kërkoi nga Këshilli i Sigurisë së OKB që të miratojë masa ndëshkuese ekonomike kundër Iranit, mirëpo ish-BRSS e shfrytëzoi të drejtën e vetos kundër rezolutës së propozuar nga Amerikës për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit. Si rezultat, Amerika në mënyrë të njëanshme ka vendosur sanksione ekonomike kundër Iranit ku përfshiheshin ndërprerje e të gjithë importit të Amerikës nga Irani, ndërprerja e të gjitha transaksioneve bankare përveç në lidhje me gazetarët dhe pengjet si dhe të gjitha pajisjet ushtarake që më parë kishte blerë Iranit nga Amerika dhe ishin konfiskuar, Uashingtoni vendosi t’i japë ato myshterinjve të tjerë ose t’i vendosë ato në dispozicion të ushtrisë së Amerikës.

Sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit kanë vazhduar edhe për dyzetë vitet më pashme dhe janë shtuar edhe më shumë gjatë kësaj periudhe. Përgjatë luftës imponuese Irak-Iran, qeveria e Amerika ka zhvilluar një iniciativë të gjerë ndërkombëtare për të ndaluar shitjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake Iranit me qëllim që të mos lejojë Irani të fitojë luftën kundër Irakut. Në janar të vitit 1984, qeveria e Amerikës me pretendim se Irani ishte i implikuar në sulmin e kryer me shpërthimin e një bombe në bazën ushtarake të Amerikës në Liban, e vendosi Republikën Islamike në listën e shteteve mbështetëse të terroriste. Kjo çështje u bë shkak për ndalimin e eksportit dhe shitjes së të gjitha pajisjeve ushtarake Iranit (që nga viti 1986, u bë shkak për kontrollimin e eksporteve të mallrave dhe artikujve që kanë përdorim të dyanshëm ushtarak dhe civil dhe ndërprerjen e të gjitha llojeve të ndihmave financiare për Iranin duke përfshirë edhe dhënien e kredive nga Banka Botërore.

Pas përfundimit të luftës imponuese Irak-Iran, Amerika që nga viti 1993 vendosi në zbatim një raund të ri të sanksioneve për të realizuar sistemin e ri ndërkombëtar të saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për të ndjekur politikën për ta kontrolluar Iranin. Qeveria e ish-presidentit amerikan Bill Clinton më 30 prill 1995, deklaroi se Amerika do të ndërpresë të gjitha lidhjet e tregtare dhe investimet me Iranin duke përfshirë blerjen e naftës. Sanksionet gjithëpërfshirëse të deklaruara, në një farë mënyre ishte një konfirmim që sanksionet e mëparshme nuk ishin aspak efikase. Bill Clinton gjithashtu më 6 maj të vitit 1995, duke nënshkruar dekretin ekzekutiv me numër 12957, i shpalli të ndaluar gati të gjitha shkëmbimet tregtare me Iranin dhe investimet në këtë vend.

Më 20 shtator të vitit 1995, me miratimin e ligjit DAMATO, presidenti i Amerikës mori kompetencë për sanksionimin dhe ndëshkimin e kompanive joamerikane që vendosin në dispozicion të Iranit teknologjinë e industrisë së naftës. Ligji DAMATO pas përzierjes me planin e Benjamin Gilman, kryetari i komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Kongresit të Amerikës, në kuadër të ligjit për ndëshkimin e Iranit dhe Libisë, më 5 gusht të vitit 1996 u miratua në emër të ligjit ILSA në Kongres dhe u nënshkrua nga presidenti amerikan Bill Clinton. Në bazë të këtij ligji, ndalohej çfarëdo lloj investimi mbi 40 milionë dollarë në industrinë e naftës së Iranit. Afati i fuqisë së këtij ligji ishte 5 vite dhe ai u vazhdua në vitin 2001, gjatë mandatit të ish-presidentit Xhorxh W. Bush, ndërsa tavani 40 milionë dollarë i investimit në industrinë e naftës së Iranit u reduktua në 20 milionë dollarë. Në vitin 2006, gjithashtu emri i Libisë është hequr nga ky ligj dhe emri i ligjit “ILSA” u ndryshua në “ISA”. Ligji “ISA” në vitin 2011 gjatë mandatit të ish-presidentit Obama u vazhdua edhe për një periudhë 5 vjeçare dhe në vitin 2016 në mandatin e presidentit aktual Donald Trum të Amerikës, u vazhdua për një afat 10 vjeçar.

Image Caption

Qeveria e Barak Obamas i cili përkundër motove elektorale ku kishte deklaruar se është i gatshëm pa kurrfarë kushti të zhvillojë negociata me Iranin, në veprimin e parë në këtë drejtim më 12 mars të vitit 2009 vazhdoi sanksionet ekonomike kundër Iranit. Në janar të vitit 2010, Kongresi i Amerikës miratoi projektligjin e sanksioneve gjithëpërfshirëse, kundërpërgjigje dhe jo investim të Iranit 2010 i njohur me emrin “CISADA”. Ky projektligj, shtoi edhe më shumë kufizimet ndaj Iranit. Këto kufizime përfshinë edhe anulimin e lejeve për importe nga Irani si tapeti, fëstëkë dhe havjar. Baraka Obama gjithashtu në shtator të vitit 2010, nënshkroi dekretin ekzekutiv 13553, në muajin maj të vitit 2011 nënshkroi dekretin ekzekutiv 13574 dhe dekretin ekzekutiv 13590 në nëntor të vitit 2011.

Qeveria e Barak Obamas më 1 janar të vitit 2012, nënshkroi ligjin për ndëshkimin e Bankës Qendrore të Iranit dhe institucioneve financiare të Iranit dhe më pas vendosi në listën e sanksioneve emrin e 50 kompanive dhe institucioneve monetare të Iranit me qëllim të përballjes me programin raketor të Iranit. Këto institucione kryesisht ishin nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe Organizatës së Industrisë Hapësinore, kompanisë së transportit detar dhe Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes  bërthamore në vitin 2015, qeveria e Amerikës me pretekste të ndryshme si përpjekjet e Iranit për zhvillimin e programeve raketore, vendos edhe sanksione të reja. Shembulli më i qartë i këtyre sanksioneve ishte vazhdimi i ligjit për sanksione dhjetëvjeçare kundër Iranit i njohur me emrin “Ligji ISA”, veprim që konsiderohej shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore. Përveç kësaj, qeveria e Amerikës në mandatin e Donald Trump, më 25 janar të vitit 2017, vendosi në zbatim ligjin e sanksioneve “CACA” kundër Iranit që përfshin sanksionet e armatimeve, të drejtave të njeriut, raketore dhe më e rëndësishme së të gjitha për aktivitetet rajonale të Iranit. Ky ligj për shkak të gjerësisë dhe gjithëpërfshirjes së vet u njoh me emrin “Nëna e Sanksioneve”. Për herë të parë në bazë të këtij ligji, Amerika vendosi në listën e organizatave terroriste edhe emrin e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Qeveria e Amerikës gjithashtu duke dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018, shkeli rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe vendosi në zbatim masat më armiqësore të saj kundër Republikës Islamike të Iranit. Trump pas daljes nga marrëveshja bërthamore, gjatë dy fazave kohore riktheu në fuqi të gjitha sanksionet atomike të cilat ishin anuluar si rezultat i marrëveshjes bërthamore. Sanksionet ndaj transportit detar, ndaj kompanive të siguracionit, sanksionet bankare, sanksionet e transportit dhe sidomos sanksionet ndaj industrisë së avionëve që konsiderohen sanksionet më të rëndësishme të Amerikës në periudhën e re.

Përgjithësisht qeveria e Amerikës gjatë katër dekadave të kaluara, ka nënshkruar 21 dekrete ekzekutive nga ana e presidentit amerikan kundër Republikës Islamike të Iranit dhe 13 ligje të sanksioneve janë miratuar nga Kongresi i Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit dhe në këtë mënyrë amerikanët treguan kulmin e armiqësisë së tyre kundër Republikës Islamike të Iranit.

Tags