Me Husejnin (a.s.), përshëndetja e Zotit qoftë mbi Muharremin, muajin e Husejnit (1)
(last modified Tue, 17 Aug 2021 19:12:53 GMT )
Gusht 17, 2021 21:12 Europe/Tirane
  • Me Husejnin (a.s.), përshëndetja e Zotit qoftë mbi Muharremin, muajin e Husejnit (1)

Çdo herë kur vjen muaji i Muharremit, ngjallet kujtimi i kryengritjes së Ashurasë dhe kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe me pasion më të madh ripërtërihet në memorien e njerëzve.

Rreth dy shekuj para shpalljes së Islamit, krerët e fiseve arabe në Meke ishin mbledhur në një tubim për të njësuar dhe për sistemuar në mënyrë vazhdueshme emrat e muajve të kalendarit hënor. Mbledhje në fjalë ishte organizuar në shtëpinë e Kelab bin Marre, gjyshi i pestë i Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Fiset arabe gjatë ditëve të muajit Muharrem e konsideron të ndaluar luftën dhe në rast të konfliktit, gjatë kësaj periudhe vendosnin armëpushim. Prandaj, që nga ajo kohë kjo periudhë kohore është quajtur me mërin “Muharrem” dhe ditën e parë të muajit Muharrem e kanë përcaktuar ditë të parë të vitit sipas kalendarit hënor. Me shpërnguljen Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. nga Meka në Medinë në vitin 13 pas shpalljes së Islamit, ngjarje kjo që ka ndodhur në muajin rabiul-aval, kjo ngjarje historike dhe ky muaj u bë fillim i historisë dhe vitit kalendarik të myslimanëve. Prandaj, që nga viti i parë hixhri kameri, kjo ngjarje u bë fillim i kalendarit të myslimanëve. Përhapja e Islamit në territorin e Perandorisë Persiane dhe Bizantit, si dhe nënshkrimi i pakteve të shumta si paktet e paqes, tatimeve, xhizjes etj., është bërë shkak që nevoja për një kalendar të saktë historik të vendoset në qendër të vëmendjes. Kjo çështje e shtyri khalifin e dytë të myslimanëve që të organizojë një mbledhje konsultative për ta zyrtarizuar një kalendar historik të sistemuar dhe të saktë. Myslimanët që nga periudha e khalifit të dytë dhe në bazë të propozimit të Hazretit Ali (a.s.), shpërnguljen e Hazretit Muhamed s.a.v.s. nga Meka në Medine e përcaktuan fillim të historisë dhe kalendarit islamik dhe muajin Muharrem në bazë të karakteristikave të veçanta të tij me të cilën shënohej edhe përfundimi i udhëtimit dhe ceremonisë së Haxhit dhe nga ana tjetër konsiderohej muaji i fundit nga muajt “Haram”, është zgjedhur muaji i parë i kalendarit hixhri kameri ose hënor. Sot është dita e parë e viti të ri sipas kalendarit hënor dhe fillimi i muajit Muharrem.

Çdo herë kur vjen muaji i Muharremit, ngjallet kujtimi i kryengritjes së Ashurasë dhe kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe me pasion më të madh ripërtërihet në memorien e njerëzve. Gjaku i Imam Husejnit (a.s.) që është derdhur me pa të drejtë në vitin 61 hixhri kameri dhe në muajin në të cilin ishte e ndaluar lufta, tani edhe pas 14 shekujve, akoma është i ngrohtë dhe i rrjedhshëm përgjatë kohës dhe qarkullon në damarët e miliona njerëzve të lirë dhe drejtësidashës dhe kjo e bënë Husejn bin Ali (a.s.) si një njeriu reformator dhe luftëtar kundër padrejtësisë e dhunës, shëmbëlltyrë e lëvizjes së luftëtarëve dhe sakrifica dhe flijimi i Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, krijon një pasion dhe entuziazëm të papërshkruar në zemrat e njerëzve. Me ardhjen e ditëve të përvjetorit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), nipit të pastër të të Dërguarit të Zotit në Qerbela, atmosfera në Iran dhe në shumë vende të tjera islame papritur ndryshon dhe aroma e muajit Muharrem ndjehet në çdo vend, në qytete e fshatra. Pëlhurat e zeza me mbishkrime të ndryshme mbi dyert dhe muret e qyteteve, bajrakët ngjyra-ngjyra mbi të cilët është gdhendur emri i Ehli Bejtit (a.s.) të Hazretit Muhamed s.a.v.s., rrobat e zeza mbi trupin e njerëzve; të gjitha dhe të gjitha këto tregojnë për fillimin e zisë dhe pikëllimit të muajit të Muharremit. Përshëndetja e Zotit qoftë mbi Muharremit...

Epopeja të cilën e ka krijuar Imam Husejni (a.s.), nipi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në vitin 61 hixhri kameri, është një epope më shumë se sa historia dhe gjeografia, e cila i ka dhënë shpirtin e të vërtetës njerëzore të gjithëve. Ditët e martirizimit të Husejn bin Ali (a.s.) na kujtojnë kryengritjen e tij të pavdekshme në fushën e Qerbelasë. Beteja e pabarabartë me Jezidin, sunduesin e pamerituar dhe tiranik të asaj kohe, është një luftë të cilën e ka shndërruar rezistenca dhe qëndresa e Imam Husejnit (a.s.) në një ngjarje dhe eksperiencë mësimdhënëse për të gjithë historinë e njerëzimit. Imam Husejni (a.s.) kur e pa dhunën, padrejtësinë dhe korrupsionin e zgjeruar në shoqërinë e asaj kohe të myslimanëve, e konsideroi obligim për vete që të ngrihet në këmbë për të korrigjuar dhe përmirësuar gjendjen e myslimanëve. Imam Husejni (a.s.) në këtë rrugë kurrë nga praktikuar metoda dhe mënyra hipokrite dhe që nga fillimi i lëvizjes së tij, në mënyrë të qartë ka deklaruar se është ngritur në këmbë për zbatimin e parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija, për arsye se Imam Husejni (a.s.) e shikonte se suneti dhe udhëzimet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. janë lënë në harresë. Për Imam Husejnin (a.s.) zbatimi i urdhrit hyjnor qëndronte në krye të prioriteteve dhe kjo ishte logjika e Imam Husejnit (a.s.) gjatë të gjitha fazave të kryengritjes së tij. Në të vërtetë, kryengritja e Ashurasë, është një sistem filozofik me shumë aspekte që nga çdo këndvështrim që ta shikosh atë, në të shihen karakteristikat e bukura të Imam Husejnit (a.s.). Një aspekt i kësaj kryengritje është trimëria dhe guximi përball sunduesve tiranë. Aspekti tjetër i saj, është sakrifica dhe flijimi në kulmin e asaj kryengritje. Një aspekt tjetër i kësaj kryengritje, është dinjiteti dhe krenaria që Imam Husejni (a.s.) njëkohësisht me vrasjen e tij, ka qenë i madh dhe i nderuar dhe kështu do të jetë. Kjo është për arsye se dinjiteti dhe madhëruar e vërtetë i takon Zotit të madhëruar, të Dërguarit të Tij dhe besimtarit. Aspekti tjetër i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) është lufta për përmirësimin dhe reformimin e gjendjes. Do të thotë se Imam Husejni (a.s.) është një reformator i madh i cili ka qëndruar në rrugën e qëllimit të tij të shenjtë deri në sakrifikimin e jetës së vet. Në këtë kryengritje të madhe, martirizimi do të thotë vrasja në rrugën e Zotit dhe lufta e pandalshme dhe e palëkundur kundër tiranëve të kohës, manifestohet në masë shumë të madhe. Aspekti tjetër dhe më i rëndësishëm i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) që ushtron ndikim edhe mbi aspektet e tjera të saj, është besimi te Zoti dhe besimi në Ditën e Kiametit i cili ka ndërtuar nga Imam Husejni (a.s.) një njeri trim, të palodhshëm, me dinjitet, reformator dhe martir të pavdekshëm.

Imam Husejni (a.s.) në kryengritjen e Qerbelasë, i ka kujtuar të gjithë botës vlerën e fisnikërisë dhe dinjitetit të njeriut. Imam Husejni (a.s.) me moton “Kurrë nuk i nënshtrohemi poshtërimit”, duke mos u dorëzuar përball tiranëve dhe zullumqarëve, ka treguar se nuk mund të bëhet pazarllëqe tregtie e politike me personalitetin, dinjiteti dhe fisnikërinë e njeriut. Kjo do të thotë se nëse do t’i jepnin atij të gjithë botën dhe në shkëmbim të saj do t’i kërkonin besimin, dinjitetin dhe lirinë, Imam Husejni (a.s.) nuk do të pranonte një pazarllëk të tillë. Kjo është për arsye se ai e njihet shumë mirë rëndësinë e virtyteve njerëzore dhe ai vetë ishte shembull më i qartë i virtyteve njerëzore. Pikërisht për këtë arsye, gjatë kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) mund t’i vërejmë sjelljet më të bukura morale dhe njerëzore. Në burime historike thuhet se Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë në mes të rrugës u përballen me njëmijë kalorës nën komandën e Hurr bin Jezid Rijahij. Hurri me ushtrinë e tij i mbylli rrugën Imam Husejnit (a.s.). Ata synonin ta vendosnin nën rrethim karvanin e Imam Husejnit (a.s.), mirëpo në atë shkretëtirën me vapë të madhe ku zjarri i etjes kishte ngadhënjyer mbi ushtrinë e Hurrit, Imam Husejni (a.s.) bëri një veprim të pashembullt dhe i urdhëroi shokët e tij duke thënë: “Jepni ujë këtyre njerëzve që të shuajnë etjen!”. Shokët e Imam Husejnit (a.s.) i dhanë ujë ushtrisë së Hurrit dhe ua shuan etjen atyre. Imam Husejni (a.s.) mund të mos i jepte ujë ushtrisë së armikut, mirëpo ndjenjat dhe dashuria njerëzore e Imam Husejnit (a.s.) që buronin nga morali dhe personaliteti fisnik i tij, nuk e lejonte atë që të tregonte sjellje të tilla, madje edhe ndaj armikut. Zakoni i njerëzve të kohësh është i tillë që në kohën kur të ngadhënjejnë mbi armikun e vet në çfarëdo mënyre ose në kohën kur të përballen me armikun, zjarri i urrejtjes dhe armiqësisë në brendësinë e tyre ndizet edhe më shumë dhe shkelin zotimet ndaj parimeve morale, mirëpo Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë duke e ndjekur mësimet e shokës së Islamit, edhe në situatë të tillë treguan sjellje kaq të bukur njerëzore dhe morale.

Karakteristikë e Imam Husejnit (a.s.) si një personalitet me ndikim të madh në histori, është kjo që ai udhëzonte njerëzit drejt përkryerjes dhe ngritjes shpirtërore dhe moral. Ai në vend që të tregonte arrogancë dhe të krenohet para të tjerëve, mundohet që të ngjallë karakteristikat dhe virtytet e bukura moral në personalitetin e njerëzve. Imam Husejni (a.s.) pasi që ishte simbol i mëshirës së Zotit, kishte dashuri të madhe ndaj njerëzve dhe është ngritur në kryengritje vetëm për të shpëtuar njerëzit nga poshtërimi dhe robërimi. Mendimtari i madh iranian Morteda Motahari shkruan: “Vuajtja dhe mjerimi i armiqve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ishte e dhimbshme dhe e mundimshme edhe për vetë Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Natyrisht se vetë armiqtë nuk e kuptonin këtë. Gjithashtu edhe mjerimi dhe fatkeqësia e armiqve, e rëndonte Imam Husejnin (a.s.). Ai nuk dëshironte që armiqtë e tij të mbesin në mjerim e fatkeqësi. Në rrugën e kryengritjes së tij, ishte i zhytur në dashuri e miqësi. Në raste të ndryshme, Imam Husejni bisedonte me kundërshtarët e tij me shpresë se ndoshta ndonjë persona prej këtij grupi të humbur në mjerimin e kësaj bote, do të udhëzohet me këshillat e tij. Imam Husejni (a.s.) në një rast ka thënë: Me të vërtetë unë jam Husejni, djali i Fatime (s.a.), vajzës së Profetit të nderuar të Islamit, dhe djali i Aliut. Unë jam me ju dhe familja ime me familjet tuaja dhe unë jam shëmbëlltyrë për ju””.

Eksperiencat e pavdekshme të historisë tregojnë këtë se disa njerëz duke ndjekur njerëzit që kanë ambicie për pushtet dhe interesa të caktuara, në realitet e mbështesin rrugën e humbur dhe një grup tjetër i njerëzve të cilët janë të vetëdijesuar dhe kanë njohur me të vërtetën, e mbështesin të vërtetën dhe të drejtën. Këto dy grupe të njerëzve gjithmonë përgjatë periudhave të ndryshme historike dhe në çdo vend kanë luftuar kundër njëri-tjetrit në mënyrë të hapur e të fshehur. Natyrisht se në këtë kuadër fuqitë tiranike dhe zullumqare me forcën e tyre kanë mundur të sundojnë për një kohë të shkurt, mirëpo kurrë nuk kanë arritur ta zhdukin të vërtetën dhe të drejtën, për arsye se e vërteta e ka origjinën në vetë sistemin e krijimit. Shembulli i të vërtetës dhe të pavërtetës është sikur drita dhe hija. Drita është origjinale dhe gjithmonë e qëndrueshme, madje edhe atëherë kur të krijohet hija, nuk zhduket drita edhe pse ajo nuk vërehet për një periudhë të caktuar. Lufta e pabarabartë e ushtrisë së Jezidit me një grup të vogël në numër të shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.), është shembull i qartë i luftës së të vërtetës dhe të pavërtetës e cila në forma dhe mënyra të ndryshme, ka vazhduar përgjatë gjithë historisë. Për çdo vit me fillimin e muajit të Muharremit, përkujtohet kjo luftë e pabarabartë në mënyrë që të jetë dritë udhëzuese për ata që e kërkojnë të vërtetën.  

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi Husejnin dhe përshëndetja e Zotit qoftë mbi Muharremin e tij i cili e thirr të gjithë njerëzit e botës në të gjitha periudhat kohore drejtë të vërtetës...

 

Tags