Korrik 27, 2020 05:03 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 22-23 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetin 22 të sures Zumer:

«أَ فَمَنْ شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلامِ فَهُوَ عَلى‏ نُورٍ مِنْ رَبِّهِ فَوَیْلٌ لِلْقاسِیَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِکْرِ اللَّهِ أُولئِکَ فی‏ ضَلالٍ مُبینٍ»

22. Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët janë ata që nga zemër-fortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.  

Kurani dhe shpallja hyjnore janë si pikat e shiut që zbresin në tokën e zemrave. Ashtu siç tokat pjellore dhe të gatshme përfitojnë nga pikat e shiut, vetëm zemrat që janë përgatitur nën hijen e mëshirës së Zotit arrijnë të përfitojnë nga ajetet hyjnore. Njerëzit në pranimin e së vërtetës kanë preferenca dhe qëndrime të ndryshme. Kurani thotë se disa kanë shpirt të gjerë ndërsa disa të tjerë janë të ngushtë në pranimin e së  vërtetës. Ky ajet flet për ndikimin e besimit në Zot tek jeta e njeriut dhe thotë: Kufizimi i ekzistencës në botën materiale bëhet shkak për kufizimin e këndvështrimit të njeriut për jetën. Një njeri mohues i Zotit, nuk mund ta shohë perfeksionimin dhe lumturinë e vërtetë nga kënaqësitë materiale dhe burimet e kësaj botë, për shkak se shpirti i tij është i tkurrur dhe i ngushtë. Mirëpo njerëzit që kanë besim tek Zoti dhe që kanë bindje tek bota tjetër, këtë botë e shohin si parapërgatitje për jetën në ahiret dhe ata në përgjithësi kanë një shpirt të gjerë. Besimi në Zot ngre lart potencialet e njeriut dhe zgjeron vizionin dhe këndvështrimin e tij. Perspektiva e këndvështrimit të këtij njeriu nuk kufizohet në moshën 70-80 vjeç dhe nuk përfundon me vdekje por ai shkon përtej në botën e përtejme dhe të pafundme pas vdekjes. Shpirti i një njeriu të këtillë është i hapur dhe i gjerë dhe ai menjë shenjë apo këshillë të vogël zgjohet menjëherë. Ai përfshihet në rrezet e librit të Zotit dhe në përballje me errësirat dhe problemet e kësaj botë ajo zgjedh rrugën e drejtë dhe qarkun e jetës e kalon shëndoshë. Në anë tjetër ekzistojnë njerëz që tek ata nuk ndikojnë as arsyet dhe as logjika më e fortë. Shpirti dhe mendja e tyre janë të kufizuar dhe duket se tek ata nuk ekziston asnjë pikë shprese për zbulimin e së  vërtetës. Ata njerëz këmbëngulës, zemër-ngurtë dhe të njëanshëm të cilët nuk lejojnë që udhëzimi hyjnor të futet në zemrat e tyre. sigurisht duhet thënë se ata njerëz që e mohojnë Zoti është e kanë harruar Atë, gjithmonë vuajnë nga depresioni dhe shqetësimi i vazhdueshëm. Vdekja për ata nënkupton humbje gjithçkaje.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Me anë të besimit në Zot, kraharori dhe këndvështrimi i njeriut zgjerohet. Me anë të besimit në Zot, potencialet e njeriut ngrihen lart dhe ai i nënshtrohet së vërtetës.
  2. Njeriu besimtar me anë të dritës hyjnore, tejkalon vështirësitë e një rruge plot peripeci dhe rreziku i tronditjes dhe lëkundjes tek jeta e tij është shumë pak kërcënues.
  3. Mëkati, shirku dhe mohimi i së vërtetës, bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës. ngurtësimi i zemrës nga ana tjetër pengon depërtimin e dritës hyjnorë në brendësi të saj dhe për këtë shkak njeriut shkon drejt errësirës dhe humbjes.

Tani le të dëgjojmë ajetin 23 të sures Zumer:

«اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدیثِ  کِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِیَ  تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذینَ یَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلینُ جُلُودُهُمْ وَ قُلُوبُهُمْ إِلى‏ ذِکْرِ اللَّهِ ذلِکَ هُدَى اللَّهِ یَهْدی بِهِ مَنْ یَشاءُ وَ مَنْ یُضْلِلِ اللَّهُ فَما لَهُ مِنْ هادٍ»

23. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.  

Në vazhdim të ajetit të mëparshëm, ky ajet shpjegon disa nga karakteristikat e Kuranit dhe më pas flet duke bërë krahasimin e besimtarëve me mëkatarët. Ajetet e kuranit nuk janë në kontradiktë me njëri-tjetrin dhe nuk Kuran nuk mund të gjendet një ajet që të bie ndesh me ndonjë ajet tjetër. Ashtu si krijues dhe krijesa nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin, fjala e Krijuesit me fjalën e krijesës nuk mund të krahasohen dhe Kurani është fjala e Krijuesit dhe fjala më e mirë. Fjala e Zotit në Kuran, ndje një stil unik, i cili është i veçuar dhe dallon me të gjitha fjalët e tjera qoftë të profetit. Edhe pse Kurani është transmetuar me anë të gjuhës së profetit dhe myslimanët e kanë dëgjuar atë nga goja e profetit, mirëpo mes fjalëve të Kuranit dhe fjalëve në hadithet e profetit, ka ndryshim tepër të madh. Megjithëse të gjitha ajetet nga një pikëpamje ngjasojnë me njëri-tjetrin dhe ndjekin qëllim unik, mirëpo metoda në Kuran është që në të gjitha ajetet e saj janë analizuar dy anët kontradiktore të një çështjeje. D.m.th. në bazë të një parimi që thotë: Çdo gjë njihet me të kundërtën e saj. Metoda e Kuranit është që të prezantojë arsyet e forta dhe të logjikshme të së vërtetës duke e krahasuar atë me pretendimet e pabaza të së pavërtetës. Kurani gjithashtu flet për pasojat e zgjedhjes së rrugës së drejtë dhe rrugës së padrejtë duke u treguar dhe duke i njohur njerëzit me të dyja anët me anë të krahasimit të tyre dhe që njerëzit të zgjedhin rrugën e duhur. Me pak fjalë një pjesë e ajeteve flasin për besimin dhe besimtarët dhe një pjesë tjetër flasin për mëkatin dhe mëkatarët. Në disa ajete flitet për shpërblimet hyjnore dhe në një pjesë tjetër për ndëshkimet. Një pjesë flet për urdhëresat hyjnore si ato që janë hallall dhe të lejueshme dhe një pjesë tjetër flet për ato që janë haram dhe të ndaluara. Gjithashtu një pjesë ajeteve flasin për udhëzimin dhe elementët e tij dhe një pjesë flet për humbjen dhe elementët e tij. Kurani me anë të krahasimit u jep mundësi njerëzve që të kuptojnë pikat pozitive dhe negative dhe të zgjidhin rrugën më të mirë. Një pikë tjetër është se njerëzit besimtarë gjithmonë ndodhen në mes të frikës dhe ngurrimit. At duke shikuar dobësitë dhe gabimet e tyre i zë frika dhe duke pasur parasysh mëshirën e Zotit, qetësohen duke shpresuar tek mëshira dhe falja e Tij. Nuk ka dyshim se ajetet e Kuranit kanë zbritur për të gjithë njerëzit. Mirëpo prej tyre përfitojnë vetëm ata njerëz që janë të gatshëm për të pranuar të vërtetën dhe ata njerëz që e mohojnë të vërtetë, privohen nga udhëzimet hyjnore dhe futen në rrugën e mëkatit dhe humbjes.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Kurani është fjala më e mirë dhe më e vlefshme
  2. Ajetet e Kuranit nuk janë në kontradiktë me njëri-tjetrin dhe ato ndjekin qëllim të caktuar. Ato ngjasojnë me njëri tjetrin dhe mes tyre nuk ka aspak mungesë koordinimi apo kontradiktë.
  3. Besimtarët kur lexojnë ajetet që flasin për ndëshkimin i kap frika, por ata qetësohen kur lexojnë ajetet mëshiruese.
  4. Zoti u ka dhënë njerëzve mjetin e drejtimit dhe Kurani nuk ka zbritur vetëm për drejtimin e një numri të caktuar njerëzish, por për të gjithë njerëzit. Kurani është për të gjithë dhe që të gjithë mund të përfitojnë prej tij. mirëpo vetëm ata njerëz që e kërkojnë të vërtetën arrijnë të përfitojnë nga drita e udhëzimit.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags