Korrik 26, 2020 15:50 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 5-6 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetin 5 të sures Zumer:

«خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ  یُکَوِّرُ اللَّیْلَ عَلَى النَّهَارِ وَیُکَوِّرُ النَّهَارَ عَلَى اللَّیْلِ  وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ  کُلٌّ یَجْرِی لِأَجَلٍ مُّسَمًّى  أَلَا هُوَ الْعَزِیزُ الْغَفَّارُ»

5. Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditës ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.  

Në emisionin e kaluar thamë se Zoti është një dhe se është vetëm ai që  ka krijuar gjithësinë. Përveç kësaj thamë se sjelljet, bindjet dhe besimet fetare duhet të jenë të pastruara nga cdo lloj shirku apo mëkati, me qëllim që ato të pranohen nga Zoti. Ky ajet në përshkrimin e Zotit një thotë: Të gjithë yjet dhe planetët mes tyre dielli dhe hëna janë krijuar prej Tij dhe mbi ta sundojnë ligjet e vendosura nga Ai. Orbitat në të cilat lëvizin yjet dhe hëna që të gjitha janë caktuar nga Zoti dhe kanë kohë dhe vend të caktuar. P.sh. nga lëvizja e tokës rreth vetes dhe diellit krijohen fenomene si nata dhe dita dhe stinët e vitit. Me padyshim të gjitha këto krijimtari janë rezultat i mëshirës dhe i një qëllimi të madh dhe se i gjithë ky kompleks i madh nuk është krijuar në mënyrë aksidentale. Pra në fillim të ajetet flitet edhe për vërtetësinë e krijimit të gjithësisë. Në vazhdim ajeti thotë: Dielli dhe hëna lëvizin në mënyrë të caktuar. Lëvizja e tyre në këtë vend të caktuar do të vazhdojë deri në një afat të caktuar dhe më në fund një ditë do të pushojnë se lëvizuri.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Si sistemi i krijimi është bërë në bazë të vërtetës dhe qëllimit ashtu edhe sistemi i zbatimit dhe i shpalljes së librit të shenjtë është në bazë të së vërtetës.
  2. Lëvizja e rregullt e objekteve në qiell në orbitën e tyre është e llogaritur dhe sipas urdhrit hyjnor. Kjo lëvizje do të vazhdojë deri në afatin e caktuar nga Zoti.

Tani le të dëgjojmë ajetin 6 të sures Zumer:

«خَلَقَکُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَأَنزَلَ لَکُم مِّنَ الْأَنْعَامِ ثَمَانِیَةَ أَزْوَاجٍ  یَخْلُقُکُمْ فِی بُطُونِ أُمَّهَاتِکُمْ خَلْقًا مِّن بَعْدِ خَلْقٍ فِی ظُلُمَاتٍ ثَلَاثٍ  ذَلِکُمُ اللَّـهُ رَبُّکُمْ لَهُ الْمُلْکُ  لَا إِلَـهَ إِلَّا هُوَ  فَأَنَّى تُصْرَفُونَ»

6. Ai ju krijoi juve prej një njeri, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?  

Ajeti i mëparshëm foli mbi objektet në qiell, ndërsa ky ajet flet mbi sendet dhe gjallesat në tokë, mes tyre njeriu dhe kafsha. Ajeti thotë: Të gjithë ju jeni krijuar nga vetëm një njeri, bashkëshortja e të cilit është po nga lloji i tij. Rrënja e të gjithë njerëzve janë Adami dhe Havaja të cilët ishin njerëzit e parë në tokë dhe brezat e ardhshëm kanë dalë prej tyre. më pas flitet për kafshët që plotësojnë nevojat për mish, bulmet, veshje dhe shumë gjëra të tjera për mijëra vjet me radhë për njeriun. Ajeti thotë: Është Zoti ai që për mirëqenien e njeriut ka caktuar 4 lloje kafshësh që janë lopa, delja, dhia dhe deveja. Secili prej këtyre kafshëve, është në shërbim të njeriut. Ajeti në vazhdim flet për mënyrën e krijimit të njeriut në barkun e nënës dhe thotë: Në një vend që është i fshehtë nga sytë e nënës dhe babait ndodhet një foshnje i mbuluar nga 3 shtresa të forta. Zoti embrionin e zhvillon hap pas hapi dhe atë e transformon nga një pamje në tjetrën, derisa pas 9 muajsh del në këtë botë në formë të plotë. Ajeti u drejtohet mohuesve të Zotit dhe atyre personave që kryejnë mëkate dhe thotë: Ky është Zoti që është krijuesi juaj dhe askush tjetër nuk ka e fuqinë e kësaj krijimtarie. Atëherë përse ju jeni devijuar dhe shkoni drejt të tjerëve?

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Të gjithë njerëzit të çdo fisi dhe race, gjuhe dhe ngjyre, rrënjët i kanë tek një baba dhe një nënë dhe të gjithë janë vëllezër.
  2. Edhe pse burri dhe gruaja për nga gjinia ndryshojnë me njëri-tjetrin, mirëpo që të dy janë të një lloji dhe në çështjet e njerëzimit dhe përfitimin e vlerave njerëzore janë të barabartë.
  3. Krijimi i njeriut ndodh në disa faza, që fillon me embrionin dhe vazhdon me disa mrekulli të fshehura. Me lindjen e fëmijës bëhet e qartë kjo mrekulli e dhuruar nga Zoti.
  4. Zoti është krijuesi ynë, ai që na drejton dhe na sundon. Të gjitha mirësitë janë prej tij dhe ne duhet të krijojmë besim tek ai. Vetëm tek Ai duhet të mbështetemi pasi të tjerët ashtu si ne janë krijesa të krijuara prej Tij.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags