Korrik 27, 2020 06:51 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 10-12 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetin 10 të sures Gafir:

«إِنَّ الَّذِینَ کَفَرُوا یُنَادَوْنَ لَمَقْتُ اللَّـهِ أَکْبَرُ مِن مَّقْتِکُمْ أَنفُسَکُمْ إِذْ تُدْعَوْنَ إِلَى الْإِیمَانِ فَتَکْفُرُونَ»

10. S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”. 

Në ajetet e mëparshme folëm për mëshirën e gjerë hyjnore për të pastrit dhe besimtarët. Ky ajet përmend ndëshkimin dhe mërzitjen e gjerë hyjnore ndaj atyre njerëzve që këmbëngulin në refuzimin e së vërtetës edhe pse e kanë kuptuar shumë mirë të vërtetën. Mëkatarët në kohën kur në ditën e kiametit vërejnë rezultatin e veprimeve të tyre mërziten dhe dëshpërohen shumë. Ata dënojnë veten e tyre se përse zgjodhën dhe vepruan në atë mënyrë dhe dënojnë krerët dhe miqtë e tyre për atë që i kanë inkurajuar në rrugën e gabuar dhe i mallkojnë ata. Në ditën e kiametit njerëzit pa besim në ditën e kiametit dënojnë vetveten mirëpo punëtorët e ferrit atyre u thonë: Mërzitja dhe ndëshkimi i Zotit ndaj jush mëkatarë këmbëngulës është shumë herë më e madhe ndaj vuajtja brenda juaj dhe mallkimi që ju u bëni të tjerëve. Sepse ju keni refuzuar ftesën e engjëjve të Zotit në rrugën e drejtë mirëpo me vetëdije keni refuzuar dorën e ftesës për monoteizëm. Ju mohuat dritën e udhëzimit hyjnor dhe zgjodhët rrugën e refuzimit dhe mëkatit duke refuzuar të dërguarit e Zotit duke i ofenduar dhe nënçmuar ata.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Mohimi dhe refuzimi i së vërtetës, qëndresa dhe rezistenca përballë engjëjve hyjnorë, pasohet nga mërzitja dhe ndëshkimi i madh hyjnor.
  2. Ndëshkimi hyjnor jepet pasi njerëzve u është dhënë ftesë dhe atyre u është dalë hakut.

Tani le të dëgjojmë ajetin 11 të sures Gafir:

«قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَیْنِ وَأَحْیَیْتَنَا اثْنَتَیْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَى خُرُوجٍ مِّن سَبِیلٍ»

11. Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë , e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” 

Një nga të vërtetat që të pabesët kanë mohuar gjithmonë është jeta e përtejme dhe ringjallja. Ata besojnë se fati i një personi përfundon me vdekjen dhe asgjë nuk ekziston pas saj. Por ndërsa në ditën e kiametit, perdja e pakujdesisë largohet dhe sytë e së vërtetës hapen për të gjithë. Mosbesimtarët pranojnë se ata pa asnjë arsye kanë mohuar dhe refuzuar të vërtetën e padiskutueshme që profetët kanë thënë. Ata duke rrëfyer gabimin e tyre thonë: Zoti na vret jo një herë, por dy herë dhe na ringjall dy herë. Njëra në fund të jetës sonë kur vdiqëm nga jeta fizike dhe Zoti na dha jetën me ringjallje dhe tjetra në fundin e jetës së botës, kur vdiqëm nga jeta e ferrit dhe Zoti na ringjalli në kiamet. Si e tillë, nga konteksti i ajetit është e qartë se dy aspekte kanë për qëllim vdekjen, vdekja në fund të jetës dhe vdekja në fund të ferrit/ dhe dy herë bëhet ringjallja, një në botën e ferrit dhe një në ditën e kiametit. Sidoqoftë, jobesimtarët, duke e pranuar këtë fakt, i kërkojnë Zotit të falë gabimet e tyre të së kaluarës dhe të kthehen në botë për të shëlbuar veprat e tyre të këqija dhe të papërshtatshme, ose të paktën të shpëtohen nga ferri. Ndërsa në kiamet, këto rrëfime dhe pendime nuk kanë asnjë përfitim dhe nuk janë një mjet për t'u kthyer në botë ose për të shpëtuar nga ferri.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Në kiamet, mëkatarët dëshirojnë të kthehen në botë. Pra, ndërsa ne jemi në botë, duke u penduar për veprimet tona të këqija dhe duke korrigjuar gabimet e së kaluarës, nuk kemi nevojë për një dëshirë të tillë në ditën e kiamet që në atë kohë nuk përmbushet.
  2. Ata që mohojnë jetën e përtejme, do ta përjetojnë jetën e pasme dy herë. Njëra është ringjallja pas vdekjes në purgator dhe tjetra është ringjallja në ditën e kiametit

Tani le të dëgjojmë ajetin 12 të sures Gafir:

«ذَلِکُم بِأَنَّهُ إِذَا دُعِیَ اللَّـهُ وَحْدَهُ کَفَرْتُمْ  وَإِن یُشْرَکْ بِهِ تُؤْمِنُوا  فَالْحُکْمُ لِلَّـهِ الْعَلِیِّ الْکَبِیرِ»

12. ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit! 

Ky ajet e ka quajtur rrënjën e mosbesimit një lloj idhujtarie, kështu që disa njerëz në analizimin  e çështjeve njerëzore dhe të botës nuk janë të gatshëm të shikojnë vetëm Zotin dhe thonë: Zoti është Krijuesi ynë, por pas krijimit Ai na ka lënë vetëm. Pra, në planifikimin e punëve të tyre dhe botës, ata shkojnë në mundësi të tjera përveç Zotit. Në ajete të tjera, siç thotë Kurani, ata nuk e mohojnë krijimtarinë e Zotit, por ata nuk e pranojnë hyjninë e Tij në sistemin e ekzistencës së botës. Ndonjëherë ata duan të ulen në vendin e Zotit dhe  të bëjnë ligje për veten e tyre dhe për të tjerët. Ndonjëherë ata përfshihen nga paragjykime dhe injoranca, duke u përcaktuar sendeve specifika të veçanta, fuqi ose privilegje, sikur ato gjëra dhe fenomene të kishin një rol vendimtar në fatin e tyre. Ashtu si idhujtarët dhe falësve të yjeve. Sidoqoftë, është e qartë se mendimet dhe veprimet e njerëzve të tillë në botë nuk kanë qenë të përkohshme dhe kalimtare.  Me këtë lloj të menduari, edhe nëse kthehen në botë, ata do të vazhdojnë të sillen po ashtu sic vepruan në të kaluarën dhe nuk do të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Sinqeriteti në monoteizëm është shmangia nga çdo lloj shirku dhe mëkati gjë e cila është rruga e  drejtë e shpëtimit të njeriut në kiamet.
  2. Siç kemi thënë edhe më herët, në mëkat, njeriu e njeh Zotin si Krijues, por ai i konsideron të tjerët si efektiv në administrimin e punëve të universit dhe shkon në drejtim të opsioneve jo-hyjnore. Megjithatë në të njëjtën kohë, si mohuesi i plotë i Zotit, ashtu edhe idhujtari kanë të njëjtin përfundim që është ferri.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags