-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:23Qetësia është elementi i humbur i njeriut. Në të vërtetë mund të thuhet se motivi kryesor i njeriut në lëvizjet, në përpjekjet dhe në kënaqësitë, është arritja në qetësi. Njeriu mbledh pasuri që të arrijë në qetësi, blen tokë e shtëpi për të arritur në qetësi, ndjek jetën luksoze që të arrijë në qetësi, ndërsa edhe atëherë kur adhuron Zotin, synon të arrijë në qetësi. Mirëpo në të vërtetë cila prej këtyre çështjeve i jep njeriut një qetësi të qëndrueshme?
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:22Një prej shoqëruesve të Imam Khomejnit (ra) gjatë viteve para fitores së Revolucionit Islamik kur ai ishte i dëbuar në qytetin Naxhaf të Irakut, thotë: "Imam Khomejni (ra) gjatë qëndrimit të tij në qytetin Naxhaf ku përballej me shumë vështirësi të ndryshme, gjatë muajit Ramazan për çdo ditë lexonte dy xhuza të Kur'anit të shenjtë, do të thotë që për çdo tre ditë përfundonte leximin e tekstit të plotë të Kur'anit".
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:21Furnizimi i pastër, e pastron dhe ndriçon brendësinë e njeriut. Transmetohet nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: "Ai i cili dëshiron që t'i pranohet lutja, le ta pastrojë përfitimin nga puna dhe ushqimin e vet". Profeti s.a.v.s. në përgjigje ndaj një personi i cili kishte thënë: "Dëshiroj që të më pranohet lutja!", ka theksuar: "Pastroje përfitimin dhe ushqimin tënd dhe mos fut ushqim haram në stomakun tënd!".
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:21Ai i cili kujdeset për shpirtin e tij, në çdo çast merr parasysh urdhëresat dhe ndalesat hyjnore për të mos rënë në rrugën e të humburve dhe për të mos rënë në kurthin e të tjerëve.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:21Në muajin e Ramazanit, kufijtë gjeografik nuk krijojnë distancë. Muaji i Ramazanit, është muaji i afrimit të zemrave dhe muaji i unifikimit të popujve myslimanë. Çdo mysliman e konsideron vetën pjesëtar të një shoqërie të bashkuar dhe solidarizohet me myslimanin tjetër agjërues i cili ndodhet në rajonin më të largët të botës me mijëra kilometra larg.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:20Shkenca sot, konsideron se ngrënia pak sjell shëndetin e trupit, gëzimin në fytyrë dhe jetën e gjatë.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:20Ekziston një lloj i kënaqësive shumë më i lartë dhe shumë më i bukur se sa kënaqësitë materiale dhe këto kënaqësi janë kënaqësitë spirituale.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:19Ashtu siç kishte mision Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. që të thërrasë njerëzit në fenë Islame, gjithashtu, myslimanët kanë për detyrë që të tjerët t'i ftojnë në fenë Islame. Prandaj, një mysliman përveçse vetë është në rrugën e Islamit, duhet të jetë udhëzues për të tjerët.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:19Ai të cilit i ka dhënë Zoti i madhëruar jetë të mirë, nuk kërkon asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Zotit dhe në vështrimin e tij asgjë nuk duket e mirë, përveç asaj të cilën Zoti e ka bërë të mirë dhe asnjë çështje në vështrimin e tij nuk është e qortuar dhe e keqe përveç asaj të cilën Zoti e ka konsideruar të keqe.
-
Ramazani, muaji i Zotit
Qershor 25, 2017 10:19E vërteta është kjo njeriu që me anë veprimeve dhe sjelljeve konstruktive dhe të mira, mund ta lehtësojë rrugën e tij të shpëtimit. Robëritë e Zotit në kohën e trajtimit të të tjerëve, kanë metoda të mira që një prej tyre është sjellja e përzier me modesti dhe përulje. Ata janë modestë dhe të nënshtruar. Edhe atëherë kur ata të qortohen nga injorantët, ata i përshëndesin me edukatë dhe respekt dhe me këtë sjellje tregojnë personalitetin dhe fisnikërinë e tyre morale.