Zbërthimi i qëllimeve dhe rezultateve të vizitës së Muhamed bin Selman (MBS) në Amerikë
(last modified Fri, 13 Apr 2018 09:12:14 GMT )
Prill 13, 2018 11:12 Europe/Tirane

Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, pas vizitës në Kajro dhe Londër, në vizitën e tij të tretë jashtë vendit në mars të vitit 2018 shkoi në Uashington.

Rezultatet e vizitës

Kjo ishte vizita e parë e Bin Selman në Amerikë pas emërimit të tij në postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Në këtë programe do të shqyrtojmë rezultatet e vizitës së Muhamed bin Selman në Amerikë.

Muhamed bin Selman me propagandë të gjerë është munduar që të takohet me krerët e lobit sionist në Amerikë, me investitorët e mëdhenj, me politikanë pensionist si dhe me pronarët dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanive si “Walt Deezny”, “Amazon” dhe “Microsoft” dhe nëpërmjet këtyre takimeve t’i realizojë qëllimet propaganduese të vizitës së tij në Amerikë, mirëpo vizita e Bin Selman në Amerikë është dalluar më së shumti me tre çështje: dështimi në anulimin e ligjit JUSTA, forcimi i vështrimit poshtërues dhe përfitues të Trump ndaj Arabisë Saudite, si dhe njohja zyrtare e regjimit sionist.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite gjatë vizitës në Arabinë Saudite ka bërë shumë përpjekje që t’i bindë autoritetet amerikane për anulimin e ligjit “Drejtësi përball mbështetësve të terrorizmit” (JUSTA), mirëpo ai nuk arriti të realizojë këtë qëllim. Ligji “Drejtësi përball mbështetësve të terrorizmit” u miratua në shtator të vitit 2016 nga Kongresi i Amerikës. Ky ligj u jep leje gjykatave që në rast të kryerjes së ndonjë sulmi terrorist brenda në territorin e Amerikës, të heqin imunitetin gjyqësor të shteteve të huaja të cilat në mënyrë tradicionale e gëzojnë këtë imunitet, por që dyshohen për pjesëmarrje në sulme të tilla. Në kohën kur në tekstin e këtij ligji nuk është përmendur fare “sulmi i 11 shtatorit” ose qeveria e Arabisë Saudite, qëllimi kryesor i ligjvënësve amerikanë nga paraqitja e këtij ligji, është krijimi i kushteve për hetimin e autoriteteve të Arabisë Saudite të implikuara në këtë sulm. Gazeta “Al-Misrijun” në një analizë të saj në lidhje me këtë çështje, këtë ligj e ka cilësuar si një thikë nga mbrapa për Arabinë Saudite. Gjykatësi “George Daniels”, një gjykatës në Manhattan të Amerikës, duke refuzuar kërkesën për anulimin e ligjit JUSTA, ka theksuar në ndjekjen dhe shqyrtimin e padive të ngritura ndaj Arabia Saudite për të marrë dëmshpërblim. Në këtë mënyrë, Muhamed bin Selman ka dështuar në realizimin e njërit prej qëllimeve më të rëndësishme të tij në Uashington. Pyetja që shtrohet në lidhje me këtë çështje është kjo se a miraton ligje të tilla Amerika edhe për regjimin sionist të Izraelit? Arabia Saudite sidomos në periudhën e sundimit të mbretit Selman dhe djalit të tij Muhamed, i ka dhuruar me qindra miliarda dollarë Amerikës, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat të rëndësishëm, përveç koordinimit të politikës së Uashingtonit me Arabinë Saudite për të akuzuar disa vende të tjera dhe për shpërdorimin e dollarëve naftor të Arabisë Saudite në xhepat e Donald Trump.

Nuk mund të mohohet se Arabia Saudite është një vend i rëndësishëm në botën islame dhe në nivelin e Lindjes së Mesme. Donald Trump i cili edhe në administratën amerikane ka sjellje poshtëruese ndaj anëtarëve të kabinetit të tij qeverisës ku një prej shembujve të tillë është shkarkimi i Rex Tillerson nga posti i sekretarit amerikan të shtetit me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, edhe në sjelljen me princin Muhamed bin Selman ka treguar vështrimin e tij poshtërues ndaj Arabisë Saudite edhe atë në mënyrë të hapur përpara kamerave. Bruce Riedel, analist i lartë i institutit “Brokings”, në lidhje me këtë ka shkruar: “Trump gjatë pritjes së princit saudit më 20 mars, ka treguar një poster i cili tregonte shitjen e armatimit amerikan për Arabinë Saudite. Presidenti amerikan foli rreth asaj se sa të pasur janë sauditët dhe u ankua se ata nuk po blejnë armatime nga Amerika në masë të mjaftueshme. Këto fjalë mund të aludojnë në kontratën 110 milionë dollarësh të muajit maj të vitit 2017 që u nënshkrua në Riad dhe Trump mendon se është shumë e vogël. Në kohën kur presidenti amerikan tha se blerjet e Arabisë Saudite pas atij takimi përbënin vetëm “para të vogla në fund të xhepit të sauditëve” dhe më pas paraqiti një poster i cili tregonte marrëveshjet e tij të preferuara për armatime, princi saudit dukej se nuk ndihej mirë”.

Faqja informative e CNN në internet në një raport të saj ka shkruar: “Në takimin e Trump dhe Bin Selman, kur Trump vendosi tablonë e dytë përpara Bin Selman dhe foli në lidhje me shifrat e kontratës, Muhamed bin Selman në mënyrë të hapur ishte i shqetësuar”. CNN në raportin e tij ka shtuar: “Qëllimi i Bin Selman në vizitën në Uashington ishte manovrimi rreth çështjeve së rolit të tij në ndryshimin e Arabisë Saudite dhe shndërrimin e këtij vendi në një aleat më të dëshiruar dhe më të pëlqyer për Amerikën”. Ndërkohë, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu në një mesazh të publikuar në Twitter, vuri në dukje poshtërimin e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite nga ana e presidentit të Amerikës dhe ka shkruar: “Disa për faktin se mund t’i “mjelin” të tjerët, fluturojnë nga gëzimi ndërsa disa të tjetër nga fakti se po milen nga të tjerët, gëzohen edhe më shumë”.

Realiteti është ky që Arabia Saudite për Donald Trump gjatë një viti të kaluar kurrë nuk ka pasur vlerën e një vendi në nivel të një “aleati” të vërtetë dhe Trump ka vështrim vetëm materialist ndaj qeverisë saudite. Në këtë kuadër, gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” duke vë në dukje interesat ekonomike të SHBA në lidhje me Arabinë Saudite, këtë vend arab e ka konsideruar “blerës kryesor të armatimeve të prodhuara në Amerikë i cili po shpenzon me miliarda dollarë për të blerë armatimet e Amerikës”. Trump edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentët e Estonisë dhe Lituanisë në lidhje me kërkesën e Bin Selman që forcat amerikane të qëndrojnë në Siri për një periudhë afatmesme, në mënyrë të qartë ka thënë: “Sauditët duhet të paguajnë shpenzimet e pranisë së Amerikës në Siri”.

Davud Harmidas Bavand, profesor universiteti, gjithashtu duke analizuar vizitën e Bin Selman në Amerikë, ka thënë se “Uashingtoni po vazhdon ta shfrytëzojë sauditët si një mjet. Nevoja e sauditëve për Amerikën nuk kufizohet vetëm në çështjen e mbështetjeve ndërkombëtare. Por ekzistojnë shumë çështje të tjera si kriza në Jemen, kriza në Siri dhe Irak, çështja e Irani dhe gjithashtu edhe ajo e Libanit të cilat për Bin Selman dhe regjimin Al Saud kanë krijuar sfida të mëdha dhe në fund janë bërë shkak që regjimi Al Saud të anojë më shumë drejt SHBA. Kontratat miliarda dollarësh për shitblerjen e armatimeve të nënshkruara mes Arabisë Saudite dhe Amerikës më shumë se çdo gjë tjetër, janë rezultat i nevojës së Riadit për Uashingtonin dhe Riadi po mundohet që nëpërmjet këtyre kontratave me miliarda dollarësh, të mbajë Lindjen e Mesme akoma në qendër të politikave të Uashingtonit”. Muhamed bin Selman me ambiciet e tij politike në nivel të rajonit dhe me forcimin e varësisë së Arabisë Saudite për Amerikën, në realitet po shkatërron kredibilitetin e Arabisë Saudite.

Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite gjatë vizitës në Uashington në mënyrë zyrtare ka njohur ekzistencën e shtetit izraelit. Në realitet, gjatë vizitës së Bin Selman në Amerikë u realizua një prej qëllimeve më të rëndësishme të Izraelit dhe regjimi sionist u njoh zyrtarisht nga Arabia Saudite, do të thotë nga një prej vendeve më të rëndësishme islame. Bin Selman në intervistën e tij me revistën amerikane “Atlantik”, ka thënë se vendi i tij ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin dhe ka pohuar: “Arabia Saudite ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin dhe nëse do të vendoset një paqe, do të krijohet një përfitim i madh mes Izraelit dhe vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe vendeve si Egjipti dhe Jordania”. Ilad Ratson, një diplomat izraelit në Londër, ka thënë: “Deklaratat e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite tregojnë se Arabia Saudite mbështet politikat e Izraelit brenda në rajon”. Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” në reagim ndaj deklaratave të Muhamed bin Selman, ka shkruar: “Para këtyre deklaratave nuk ka qenë i mundur krijimi i çfarëdo lloj marrëdhënieve mes Arabisë Saudite në kuadër të “iniciativës arabe për paqe”, mirëpo aktualisht me ardhjen në pushtet të Bin Selman, rrethanat kanë ndryshuar”.

Deklaratat e Muhamed bin Selman janë përballur me shumë reagime në botën arabe. Përdoruesit arabë të rrjeteve sociale njohjen zyrtare të Izraelit e kanë cilësuar si çmim të Muhamed bin Selman që duhet ta paguajë për tu pranuar si sundues dhe mbret i ardhshëm i Arabisë Saudite nga ana e Izraelit dhe Amerikës dhe një njollë turpi për princin e kurorës së këtij vendi. Ata gjithashtu kanë thënë se Bin Selman do ta bëjë atë çfarë nevojitet për shkatërrimin e Arabisë Saudite. Disa analistë gjithashtu në reagim ndaj këtij veprimi të Muhamed bin Selman kanë thënë se njohja zyrtare e Izraelit, ishte një prej kushteve të Donald Trump për ta dhënë pëlqimin për mbretërinë e Muhamed bin Selman. Vail Kandil, analist egjiptian, duke kritikuar këtë veprim të Muhamed bin Selman, ka thënë: “Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite po flet në gjuhën arabe dhe po mendon në gjuhën hebraishte”. Jaser Al-Zatre, shkrimtar palestinez në Rripin e Gazës, gjithashtu në reagim ndaj deklaratave të Muhamed bin Selman, ka thënë: “Sionistët nuk kanë kurrfarë të drejte ndaj asnjë pjese të territorit të Palestinës. Ata janë sulmues të cilët kanë ardhura nga rajone të tjera të botës për ta pushtuar dhe uzurpuar një vend tjetër dhe kanë dëbuar me forcë banorët autokton dhe deklarata të tilla në lidhje me “të drejtën”, janë plotësisht të kota dhe të pavlerë”.

Veprimi i Muhamed bin Selamn për ta njohur zyrtarisht regjimin izraelit, është bërë me qëllim që ta fitojë mbështetjen e Amerikës për të arritur në krye të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, ndërkohë që  deri në vitet e para të shekullit 21, mbrojtja e idealeve të Palestinës ka qenë një prej elementëve që u jepte legjitimitet sunduesve arabë duke përfshirë edhe sunduesit e Arabisë Saudite. Muhamed bin Selman me këtë veprim ka treguar se Arabia Saudite është në rrugën e humbjes së pozitës së saj rajonale.

Ngjarjet që ndodhën gjatë vizitës së Muhamed bin Selman në Amerikë, tregojnë se ai për të arritur në krye të fronit mbretëror të Arabisë Saudite është në gjendje të pranojë edhe poshtërimin për Arabinë Saudite. Vizita e Muhamed bin Selman në Amerikë përfundoi në rrethana kur ai me 8 prill zhvillon një vizitë në Francë për të biseduar me funksionarët më të lartë të Francës. Me vizitën e Bin Selman në Francë, ai praktikisht brenda një muaji zhvillon vizita në tre vende të botës, në Angli, në Amerikë dhe në Francë. Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite para vizitës së fundit në Amerikë, ka zhvilluar një vizitë në Angli. Mund të pritet që Muhamed bin Selman gjatë vizitës në Francë, me blerjen e armatimeve të prodhuar nga ky vend, mundohet të fitojë mbështetjen e pallatit Elize për të arritur në krye të fronit mbretëror të Arabisë Saudite.

Tags