Korrik 26, 2020 16:08 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 9-10 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetin 9 të sures Zumer:

«أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّیْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا یَحْذَرُ الْآخِرَةَ وَیَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ  قُلْ هَلْ یَسْتَوِی الَّذِینَ یَعْلَمُونَ وَالَّذِینَ لَا یَعْلَمُونَ  إِنَّمَا یَتَذَکَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ»

9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natë e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.

Në emisionin e kaluar Kurani ka folur për ata njerëz që vetëm në kushte të vështira përmendin Zotin dhe në momente të tjera e harrojnë Atë, ose e mohojnë Atë. Ky ajet në krahasim me ajetin e mëparshëm thotë: Një njeri i tillë me një njeri që në çdo moment si në raste vështirësie ashtu edhe në raste mirëqenie kujton gjithmonë Zotin, a janë të njëjtë? Ai njeri i cili në mes të natës ngrihet nga gjumi për të falur namazin dhe kryer ibadetet për të përfituar nga mirësitë hyjnore dhe për të shpëtuar nga zjarri i ferrit. Një nga karakteristikat e evliave të Zotit është ngritja gjatë natës për të falur namazin, për të kryer ibadetet dhe për të lexuar Kurani. Disa njerëz të thjeshtë namazet dhe agjërimet i kryejnë me vështirësi. Mirëpo përkundër këtyre njerëzve ka besimtarë të vërtetë të Zotit të cilët bëjnë qëndresë në besimin e  tyre dhe jo vetëm namazin dhe ibadetet e tjera i kryejnë me gjallëri dhe plot entuziazëm, por edhe për namazet jo të detyrueshme ngrihen në mesnatë dhe falen dhe kryejnë ibadete për Zotin. Është e qartë se të tillë njerëzish shpresojnë tek mëshira e Zotit dhe kanë frikë nga ndëshkimi i Tij. Ata nuk i humbin asnjëherë shpresat tek mëshira dhe mirësia e Zotit dhe asnjëherë nuk mburren për mëshirën e pafundme hyjnore. Ajeti në vazhdim i drejtohet profetit duke thënë: Njerëzve thuaju që njerëzit e ditur me ata të paditur nuk janë njëlloj. Vetëm ata njerëz që kanë mendje të shëndoshë mund ta kuptojnë ndryshimin e këtyre dy grup njerëzish. Të tillë njerëz e pranojnë të menduarin dhe ndjekin rrugën e perfeksionimit.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Në kulturën kuranore, nata nuk është vetëm për të fjetur dhe qetësuar, por është një mundësi për shprehur sekretet, për tu lutur dhe për të shprehur nevojat e njeriut tek Zoti.
  2. Të diturit dhe dijetarët e vërtetë, janë njerëz besimtarë që shprehin nevojën e tyre tek Zoti.
  3. Lidhur me frikën nga ndëshkimi hyjnor apo shpresën tek mëshira hyjnore, duhet respektuar balanca. Sepse njerëzit besimtarë tek Zoti, kanë si frikë nga ahireti ashtu edhe shpresojnë tek mëshira e Zotit.

Tani le të dëgjojmë ajetin 10 të sures Zumer:

«قُلْ یَا عِبَادِ الَّذِینَ آمَنُوا اتَّقُوا رَبَّکُمْ  لِلَّذِینَ أَحْسَنُوا فِی هَـذِهِ الدُّنْیَا حَسَنَةٌ  وَأَرْضُ اللَّـهِ وَاسِعَةٌ  إِنَّمَا یُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَیْرِ حِسَابٍ»

10. Thuaj: O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!

Në ajetin e mëparshëm u bë një krahasim mes njerëzve që mburren dhe nuk janë falënderues me njerëzit që pendohen dhe përulen dhe janë përmendur njerëzit e ditur me ata të paditur. Mirëpo ky ajet në vazhdim përmend disa karakteristika të atyre njerëzve që me të vërtetë i bendin dhe janë në shërbim të Zotit. Ajeti si karakteristikën kryesore përmend durimin dhe thotë: Shenjë e besimtarë është durimi për Zotin. Kjo është një fazë ku njeriu ndihet i turpëruar përballë Zotit dhe kupton gabimet e tij dhe përmbahet përballë Zotit. Mirëpo përmbajtja dhe durimi fill të vetme nuk mjaftojnë pasi njeriu duhet të jetë i mirë dhe mirëbërës. Përmbajtja është si një lloj frenimi, i cili e ndalon njeriun nga rreziqet dhe tronditja dhe e ndalon nga rënia në greminë. Mirëpo puna e mirë është si një motor i fuqishëm që njeriun e lëviz përpara. Mirësia në shprehje dhe sjellje është e nevojshme për besimin në Zot. Ai njeri që pretendon se ka besim, mirëpo nuk ka sjellje dhe shprehje të mirë, pretendimi i tij është i pavërtetë. Ky pretendim i këtij njeriu nuk është i pranueshëm për perëndim dhe për veprimet e veta ai nuk merr shpërblim në ahiret. Ajeti vazhdon duke folur për gatishmërinë e besimtarëve për të lëvizur dhe emigruar në rrugën e Zotit dhe thotë: Sa herë që për të ruajtur fenë është e nevojshme emigrimi nga një qytet apo rajon, bëjeni dhe mos qëndroni të varur në atë qytet apo vend ku feja juaj dëmtohet. Pikërisht ashtu si shokët e profetit të cilët për shkak të shumë vështirësive dhe problemeve u larguan nga Meka për në Medina për t’iu larguar sundimit të mëkatarëve dhe të ruanin fenë e Zotit. Me padyshim emigracioni dhe largimi nga vendi i lindjes në një vend tjetër është i vështirë dhe me probleme, mirëpo ajeti vazhdon duke thënë: Ata njerëz të cilët këto vështirësi i përballojnë vetëm për hir të Zotit , Zoti sipas mëshirës së Tij do t’i shpërblejë ata në formë të plotë dhe jo sipas përllogaritjes dhe veprimeve të tyre.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Besimi, përmbajtja dhe mirësia janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe pa njërën prej tyre, njeriu nuk mund të arrijë perfeksionimin.
  2. Nëse është e nevojshme ruajtja e besimit dhe fesë, largimi nga shtëpia dhe vendi i jetesës duhet të behët vetëm për hir të Zotit dhe duhet të pranojmë vështirësitë e këtij veprimi për të përfituar nga mëshira hyjnore.
  3. Shpërblimi hyjnore jepet sipas përpjekjes tonë. Përpjekja dhe qëndresë, bëhen shkak për rritjen dhe zhvillimi e njeriut dhe atë e ngre në nivele të larta.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags