Korrik 26, 2020 12:13 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 75-78 të sures Sad.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetet 75-76 të sures Sad:

«قَالَ یَا إِبْلِیسُ مَا مَنَعَکَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِیَدَیَّ أَسْتَکْبَرْتَ أَمْ کُنتَ مِنَ الْعَالِینَ»

75. (Zoti) Tha: O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?  

«قَالَ أَنَا خَیْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِی مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُ مِن طِینٍ»

76. Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!

Në emisionin e mëparshëm thamë se pas krijimit të njeriut, Zotu u dha urdhër engjëjve të përkulen përballë njeriut dhe të gjithë u përkulën përveç Iblisit. Këto ajete thonë: Zoti e thirri Iblisin për t’i kërkuar shpjegim se përse nuk u përkul përballë Adamit. Mos ti ke pozitë aq të lartë saqë kujton se urdhri për tu përkulur përballë Adamit nuk të përfshin ty? Apo për shkak të kryeneçësisë dhe fudullëkut nuk je treguar i gatshëm të përkulesh përballë Adamit? Mirëpo Ibilisi në vend që të pranonte gabimin e vet dhe të pendohej për veprimin e bërë, njeriun e cilësoi krijesë më të ulët sesa vetja e tij dhe që nuk ishte në pozitë që të përkulej përballë tij. Ai për të vërtetuar veprimin e vet bëri krahasimin dhe tha: Unë që jam prej xhindi jam krijua rnga zjarri ndërsa lloji i njeriut është krijuar nga dheu, është e qartë se zjarri qëndron mbi dheun. Lidhur me këtë krahasim të Iblisin duhet të rikujtojmë disa pika:

Së pari ky krahasim nuk bazohet në asnjë fakt të drejtë, sepse nuk ka arsye logjike që të vërtetojë se zjarri qëndron mbi dheun.

Së dyti të supozojmë se Iblisi është superior. Në kohën kur Zoti jep urdhër për përkulje në sexhde, mos përkulja dhe largimi prej sexhdes nënkupton moszbatimin e urdhrit të Zotit, që nuk mund të justifikohet me asnjë lloj arsyetimi apo logjike.

Së treti urdhri për sexhde përballë Adamit nuk ishte për shkak se ai ishte krijuar nga dheu por për shkak të shpirtit që i është dhuruar njeriut dhe kjo tregon se kjo krijesë qëndron mbi të gjitha krijesat e tjera.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Mëkatarëve dhe gabuesve u duhet dhënë mundësia që të shprehen dhe të flasin për arsyet e gabimit dhe fajit të tyre.
  2. Krijimi i njeriut është i përveçëm nga krijimi i krijesave të tjera. As kafshët dhe gjallesat e tokës por as engjëjt dhe xhindët e padukshëm, nuk janë në pozitën e njeriut.
  3. Kundrejt urdhrit të Zotit duhet bindje totale dhe duhet hequr dorë nga justifikimet apo arsyetimet e padrejta dhe të palogjikshme.
  4. Ata të cilët nuk përkulen dhe nuk binden përballë Zotit dhe nuk zbatojnë urdhrat e Tij, kanë kryer kryeneçësi përballë Krijuesit të botës.
  5. Racizmi dhe supremacia e ndonjë etnie ndaj një etnie tjetër tek njerëzimi, është një lloj sjellje mëkatare dhe djallëzore.

Tani le të dëgjojmë ajetet 77-78 të sures Sad:

«خداوند [به ابلیس] فرمود: پس از آن [جایگاه]  بیرون شو که تو رانده ‌شده‌ای»

77. (Zoti) Tha: dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.  

«و لعنت من تا روز قیامت بر تو خواهد بود»

78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!

Megjithëse Iblisi ishte i llojit të xhindit dhe për shkak se për vite të tëra ishte bindur dhe kishte zbatuar urdhrat e Zotit, ai ishte renditur në mesin e engjëjve, ai për shkak të moszbatimit të urdhrit të Zotit për përkulje përballë Adamit, tregoi se nuk i bindet të gjitha urdhrave hyjnorë dhe bën atë që do vetë. Çështja e tij është sikur e një njeriu që është përpjekur të hipë në majën e një mali duke pasur durim të madh dhe duke përballur vështirësitë, por vetëm në një çast të vogël neglizhence këmbët e tij dridhen dhe rrëzohet në greminë. Ibilisi pikërisht të mosbindjes së tij ndaj urdhrit të Zotit, u lëkund dhe u rrëzua në greminë. Në bazë të këtyre ajeteve, ai jo vetëm që u dëbua nga xheneti por edhe mori mallkimin hyjnor deri në ditën e kiametit. ndoshta në këtë mes lind pyetja se ky ndëshkim i madh për shkak të moszbatimit të një urdhri për sexhde jo përballë Zotit por përballë njeriut, përse është dhënë? Në përgjigje duhet thënë: Mosbindja është veprim i kundërt dhe i papranueshëm. Por më e rëndësishmja është justifikimi i mosbindjes. Hazreti Adam gjithashtu në oborrin e parajsës së krijuar nga Zoti për atë, nuk u bind dhe hëngri frutin e ndaluar. Mirëpo ndryshimi mes Adamit dhe Iblisit është se Adami nuk u justifikua për veprimin e tij të gabuar dhe në formë serioze e pranoi gabimin dhe u pendua për atë që bëri. Zoti e pranoi pendimin e tij dhe atë e fali me mëshirën e vet. Mirëpo Iblisi në vend që të pendohej dhe të kërkonte falje, nisi të justifikohej dhe për këtë u mallkua në Zoti.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Kryeneçësia, mburrja dhe prepotenca, nuk sjellin gjë tjetër veçse privim nga mëshira e Zotit dhe të mirat e Tij dhe bëhen shkak për rrëzimin e njeriut.
  2. Është e nevojshme që elementë të papërshtatshëm të shoqërisë dhe ata që nuk u bindjen ligjeve hyjnore, të dëbohen nga shoqëria. Përgjegjësia për këtë duhet të zbatohet nga njerëzit e drejtë dhe besimtarë.
  3. Njerëzit me karakteristika djallëzore, të cilët vazhdimisht mburren, janë kryeneçë dhe nuk binden, duhet të demaskohen nga shoqëria.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags