Korrik 26, 2020 15:44 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 1-4 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetet 1-2 të sures Zumer:

«تَنزِیلُ الْکِتَابِ مِنَ اللَّـهِ الْعَزِیزِ الْحَکِیمِ»

1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.  

«إِنَّا أَنزَلْنَا إِلَیْکَ الْکِتَابَ بِالْحَقِّ فَاعْبُدِ اللَّـهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّینَ»

2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!  

Këto ajete flasin për pozitën e Kurani në fenë islame dhe thonë: Kurani është fjala e Zotit dhe jo fjala e hazretit Muhamed (s.a.v.s). Ashtu siç librat qiellorë të mëparshëm nuk ishin fjalë të hazretit Musa dhe të hazretit Isa por ishin fjalë të Zotit. Qëllimi i shpalljes së këtij libri, ashtu si librat e mëparshëm, është drejtimi i njerëzve për nga njohja e drejtë të Krijuesit të botës dhe eliminimi i çdo faktori që devijon nga rruga e monoteizmit. Njeriu në formë natyrore e di se bota ka një Krijues, mirëpo ai gabon në njohjen e Tij. Ai bën partner të Zotit sendet apo njerëzit në krijimin e botës, ose ata i kujton se janë partner të Zotit në drejtimin dhe administrimin e çështjeve të botës. Kurani ka zbritur për të dëshmuar Zotin duke e përjashtuar atë nga përfytyrimet dhe iluzionet. Është e qartë se libri i zbritur nga Zoti, thotë çështje që janë krejtësisht të drejta dhe të vërteta dhe ky libër është i pastër nga çdo fjalë e padrejtë pasi Ai është i gjithëdijshëm, i drejtë dhe madhështor.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Edhe pse Zotin nuk e shohim me sytë tanë, mirëpo duke lexuar ajetet e kuranit, dëgjojmë fjalët e Tij dhe duke menduar dhe kuptuar, arrijmë vërtetësinë e Tij.
  2. Dinjiteti real vjen nëpërmjet dijes dhe njohjes dhe këto dy dinjiteti dhe urtësia janë stimulues të njëri-tjetrit.
  3. Bindja ndaj Zotit duhet të jetë e pastër dhe në bazë të fesë së vërtetë dhe larg çdo shirku, mëkati apo iluzioni.

Tani le të dëgjojmë ajetin 3 të sures Zumer:

«أَلَا لِلَّـهِ الدِّینُ الْخَالِصُ  وَالَّذِینَ اتَّخَذُوا مِن دُونِهِ أَوْلِیَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِیُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّـهِ زُلْفَى إِنَّ اللَّـهَ یَحْکُمُ بَیْنَهُمْ فِی مَا هُمْ فِیهِ یَخْتَلِفُونَ  إِنَّ اللَّـهَ لَا یَهْدِی مَنْ هُوَ کَاذِبٌ کَفَّارٌ»

3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.  

 

Në vazhdim të ajeteve të mëparshme që falsin për pastërtinë në fe, këto ajete thonë: Feja dhe bindja e pastër mund të merret vetëm nga Zoti dhe ajo që është krijuar nga mendja dhe imagjinata e njeriut, është e përzierë me shirkun, mëkatin, iluzionet dhe devijimet. Është vetëm Zoti ai që veten e tij mund ta paraqesë në formë të drejtë për njerëzit dhe rruga e drejtë e jetës është bindja dhe besimi tek Ai. Përveç kësaj ajo që Zoti pranon është feja e pastër dhe cdo lloj mëkati, shirku apo trillimi në mendim dhe veprim bëhen shkak që edhe punët e mira të mos pranohen nga Ai. Profeti i nderuar i Islamit ( s.a.v.s) në përgjigje të pyetjes së një personi që kishte shkuar pranë tij dhe kishte thënë: Ne pasurinë tonë ua falim nevojtarëve me qëllim që njerëzit të na kujtojnë për mirë, profeti tha: Zoti pranon vetëm atë veprim që është i pastër vetëm për Atë. Në vazhdim të ajetet përmendet një shembull i distancimit nga pastërtia në fe dhe thotë: Mëkatarët duke kujtuar se njeriu nuk mund të komunikojë direkt me Zotin dhe të ketë lidhje me Atë, disa krijesa të tyre i zgjedhin si simbole të shenjta dhe atyre u luten në vend të Zotit dhe krijojnë partner për Zotin në besim. Kjo është në kohën kur Zoti në asnjë mënyrë nuk e lejon këtë dhe ata mëkatarë duke mashtruar dhe në bazë të bindjeve të tyre të devijuara krijojnë partner për Zotin dhe i luten diçkaje që nuk është Zot.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Doktrinat e krijuara nga dora e njeriut, sado që të jenë fetare dhe jurisprudente, janë të ndërthurura me iluzione, imazhe, trillimet mendore dhe shkencore dhe ato në asnjë mënyrë nuk janë të pastra dhe të dërguara vetëm nga ana e Zotit.
  2. Mendimet e devijuara, justifikojnë arsyetimet e veta me qëllim që të tjerët të ndjekin doktrinën e tyre, ashtu si idhujtarët dhe budistët që idhujt i konsiderojnë ndërmjetësues të tyre me Zotin.
  3. Ndjekja dhe besimi në Zot, është e njohur për të gjithë mirëpo metoda dhe mënyra e këtij besimi, shumë njerëz i ka çuar në mënyrën e gabuar.

Tani le të dëgjojmë ajetin 4 të sures Zumer:

«لَّوْ أَرَادَ اللَّـهُ أَن یَتَّخِذَ وَلَدًا لَّاصْطَفَى مِمَّا یَخْلُقُ مَا یَشَاءُ  سُبْحَانَهُ هُوَ اللَّـهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ»

4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!  

Në vazhdim të ajetit të mëparshëm ku përmendet një shembull i mëkatit në besimin në Zot, ky ajet thotë: Disa mëkatarë, engjëjt i konsiderojnë vajza të Zotit dhe u luten atyre, ashtu si të krishterët që hazretin Masih që është djali i hazretit Marjam, e konsiderojnë djalin e Zotin dhe i luten atij. Kjo është në kohën kur Zoti nuk ka fëmijë dhe është i pastër. Nëse Ai do të donte të pranonte ndonjë prej krijesave të veta si fëmijën e vet, Ai do ta shpallte atë që të gjithë të njihnin. Përveç kësaj Zoti është i vetëm dhe një dhe asnjë krijesë tjetër nuk mund të jetë si Ai me qëllim që të konsiderohet fëmija e Tij. Ai mbizotëron çdo gjë dhe përballë Tij nuk ekziston asnjë fuqi tjetër me qëllim që ai të ketë nevojë për diçka siç është fëmija.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Zoti nuk ka as fëmijë dhe as nuk dëshiron fëmijë, sepse dëshira për fëmijë është tregues i nevojës. Mirëpo Ai nuk ka nevojë për asgjë, që të pranojë ndonjë prej krijesave të Tij, si fëmijë.
  2. Zoti është i vetëm dhe një dhe asnjë krijesë nuk ngjason dhe nuk është si Ai. Prandaj çdo mendim apo ide mbi Zotin që e përfytyron Atë, nuk përputhet me Zotin dhe është ide që nuk pranohet që në fillim.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags