Korrik 27, 2020 06:01 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 71-75 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 71-72 të sures Zumer:

«وَسِیقَ الَّذِینَ کَفَرُوا إِلَى جَهَنَّمَ زُمَرًا حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ یَأْتِکُمْ رُسُلٌ مِّنکُمْ یَتْلُونَ عَلَیْکُمْ آیَاتِ رَبِّکُمْ وَیُنذِرُونَکُمْ لِقَاءَ یَوْمِکُمْ هَـذَا قَالُوا بَلَى وَلَـکِنْ حَقَّتْ کَلِمَةُ الْعَذَابِ عَلَى الْکَافِرِینَ»

71. E ata që nuk besuan sillen në grupe te Xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t’ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t’ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë? Po, (na kanë ardhur. . . ) thonë ata, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve! 

«قِیلَ ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِینَ فِیهَا فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَکَبِّرِینَ»

72. U thuhet: Hyni nëpër dyer të Xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryelartët!

Në ajetin e mëparshëm thamë se në ditën e kiametit gjyqi hyjnor në prani të dëshmitarëve të ndryshëm do të zbulojë dosjen e veprimeve të njerëzve dhe në bazë të drejtësisë dhe së vërtetës, do të caktohet fati i çdokujt për të shkruar në ferr apo në parajsë.

Këto ajete thonë: Kur të jepet  vendimi për në ferr ata grupe grupe do të tërhiqen për në ferr pasi ata me këmbët e tyre nuk janë gati të shkojnë në ferr. Sic thotë Kurani, engjëjt i tërheqin njerëzit deri në portat e ferrit dhe në atë kohë portat hapen. Rojet e ferrin i dënojnë ata për shkak të zgjedhjes së tyre të gabuar në tokë dhe u thonë se në mesin tuaj a nuk erdhën profetë që juve tu lexonin ajetet e Zotit dhe tu paralajmëronin herë pas here që sot të mos vinit këtu?! Pse i keni mohuar fjalët e profetëve dhe keni harruar paralajmërimet e tyre? Kujtonit se duke refuzuar dhe harruar kiametin, duart tuaja do të ishin të hapura që të bënit çfarëdo që dëshironi? Çfarë ndodhi që jeni këtu? Është e natyrshme se në këtë moment banorët e ferrit nuk kanë rrugë tjetër veçse të pranojnë rrugën e tyre të gabuar dhe ndëshkimin hyjnor, urdhër që është i pakthyeshëm. Ky diskutim përfundon me futjen e banorëve në ferr. Atyre u thuhet. Do të futen në dyert e ferrit dhe atu do të qëndroni përjetësisht. Çfarë vendi i keq i pret mëkatarët. Një çështje e rëndësishme është se burimi i mëkatit dhe i devijimit të banorëve të ferrit është mosbindja e tyre ndaj së vërtetës. Me padyshim rezultati i insistimit në mëkat dhe refuzimin e ajeteve të kuranit, është përjetësia në ferr.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Ata që në këtë botë kanë refuzuar fjalët e vërtetë të profetëve, në kiamet do të nënçmohen. Një shembull është mënyrë e përballjes së engjëjve me ata të cilët I tërheqin me forcë për në ferr.
  2. Askush nuk futet në ferr përpara se atij t’i dilet hakut. Në ditën e kiameti mëkatari pranon gabimin e tij dhe pranon se e ka dëgjuar të vërtetën por nuk ka dashur ta pranojë atë.
  3. Shkaku i ndëshkimit të njerëzve është mëkati i tyre dhe rrënja e mëkatit që është refuzimi dhe mospranimi i së vërtetës.

Tani le të dëgjojmë ajetet 73-74 të sures Zumer:

«وَسِیقَ الَّذِینَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَرًا  حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَامٌ عَلَیْکُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِینَ»

73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: Selamun alejkum - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë. 

«وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّـهِ الَّذِی صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ الْجَنَّةِ حَیْثُ نَشَاءُ  فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِینَ»

74. E ata (të Xhennetit) thanë: Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë. 

Përkundër mëkatarëve të cilët futen në ferr të ofenduar dhe nënçmuar, besimtarët dhe njerëzit me veprim të drejtë futen në parajsë grupe grupe dhe në formë të respektuar në kohën kur portat për ata janë të hapura. Në atë kohë engjëjt e parajsës që janë roje të saj, shprehin selame dhe mirëseardhje për futjen e tyre në parajsë që për ata është e përhershme. Në atë kohë ata që futen në parajsë falënderojnë Zotin i cili ka zbatuar premtimin e Tij dhe i ka dërguar në parajsë. Duhet thënë se ashtu si jeta e banorëve në ferr është e përhershme edhe ajo e besimtarëve në parajsë është e përjetshme. Edhe pse njerëzit e drejtë kanë jetuar në këtë botë për një kohë të shkurtër, mirëpo ata u janë bindur urdhrave të Zotit. Kjo karakteristikë ka zënë rrënjë në brendësi të tyre dhe pastërtia tek ata është e përhershme.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Vetëm besimi nuk është i mjaftueshëm, për të arritur në parajsë nevojitet edhe pastërtia, bindja dhe falënderimi.
  2. Banorët e parajsës në fillim të futjes në parajsë, falënderojnë Zotin për çdo mirësi dhe begati që ai u ka dhënë sic është begatia e madhe e parajsës të cilën Zoti me madhështinë e Tij ua dhuroi atyre.
  3. Pa veprim të drejtë nuk mund të arrihet parajsa. Besimi dhe bindja e çojnë njeriun në parajsë në kohën kur ajo shoqërohet me përpjekje dhe mundime në rrugën e Zotit dhe jo me mosveprim dhe mënjanim apo izolim në shoqëri.

Tani le të dëgjojmë ajetin 75 të sures Zumer

«وَتَرَى الْمَلَائِکَةَ حَافِّینَ مِنْ حَوْلِ الْعَرْشِ یُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَقُضِیَ بَیْنَهُم بِالْحَقِّ وَقِیلَ الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِینَ»

75. E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: (prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!

Ky ajet që është edhe ajeti i fundit i sures Zumer i drejtohet profetit të nderuar të Zotit dhe thotë: Atë ditë ju do të shihni engjëjt që kanë rrethuar Zotin në pritje të urdhrit për ta zbatuar tek krijesat e Zotit. Në atë ditë bëhet gjyqi për njerëzit sipas të drejtës dhe së vërtetës dhe engjëjt dhe banorët e parajsës shprehin falënderime për Zotin.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Edhe engjëjt e ferrit dhe engjëjt e parajsës, misionarët janë zbatues të urdhrave të Zotit dhe nuk bëjnë asgjë tjetër përveç urdhrave të Zotit.
  2. Falënderimet dhe nderimi i Zotit dëgjohen kudo. Falënderimi dhe nderimi i takon vetëm Atij që është krijuesi i botës dhe nuk ka asnjë lloj mangësie në veprimet e tij.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags