Me Husejnin (a.s.) (3) (Imam Husejni (a.s.) dhe mbrojtja e vlerave fetare)
(last modified Tue, 17 Aug 2021 19:17:40 GMT )
Gusht 17, 2021 21:17 Europe/Tirane
  • Me Husejnin (a.s.) (3) (Imam Husejni (a.s.) dhe mbrojtja e vlerave fetare)

Sot është dita e tretë e muajit Muharrem dhe myslimanët shiitë dhe besimtarët e dashuruar në rrugën e Imam Husejnit (a.s.), ashtu si në ditët dhe netët e kaluara, vazhdojnë zimbajtjen dhe vajtimin.

Imam Husejni (a.s.) ka qenë prijësi i karvanit të dashurisë hyjnore i cili ka bërë kryengritje për të ripërtërirë sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe për t’u përballur me veprimet e keqja dhe duke flijuar jetën e vet dhe duke sakrifikuar shokët e tij besnikë, ka mbrojtur vlerat shpirtërore-fetare dhe vlerat e larta njerëzore.

“O njerëz, ky është Husejni i biri i Aliut. Njiheni atë. Betohem në Atë në duart e të cilit është jeta ime! Ai dhe dashamirësit e tij dhe dashamirësit e dashamirësve të tij janë në parajsë”. Këto fjali janë një përmbledhje nga fjalët e Profetit të nderuar Hazretit Muhamed s.a.v.s. të cilat i ka thënë në lidhje me zotërinë e dëshmorëve, Imam Husejnin (a.s.). Sot është dita e tretë e muajit Muharrem dhe myslimanët shiitë dhe besimtarët e dashuruar në rrugën e Imam Husejnit (a.s.), ashtu si në ditët dhe netët e kaluara, vazhdojnë zimbajtjen dhe vajtimin. Imam Husejni (a.s.) ka qenë prijësi i karvanit të dashurisë hyjnore i cili ka bërë kryengritje për të ripërtërirë sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe për t’u përballur me veprimet e keqja dhe duke flijuar jetën e vet dhe duke sakrifikuar shokët e tij besnikë, ka mbrojtur vlerat shpirtërore-fetare dhe vlerat e larta njerëzore. Në bazë të jetës dhe veprës së Imam Husejnit (a.s.) mund të kuptohet se ai ka qenë mbrojtës i vlerave hyjnore dhe mbrojtës i sunetit profetik dhe në rrugën e përparimit drejt qëllimeve të larta të Islamit, nuk ka kursyer asnjë përpjekje. Me të vërtetë, ripërtëritja e jetës së Islamit dhe ringjallja e vlerave të harruara të Islamit, konsiderohen prej veprimeve më të rëndësishme të cilat i ka kryer Imam Husejni (a.s.) gjatë gjithë jetës së tij. Pikërisht për këtë arsye, kjo fjali u bë shumë e famshme në mesin e mendimtarëve myslimanë në të cilën thuhet: “Islamin e ka kumtuar Hazreti Muhamed s.a.v.s. për të gjithë botën ndërsa Imam Husejni (a.s.) e ka mbrojtur atë me të gjithë qenien e vet”.

Pluhuri i injorancës dhe padrejtësisë gjatë viteve pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. kishte ushtruar ndikim negativ me ligjet dhe dispozitat e fesë Islame. Martirizimi i Imam Husejnit (a.s.) dhe i shokëve të tij besnikë, është bërë shkak që të pastrohet ky pluhur i injorancës nga imazhi i sunetetit të vërtetë të fesë Islame dhe drita e shkëlqyer e mësimeve hyjnore rrezoi përsëri mbi zemrat e njerëzve të zhytur në neglizhencë. Në lutjen e vizitës së varrit të Imam Husejnit (a.s.) lexojmë: “O Imam Husejn (a.s.)! Unë dëshmoj se ti ke falur namazin dhe ke dhënë zekatin dhe ke urdhëruar veprat e mira dhe ke ndaluar veprat e këqija”. 

«اَشهَدُ اَنَّکَ قَد اَقَمتَ الصَّلاةَ وَ آتَیتَ الزَّکاةَ وَ اَمَرتَ بِالمَعروفِ وَ نَهَیتَ عَنِ المُنکَر»

Esencialisht nga pikëpamja e kulturës hyjnore të Ehli Bejtit (a.s.), ripërtëritja e parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija ka një pozitë më të lartë dhe më të rëndësishme në krahasim me vlerat e tjera fetare. Imam Aliu (a.s.) vlerën e parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija e ka konsideruar edhe më të madhe se sa vetë lufta në rrugën e Zotit dhe në një rast ka thënë: “Të gjitha veprat e mira dhe lufta në rrugën e Zotit përball parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija është sikur një pikë përball një deti të madh dhe të gjerë”. Parimisht për të ruajtur dhe mbrojtur parimet e një shkolle të drejtë dhe qiellore duhet luftuar kundër themeluesve të risive dhe një mysliman i lirë në mbrojtje ndaj shkollës së vet nuk bën kompromis me themeluesit e suneteve negative dhe rregullave të devijuara. Imam Husejni (a.s.) besonte se me të gjithë qenien duhet mbrojtur vlerat islame. Personaliteti i Imam Husejnit (a.s.) tregon moralin e rezistencës dhe manifeston karakteristikën e të qenit i lira nga pranga kësaj bote. Imam Husejni (a.s.) me një të menduar të tillë shkoi në fushëbetejën e Qerbelasë që t’i japë të gjithë njerëzimit mësimin e të qenit të lirë nga prangat e kësaj bote materiale dhe të vërtetojë se në kurrfarë rrethanash nuk do t’i nënshtrohet dhunës dhe padrejtësisë. Imam Husejni (a.s.) kurrë nuk ka synuar të bëjë kompromis me sunduesit tiranë dhe të korruptuar të pushtetit të dinastisë Emevite. Imam Husejni (a.s.) filloi një luftë të pandalshme kundër sunduesve egoist dhe me ambicie për pushtetin e kësaj bote dhe në këtë rrugë ka sakrifikuar të gjithë qenien e tij. Imam Husejni (a.s.) gjithnjë mbështetej në një transmetim nga babai i tij Imam Aliu (a.s.) i cili ka thënë: “Njerëzim më zullumqarë janë ata të cilët përhapin traditat dhe zakonet e dhunës dhe padrejtësisë në shoqëri dhe zhdukin traditat dhe zakonet e drejtësisë”.

Karakteristikat më të rëndësishme të liderëve të feve hyjnore të cilat janë bërë shkak edhe për sukseset më të mëdha të tyre, janë besimi i fortë, vullneti i hekurt, vendimi i prerë dhe i palëkundur në rrugën e realizimit të qëllimeve të tyre. Me padyshim se ata të cilët me besim të plotë dhe me njohje të thellë bëjnë hapa në rrugën e Zotit, ata posedojnë një vullnet të hekurt dhe për realizimin e qëllimeve të tyre të larta, nuk kanë kurrfarë frike nga problemet, vështirësitë dhe pengesat e mundshme të rrugës. Hazreti Imam Husejni (a.s.) si lideri i kryengritjes së Ashuras ka gëzuar një vullnet dhe vendosmëri të tillë. Imam Husejni (a.s.) në përgjigje ndaj vëllait të tij Muhamed Hanefije i cili kishte filluar t’i propozonte rrugët më të dobishme dhe më paqësore Imam Husejnit (a.s.) dhe mundohej ta inkurajonte atë që të largohet nga sytë e pushtetit Emevit, motivin e fuqishëm dhe vullnetin e palëkundur të tij në luftën kundër pushtetarëve tiranë të dinastisë Emevite e shprehu në këtë mënyrë: “O vëllai im! Nëse nuk do të ketë kurrfarë vendstrehimi dhe asnjë qendër të sigurt në tokë, nuk do të bëj besëlidhje me Jezid bin Muavije”.

Në kulturën dhe mësimet e larta të Imam Husejnit (a.s.), poshtërimi dhe dorëzimi përball të padrejtës nuk kanë kuptim dhe domethënie. Vendosmëria dhe vullneti i palëkundur i Imam Husejnit (a.s.) mund të vërehet në mënyrë shumë të qartë në thënien e famshme të tij i cili në atë fjalim historik shpjegoi shkaqet dhe motivet e tij në kryengritjen e Ashurasë dhe me zërin tingëllues të gjithë njerëzve liridashës të botës u mësoi kulturën e rezistencës dhe qëndresës në rrugën e Zotit ku tha: “Mes vdekjes dhe poshtërimit, por është shumë e largët që ne të pranojmë poshtërimin. Zoti i madhëruar dhe i Dërguari i tij dhe besimtarët dhe personalitetet e pastra të njerëzve me nder dhe dinjitet të botës nuk e pëlqejnë që ne të pranojmë nënshtrimin para njerëzve të ulët para vdekjes së ndershme”.  Imam Husejni (a.s.) ishte mbrojtësi i sunetit dhe fesë hyjnore dhe epopenë e Ashurasë e ka krijuar për të mbrojtur idealet e Islamit të vërtetë të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe për të ruajtur parimet e fesë. Imam Husejni (a.s.) me kryengritjen e tij përcaktuese, ka marrë emrin mësuesi i lirisë dhe trimërisë dhe në këtë mënyrë ai i dha një jetë të re shoqërisë islame. Imam Husejni (a.s.) me gjakun e vet i dha dinjitet dhe nder shkollës shiite dhe deri në çastin e fundit të jetës së tij, ka luftuar me shpatën e tij vetëm për fenë dhe për udhëzimin e njerëzve. Imam Husejni (a.s.) në fushëbetejën e Qerbelasë ka manifestuar madhërinë e sakrificës dhe mbrojtjes ndaj vlerave burimore islame dhe në rrugën e ngritjes së shkollës shiite dhe ripërtëritjes së Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. ka sakrifikuar jetën e vet dhe jetën e më të dashurve të tij dhe në këtë mënyrë ka krijuar një ngjarje madhështore në historinë e njerëzimit për reformimin e Umetit Islam dhe për udhëzimin e shoqërisë islame e cila akoma është gjallë dhe e qëndrueshme.

Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) është bërë shkak që njerëzit e mençur dhe të drejtë të vetëdijesohen më shumë përball dhunës dhe padrejtësisë dhe të mos qëndrojnë të heshtur. Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) është bërë shkak që shumë njerëz të cilët në një farë mënyre kanë qenë pjesëmarrjes në Qerbela, në kryengritjet e mëvonshme janë ngritur në këmbë dhe të hakmerren për gjakun e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë. Ky ishte një fillim për lëvizjet dhe kryengritjet e tjera si kryengritja e Mokhtar Thekafi kundër pushteteve tiranike të asaj kohe. Në periudhën bashkëkohore, gjithashtu revolucione dhe lëvizje në vende të ndryshme të botës janë organizuar duke u inspiruar nga kryengritja e Ashurasë. Një popull i cili me vigjilencë dhe vetëdijesim i pranon çështjet që i përkasin shoqërisë, kurrë nuk mashtrohen nga armiqtë e Islamit dhe dashakeqësit e njerëzimit nuk i lejon armiqtë të ndërhyjnë në jetën e shoqërisë për ta devijuar jetën e njerëzve.

Hazreti Imam Husejni (a.s.) ka bërë kryengritje për të mbrojtur vërtetësinë e Islamit kundër padrejtësisë dhe tiranisë së Jezid bin Muavije në mënyrë që sot edhe pasi kanë kaluar disa shekuj nga ndodhja e tragjedisë së Ashurasë, myslimanët shiitë të botës përkujtojnë përvjetorin e kësaj ngjarje të madhe. Imam Husejni (a.s.) në ditën e Ashurasë ka shkuar në luftë kundër ushtrisë së tiranisë dhe u martirizua së bashku me 72 shokët e tij besnikë dhe në këtë mënyrë i dha mësimin e sakrificës dhe trimërisë të gjithë njerëzve liridashës të botës dhe u bë shëmbëlltyrë e përkryer i mbrojtjes së vlerave islame.

 

Tags