MEK; Një organizatë terroriste e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara 2
(last modified 2023-01-16T04:39:00+00:00 )
Janar 16, 2023 05:39 Europe/Tirane
  • MEK; Një organizatë terroriste e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara 2

Udhëheqës Suprem i Revolucionit më 29 Azar, gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Shahcheragh-ut, në një pjesë të fjalës së tij, përmendi çështjen e hipokritëve të MEK dhe krimet e tyre. Në programin e mëparshëm u trajtuan shkurtimisht disa nga krimet e hipokritëve kundër Iranit, ndërsa në këtë program do të shqyrtohet lidhja e tyre me Amerikën.

Për 15 vjet, Amerika i mbajti hipokritët e MEK në listën e saj të grupeve terroriste.  Shkak për këtë nuk ishin veprimet kriminale të hipokritëve kundër Iranit, por përfshirja e kësaj organizate terroriste në vrasjen e disa qytetarëve amerikanë para Revolucionit Islamik të Iranit. Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport njoftoi:

“Kolonel Louis Lee Hawkins u vra më 2 qershor 1973

Koloneli ajror Paul Shafer u vra më 21 maj 1975

Koloneli i ajrit Jack Turner u vra më 21 maj 1375

Donald J. Smith, një punonjës i Rockwell International, u vra më 28 gusht 1976

Robert A. Krongaard, një punonjës i Rockwell International, u vra më 28 gusht 1976

William C. Cattrall, një punonjës i Rockwell International, u vra më 28 gusht 1976.

Bazuar në këtë, në vitin 1997, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) u përfshi në listën amerikane të grupeve terroriste për "vrasjen" e gjashtë amerikanëve para revolucionit dhe "përpjekje për të sulmuar" selinë diplomatike të Iranit në Kombet e Bashkuara në vitin 1992.

Mirëpo mbajtja e  hipokritëve të MEK në listën terroriste të SHBA-së nuk qëndroi gjatë.  Në shtator 2012, Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë njoftoi se kishte hequr emrin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) nga lista e tij e grupeve terroriste dhe se pronat dhe asetet e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit në Shtetet e Bashkuara nuk janë më të bllokuara dhe çdo transaksion me këtë grup nuk kërkon më licencë. Gazeta angleze “Guardian” në një reportazh të shkruar nga “Avern Marat” thotë: Në vitin 2009, Anglia e hoqi këtë grup nga lista e grupeve terroriste. Në kohën e presidencës së Barack Obamës, këtij grupi iu hoq emri i grupeve terroriste dhe më pas ata u ndihmuan për të kaluar nga Iraku në Shqipëri. Përkrahja e Amerikës për hipokritët e MEK nuk përfundoi me heqjen e saj nga lista terroriste, por disa zyrtarë amerikan morën pjesë në takimet vjetore të hipokritëve të MEK dhe mbështetën veprimet e saj kriminale kundër Republikës Islamike të Iranit. Gazeta Guardian gjithashtu lidhur me këtë shkruan: “Në konferencën vjetore (takimin e hipokritëve të MEK) që mbahet në Paris, janë të pranishëm me dhjetëra përfaqësues amerikanë dhe britanikë së bashku me politikanë dhe ushtarë në pension dhe ata deklarojnë qartë se duan të rrëzojnë qeverinë iraniane dhe të emërojë Rajavin si udhëheqëse të Iranit." Hipokritët e MEK janë krahu ekzekutiv i Mossad-it dhe politikave terroriste të CIA-s në Iran.  Ky grup terrorist ka luajtur një rol të spikatur në trazirat që kanë ndodhur në Iran me pretekste të ndryshme. Përveç kësaj, ky grup terrorist është krahu ekzekutiv i Perëndimit në luftën e butë të Perëndimit kundër Iranit.

Lidhur me veprimet terroriste të hipokritëve të MEK, duhet të merren parasysh disa pika, të cilat janë si më poshtë:

1- Atentati; Pjesë e strategjisë amerikane kundër kombit iranian

Një nga veprimet e amerikanëve në përballjen me Revolucionin Islamik, që nga fillimi i fitores, ka qenë mbështetja direkte dhe indirekte ndaj grupeve terroriste, përfshirë hipokritët. Vrasja e figurave me ndikim të revolucionit në vitet '60 dhe tani vrasja e shkencëtarëve bërthamorë të vendit nga hipokritët tregojnë se strategjia amerikane në marrëdhëniet me Republikën Islamike dhe popullin e Iranit nuk ka ndryshuar.

2- Përkatësia dhe besnikëria e grupit të hipokritëve ndaj Amerikës

Një nga pikat e pamohueshme të ecurisë së veprimeve terroriste të hipokritëve është tradhtia, dorëzimi dhe varësia e tyre nga zotërinjtë e tyre perëndimorë dhe amerikanë. Pjesëmarrja e disa zyrtarëve amerikanë si; Senatori John McCain, Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, si dhe John Bolton, në takimet dhe fjalimet e hipokritëve, tregon mbështetjen e amerikanëve për këtë grup terrorist dhe besnikërinë e tyre.

3- Shtimi i terrorit me elementë të tjerë të sulmeve të kombinuara

Një pikë tjetër e rëndësishme e veprimeve terroriste të hipokritëve të MEK është përdorimi i zotërinjve të tyre perëndimorë dhe amerikanë si armë terrori dhe sanksionesh. Në këtë strategji, amerikanët, ndërkohë që vendosin sanksione maksimale, për terror përdorin edhe grupe terroriste si hipokritët dhe përpiqen të ushtrojnë presion dhe të imponojnë kërkesat e tyre ndaj kombit dhe qeverisë iraniane.

4- Përpjekja për të krijuar terror mes njerëzve

Një nga qëllimet e hipokritëve që nga vitet 1960 ka qenë krijimi i terrorit dhe frikës tek njerëzit me qëllim ndarjen e tyre nga sistemi dhe pushteti. Por veprimet terroriste të hipokritëve të MEK pavarësisht kërcënimit, terrorit, nuk kanë mundur të krijojnë një hendek mes popullit dhe regjimit.  Në rrugën e mbrojtjes së idealeve të Revolucionit Islamik, populli iranian i qëndroi mbrojtjes së revolucionit dhe gjakut të dëshmorëve të tij dhe prania e tij në arena të ndryshme si lufta e imponuar e më pas, e ka dëshmuar më së miri këtë çështje.

5- Krijimi i pengesave për ecurinë e boshtit të rezistencës

Ruajtja dhe promovimi i strategjisë së rezistencës në nivel rajonal ka qenë një nga pasojat e tjera të veprimeve terroriste të hipokritëve dhe mbështetësve të tyre perëndimorë e sionistë gjatë këtyre viteve. Fakti që veprimet terroriste të hipokritëve në nivel të brendshëm dhe rajonal, si dhe vrasja e liderëve të rezistencës, nuk mundi të krijojë përçarje në strategjinë e rezistencës së Republikës Islamike të Iranit dhe rajonit, është një tjetër pikë për t'u theksuar.

“Richard Silverstein”, gazetari dhe blogeri i famshëm hebre, në një artikull kritikoi përkrahësit e këtij sekti teksa e quajti grupin e hipokritëve të MEK një grup terrorist.  Silverstein burimin e të ardhurave të hipokritëve të MEK konsideroi atentatet që ata bëjnë në Iran në favor të organizatës Mossad dhe shtoi: Pa dyshim, Mossadi paguan mirë! Madje besoj se 400 milionë dollarët e akorduara nga Bushi në vitin 2007-ën për të destabilizuar Iranin i janë dhënë muxhahedinëve (MEK) ose Mosadit ose të dyve së bashku.  Në fund të artikullit të tij, Richard Silverstein theksoi se hipokritët e MEK janë të gatshëm të përdorin çdo mjet për të arritur qëllimet e tyre dhe shtoi: “Kur për ta ishte e dobishme që të vrisnin amerikanët, ata i vranë ata dhe tani që për ata është fitimprurëse që të vrasin shkencëtarët iranianë, ata i vrasin këta shkencëtarë”.  Padyshim që krimet e hipokritëve ndaj popullit të Iranit kryhen me mbështetjen e agjencive të inteligjencës amerikane, disa vendeve evropiane dhe regjimit sionist dhe këto vende dhe regjimi pushtues sionist, gjithashtu janë përgjegjës për krimet e këtij grupi terrorist. Megjithatë, ky grup terrorist nuk është i popullarizuar as në mesin e kritikëve të Republikës Islamike të Iranit dhe mbështetja për këtë grup vetëm sa rrit urrejtjen e popullit iranian ndaj mbështetësve të tij.

 

Tags