Shkurt 15, 2023 16:05 Europe/Tirane

Avokatët suedezë theksuan se pretendimi se ky Hamid Nouri është po ai person i quajtur me emrin "Hamid Abbasi", është një pretendim i cili nuk mund të vërtetohet, për arsye se së pari vetë Hamid Nouri e mohon këtë pretendim, gjithashtu të gjithë ata të burgosur i kishin sytë e lidhur jashtë qelive dhe nuk mund të njihnin fytyrat e njerëzve.

Hamid Nouri ditën e shtunë më 9 nëntor të vitit 2019, pasi ishte nisur me avion nga aeroporti ndërkombëtar "Imam Khomejni (ra)" në Teheran dhe kishte arritur në aeroportin e Stokholmit në Suedi, përkundër ligjeve ndërkombëtare dhe me një urdhër arresti të prokurorisë suedeze, është arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia e këtij vendi dhe për tetë muaj është mbajtur nën arrest pa kurrfarë mundësie për të kontaktuar familjen ose për të pasur qasje në konsullore, në rrethana të ngjashme me rrëmbim.

Hamid Nouri pas rreth 8 muajve, ka pasur vetëm një kontakt telefonik shumë të shkurt me familjen e tij dhe e ka informuar familjen e vet se është gjallë dhe deri 25 muaj më pas, nuk është lejuar të takohet me familjen e vet.

Gjatë 3 viteve të kaluara dhe gjithsej 26,000 orëve të kaluara në paraburgim dhe izolim, Hamid Nouri kishte vetëm 30 orë biseda telefonike dhe 10 orë takime kokë më kokë me familjen e tij dhe kjo sasi të vogël komunikimi me familjen është bërë gjithashtu nën kontrollin e rrept dhe me kufizime të shumta dhe nën masa të rrepta sigurie.

Më 14 korrik 2022, sistemi gjyqësor i Suedisë shpalli dënimin me burgim të përjetshëm pas një proces aspak gjyqësor dhe joligjor për shtetasin iranian Hamid Nouri, pasi zhvilloi 92 seanca gjyqësore. Akuza ndaj Hamid Nouri në këtë proces gjyqësor ishte kjo se pretendohet se ai gjatë vitit 1988, kishte qenë një prej autoriteteve të një burgu në Iran në të cilin mbaheshin të burgosur anëtarët e grupit terrorist MEK. Procesi i padrejtë gjyqësor ka vijuar edhe pas shqiptimit të dënimit fillestar me burgim të përjetshëm për Hamid Nourin. Gjykata e Apelit e Suedisë Më 11 janar 2023, filloi shqyrtimin e çështjeve për të cilat ishte ngritur kundërshtim dhe ankesa në lidhje me çështjen e Hamid Nouri dhe deri më tani janë mbajtur 7 seanca gjyqësore të Gjykatës së Apelit në Suedi. Avokatët e Hamid Nouri arritën të paraqesin pjesën e parë të mbrojtjes në seancën e gjashtë të Gjykatës së Apelit. Këta avokatë suedezë besojnë se prokurori nuk e ka kaluar mirë fazën e hetimit të kësaj çështjeje dhe provat e tij nuk mund të vërtetohen. Ata deklaruan se prokurori i çështjes nuk kishte mundësi të hetonte ngjarjet e 33 viteve më parë që kishin ndodhur në Iran dhe gjykata kishte pranoi argumentet e prokurorit vetëm për shkak të përsëritjes së madhe të tyre gjatë procesit gjyqësor. Të mërkurën, më 25 janar, është mbajtur seanca e shtatë gjyqësore e Gjykatës së Apelit për çështjen e Hamid Nuri. Avokatët suedezë të Hamid Nouri paraqitën mbrojtjen e tyre në seancën e shtatë gjyqësore të Gjykatës së Apelit të kësaj çështjeje të gjatë dhe treguan një rrëfim të rëndësishëm historik të ngjarjeve të vitit 1988 në Iran, që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e dosjes së Hamid Nourit. Ata besojnë se nuk janë bërë hetimet e nevojshme lidhur me përmasat dhe dimensionet e kësaj dosje, misionin dhe natyrën e komitetit të njohur prej tre personash në vitin 1988, si dhe pozitën dhe vendndodhjen e Hamid Nourit gjatë atyre zhvillimeve.

Në seancën e shtatë gjyqësore të Gjykatën e Apelit, avokatët e Hamid Nourit fillimisht theksuan se numri i ekzekutimeve të supozuara në vitin 1988, nuk është kriter i mjaftueshëm për gjykatën, sepse listat e personave që pretendohet se janë ekzekutuar nuk përputhen me njëra-tjetrën dhe shumë prova dhe dëshmi të besueshme tregojnë se shumica e dënimeve dhe verdikteve gjyqësore për ata persona të ekzekutuar, ishin shqiptuar dhe lëshuar shumë kohë më parë. Avokatët e Hamid Nouri vazhduan duke thënë: "Gjykata e Shkallës së Parë e Suedisë kishte deklaruar se një numër i madh i të burgosurve pjesëtarë të grupit MEK u ekzekutuan pas hetimit të një komisioni dhe gjatë një procesi gjyqësor i cili nuk i kishte plotësuar kushtet e nevojshme për të qenë një gjykim i drejtë dhe ata ishin ekzekutuar pas operacionit të "Forough Xhavidan". Por duhet thënë se miratimi i kësaj çështje nga Gjykata e Shkallës së Parë e Suedisë ishte tërësisht i gabuar. Këto gjoja ekzekutime të pretenduara, të cilat të cilat janë lidhur me luftën e armatosur të grupit terrorist MEK kundër Iranit dhe që u është dhënë atyre ngjyrë hakmarrjeje, në fakt nuk kishin asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë luftë të armatosur. Më pas këta avokatë sqaruan: në fakt duhet vërtetuar se a kishte qenë konflikti i armatosur motivi kryesor i këtyre ekzekutimeve ose jo, si dhe duhet shpjeguar se çfarë nënkuptohet me numrin e madh të ekzekutimeve të përmendura nga prokurori në përshkrimin e padisë dhe ai për çfarë numri të madh apo të vogël e ka pas fjalën?? Në fakt, duhet të ketë një masë të caktuar për këtë shifër në mënyrë që ky numër të kuptohet saktë nëse është i madh apo i vogël. Këta avokatë gjithashtu deklaruan më tej se burimet e hulumtimit dhe hetimeve nuk janë të besueshme për të ofruar dokumentacionin dhe dëshmitë e duhura.

Avokatët suedezë të Hamid Nouri shpjeguan këtë çështje dhe deklaruan se në këtë dosje, në lidhje me numrin e të burgosurve të ekzekutuar në atë kohë në Iran, është përdorur fjala "në masë të gjerë" dhe Gjykata e Shkallës së Parë në gjykimin e saj në këtë pjesë, u mbështet në hulumtimet e Jeffrey Robertson, por ne duhet të deklarojmë qartë se themeluesi i këtij hulumtimi është Fondacioni Abdul Rahman, i cili është një organizatë jofitimprurëse iraniane që vepron në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe duhet të përballemi në mënyrë kritike me këto burime. Dokumentet ekzistuese në dosje bazohen në informacione të dorës së dytë dhe në tregime gojore dhe nuk konsiderohen të paanshme. Avokatët vazhduan duke thënë: një problem tjetër i madh që ekziston në këtë çështje dhe që e kemi përmendur edhe më parë, është ky që se është shumë e vështirë të sigurohet qasje në gjuhën angleze në rrëfimet përkatëse të paraqitura për këtë dosje. Gjithashtu, këto tregime paraqiten nga njerëz të cilët po e përdorin këtë gjykatë si një mjet efektiv politik kundër sistemit shtetëror të Iranit dhe këto raporte nuk mund të konsiderohen të besueshme nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë. Më pas avokatët e Hamid Nouri theksuan një pikë të rëndësishme duke thënë: pavarësisht nga numri i personave të ekzekutuar dhe faktit se a është e vërtetë apo e pavërtetë kjo çështjeje, ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë një lidhje mes kësaj çështjeje dhe përgjegjësisë që mund të ketë pasur në atë kohë Hamid Nourit. Ndërsa në argumentet e paraqitura në Gjykatën e Shkallës së Parë nuk është dhënë ndonjë përshkrim i qartë i lidhjes së kësaj çështjeje me Hamid Nouri, prandaj edhe informacioni i dhënë nga prokurori në Gjykatë në rreth kësaj lidhje është i pabesueshëm dhe i pasigurt.

Avokatët e Hamid Nourit gjithashtu bënë të ditur se deri më tani janë paraqitur disa lista të ndryshme të personave të ekzekutuar, të cilat në vetvete kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në fakt, këto raporte kanë kontradikta serioze me njëra-tjetrën që nga mbiemri, data e ekzekutimit të supozuar dhe vendi i ekzekutimit të supozuar e deri te informacione të tjera. Të burgosurit e dënuar me ekzekutim në atë kohë e kishin marrë më parë dënimin me ekzekutim dhe komiteti i amnistisë që ishte formuar vetëm kishte për qëllim t'u jepte atyre një mundësi tjetër. Avokatët kujtuan se muxhahidët grupit terrorist MEK që nga viti 1981 shpallën luftë të armatosur kundër sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe kishin kryer akte terroriste, kishin vendosur bomba shpërthyese dhe kishin vrarë udhëheqës të lartë shtetëror të Iranit. Kjo do të thotë se edhe nëse Gjykata e Apelit pretendon se në periudhën kohore në fjalë kishte ndodhur vrasje masive në Iran, ajo duhet të jetë në gjendje të provojë me fakte se secili prej këtyre të burgosurve të ekzekutuar nuk kishte pasur një dënim me ekzekutim më parë. Avokatët suedezë gjithashtu theksuan se të dënuarit me ekzekutim ishin nga të gjitha grupet e armatosura. Gjithashtu, në lidhje me ekzekutimet e korrikut të vitit 1988, duhet vënë në pikëpyetje lidhja ndërmjet luftës së armatosur dhe ekzekutimit të terroristëve të MEK, sepse në këto ekzekutime nuk janë ekzekutuar vetëm terroristët e MEK, por në këto ekzekutime ishin edhe pjesëtarë të grupeve të tjera të armatosura të cilët nuk kishin marrë pjesë në sulmet terroriste të kryera nga e ashtuquajtura "Ushtria Çlirimtare" (terroristët e MEK) nuk mori pjesë. Nuk ka statistika specifike në lidhje me numrin e të burgosurve të ekzekutuar dhe nuk dihet se sa persona janë ekzekutuar në Iran gjatë kësaj periudhe.

Një çështje tjetër e përmendur nga avokatët suedezë të Hamid Nouri është mënjanimi i paqartësive rreth detyrave të komitetit të amnistisë. Komiteti i amnistisë nuk ishte Gjykatë për të nxjerrë aktgjykim dhe aktgjykimet e individëve ishin nxjerrë më parë, do të thotë para veprimit të këtij komiteti. Lidhur me atë nëse komiteti i amnistisë kishte kompetenca për të zhvilluar procedura gjyqësore apo jo, këta avokatë suedezë u shprehën: ky komitet ka qenë për amnisti dhe në fakt nuk ka qenë gjykatë, sepse nga ky komitet janë identifikuar tre kategori të personave të burgosur. Një grup ishte i përbërë nga ata që ishte zbardhur rasti i tyre dhe ishin penduar për veprimet e bëra; grupi i dytë përbëhej nga persona të ashtuquajtur "të verdhë" të cilët ishin politikisht pasivë; dhe grupi i tretë përbëhej nga ata persona që quheshin "të kuq" të cilët qëndruan në qëndrimet e tyre dhe ata që u ekzekutuan, në fakt ishin të burgosur të ashtuquajtur "të kuq" dhe në bazë të kësaj ndarjeje komiteti në fjalë kërkoi amnisti për personat që përbënin kategoritë e të burgosurve. Avokatët suedezë në vazhdim theksuan: Gjykata e Shkallës së Parë e Suedisë kishte deklaruar se këta të burgosur u dënuan në një komitet që në fakt ishte një gjykatë e cila nuk respektonte të drejtat gjyqësore të atyre të burgosurve dhe ata nuk kishin pasur akses tek një avokat. Ky pretendim mund të konsiderohet i vërtetë vetëm atëherë kur e konsiderojmë këtë komitet si gjykatë. Por proceset gjyqësore të atyre personave ishin zhvilluar më parë dhe aktgjykimet ishin nxjerrë më parë, dhe ky komitet vetëm po përpiqej të krijojë një mundësi të re për njerëzit e penduar që quheshin "Tavab". Këta avokatë vazhduan: Komiteti i Amnistisë nuk ishte diçka që ka ekzistuar vetëm në Iran, por një gjë e tillë ekziston edhe në Suedi dhe në Amerikë.

Një tjetër gjë që u përmend nga avokatët suedezë të Hamid Nouri është pabesueshmëria e faktit se këto ekzekutime u bënë vetëm disa ditë pas fetvasë së pretenduar, ndërkohë që kryerja e ekzekutimeve masive të pretenduara kërkon një planifikim dhe program të veçantë për ta mbajtur çështjen të fshehtë. Këta avokatë vazhduan mbrojtjen e tyre duke shpjeguar detyrat dhe përgjegjësitë e Hamid Nourit në burg. Përveç periudhës së shërbimit të tij ushtarak, ai punoi pjesën më të madhe të jetës së tij në një kompani minierash dhe ndërtimi dhe kishte një arsim të shkurtër dhe më pas u bë roje burgu. Avokatët suedezë të Hamid Nouri në lidhje me profesionin e punës së Hamid Nouri në burgun "Evin", deklaruan se në Gjykatën e Shkallës së Parë është pretenduar se Hamid Nuri ishte ndihmës prokuror në gjykatën, gjë që nuk është e vërtetë aspak dhe ai kurrë nuk ka marrë pjesë në ndonjë gjykatë, as nuk ka hetuar kurrë apo ndjekur penalisht ndonjë krim. Avokatët suedezë shtuan: Hamid Nouri ishte një roje burgu që nuk ndërhynte në vendimet dhe ekzekutimin e tyre dhe në parim nuk mund të ndërhynte sepse nuk kishte kompetencë për një gjë të tillë. Hamid Nouri ishte thjesht një gardian i zakonshëm burgu, prandaj akuzat ndaj tij dhe pozita e pretenduar për atë; thjeshtë janë një akuzë hipotetike. Hamid Nouri bënte punën normale të një gardiani në burg dhe gjatë asaj kohe atyre personave u kishin lidhur sytë për shkak të llojit të krimit që kishin kryer vetë ata.

Avokatët suedezë vazhduan duke thënë se pretendimi se ky Hamid Nouri është po ai person i quajtur me emrin "Hamid Abbasi", është një pretendim i cili nuk mund të vërtetohet, për arsye se së pari vetë Hamid Nouri e mohon këtë pretendim, gjithashtu të gjithë ata të burgosur i kishin sytë e lidhur jashtë qelive dhe nuk mund të njihnin fytyrat e njerëzve. Avokatët deklaruan: Duhet thënë se ky pretendim i bërë për Hamid Nouri mund të jetë bërë vetëm për motive dhe armiqësi personale. Gjithashtu, emri i Hamid Nouri nuk është në mesin e anëtarëve të komitetit të amnistisë. Sipas këtyre avokatëve, në lidhje me Hamid Nouri janë bërë pretendime të ekzagjeruara, përball të të cilave duhet të përgjigjemi duke pyetur nëse ky person i ka marrë jetën dikujt apo a ka marrë pjesë në vrasjen e ndonjë personi??? Avokatët suedezë të çështjes së Hamid Nourit më pas vazhduan të shprehnin kundërshtime dhe shkelje të rregullave që ishin bërë gjatë procedurave gjyqësore ndaj Hamid Nouri. Ata deklaruan se prokurorët e çështjes në lidhje me ekzekutimet e pretenduara nuk kanë kryer kurrfarë hetime në lidhje me anëtarët e Komitetit të Amnistisë dhe nuk kanë kryer asnjë hetim në lidhje me pozitën administrative të Hamid Nouri dhe as nuk e kanë marrë mundimin të shkojnë në Iran dhe të vizitojnë dhe hetojnë nga afër hapësirat e ndryshme të burgut "Raxhai" të qytetit. Asnjë dokument dhe provë në lidhje me të dhënat dhe gjykimet e këtyre njerëzve nuk është marrë nga arkivat dhe çështjet administrative dhe nuk është bërë asnjë hetim nga regjistri civil i Iranit për certifikatat e vdekjes së njerëzve. Në fakt, nuk është kryer asnjë kërkim dhe asnjë hetim në këtë fushë dhe ekzistojnë mangësi serioze në vërtetimin e padisë së paraqitur kundër Hamid Nouri.

Tags