Zbërthimi i qëllimeve dhe rezultateve të vizitës së Muhamed bin Selman (MBS) në Amerikë
(last modified Fri, 13 Apr 2018 09:12:33 GMT )
Prill 13, 2018 11:12 Europe/Tirane

Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, pas vizitës në Kajro dhe Londër, në vizitën e tij të tretë jashtë vendit në mars të vitit 2018 shkoi në Uashington.

Qëllimet e vizitës

Kjo ishte vizita e parë e Bin Selman në Amerikë pas emërimit të tij në postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Në këtë programe synojmë të zbërthejmë dhe shqyrtojmë qëllimet e vizitës së Muhamed bin Selman në Amerikë.

Kanë kaluar 75 vite që nga fillimi i marrëdhënieve zyrtare të Arabisë Saudite dhe Amerikës. Në realitet vizita dy javore e Muhamed bin Selman në Amerikë është zhvilluar në vitin 75-të të fillimit të marrëdhënieve zyrtare mes të dy vendeve. Vizita e fundit e Muhamed bin Selman në Amerikë, është vizita e tij e dytë pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e parë e Bin Selman në Amerikë është zhvilluar në mars të vitit 2017 dhe ai ishte personi i parë nga familja mbretërore Al Saud i cili është takuar me Donald Trump. Në vizitën e vitit të kaluar, Muhamed bin Selman, ishte zv/trashëgimtar i fronit mbretëror, ministër i mbrojtjes dhe shefi i kompanisë “Aramco”, ndërsa në vizitën e fundit përveç ruajtjes së posteve të mëparshme si ministër i mbrojtjes dhe shef i kompanisë Aramco, mbante edhe postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror, pra me fjalë të tjera konsiderohej mbreti jozyrtar i Arabisë Saudite.

Vizita e Bin Selman në Amerikë mund të analizohet në dy nivele: në nivel të brendshëm dhe në nivel rajonal. Në nivel të brendshëm, qëllimet më të rëndësishme të Bin Selman në vizitën e tij në Amerikë, mund të konsiderohen si qëllime personale propaganduese dhe tranzicion nga procesi i rregullimi rishtazi të marrëdhënieve me Amerikën.

Nga aspekti personal, qëllimi më i rëndësishëm i Bin Selman është shfrytëzimi i mbështetjes së Amerikës për të arritur në krye të fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Qëllim ky për të cilin Bin Selman ka deklaruar se vetëm vdekje mund ta pengojë që të mos e realizojë atë.

Bruce Riddle, analist i qendrës hulumtuese “Brokings”, vizitën e Muhamed bin Selman në Uashington e konsideron të ngjashme me vizitën e vitit 1946 të princit saudit Fejsal bin Abdulaziz në Uashington. Bruce Riddle në lidhje me këtë ka shkruar: “Marrëdhëniet e Amerikës dhe Arabisë Saudite kanë një jetë 75 vjeçare. Për herë të parë princi Fejsal bin Abdulaziz, djali i tretë Abdulaziz, themeluesit të dinastisë Al-Saud në Arabinë Saudite, në vitin 1943 dhe në mes të Luftës së Dytë Botërore, ka shkuar në Uashington dhe është takuar me presidentin amerikan në atë kohë Franklin D. Roosevelt. Princi Fejsal ishte dërguar në Uashington nga ana e babait të tij Abdulaziz. Në Uashington princit Fejsal i është bërë një ceremoni pritje jashtëzakonisht solemne dhe madhështore e cila konsiderohet e paharrueshme. Gjatë kësaj vizite të dy palët arritën marrëveshje për ndërtimin e bazës ushtarake amerikane në rajonin Zahran të Arabisë Saudite, e cila ishte baza e parë ushtarake ajrore e Amerikës në Lindjen e Mesme. Kjo bazë ushtarake u përurua në vitin 1946. Amerikanët deri në vitin 1996 e kanë shfrytëzuar këtë bazë ajrore”.

Në realitet Fejsal bin Abdulaziz në atë kohë privilegjet e bazës ushtarake në territorin e Arabisë Saudite ia dhuroi Amerikës së bashku me privilegjet e naftës, mirëpo çështje e rëndësishme është kjo që vizita e Fejsal bin Abdulazizit në Uashington nuk u bë shkak që ai të bëhet mbret i Arabisë Saudite pas vdekjes së babait, por së pari vëllai i tij Saud bin Abdulaziz u bë mbret dhe pastaj në vitin 1964, Fejsal bin Abdulaziz arriti në krye të fronit mbretëror, por sundimi i tij përfundoi me vrasjen e tij.

Muhamed bin Selman synon të bëhet mbret i Arabisë Saudite dhe beson se mbështetja e Amerikës mund të jetë garanci për arritjen e tij deri në këtë post, edhe pse mbështetja e Amerikës në dekadën e pestë të shekullit të kaluar nuk u bë garanci që Fejsal bin Abdulaziz të bëhet mbret.

Muhamed bin Selman gjithashtu para se të emërohet në postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror, së pari ka krijuar kushtet për udhëtimin e vizitës së Trump në Riad dhe vetëm disa ditë pas vizitës me plotë shpenzime të presidentit amerikan në Riad, Bin Selman duke e larguar princin Muhamed bin Najef, zyrtarisht u emërua trashëgimtar i fronit mbretëror të Arabisë Saudite dhe aktualisht ka vetëm një hap deri në arritjen në postin e mbretit të Arabisë Saudite. Ekzistojnë shumë supozime se trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite gjatë vizitës dyjavore që zhvilloi në Amerikë, ka krijuar rrethanat për shpalljen e mbretërisë së tij edhe gjatë kohës kur babai i tij është akoma gjallë. Në lidhje me këtë çështje, Andrew Boen, ekspert mysafir i institutit “American Interpraice”, ka thënë: “Një pjesë e arsyeve të vizitës së Bin Selman në Uashington, është përpjekje propaganduese”. Kjo propagandë në realitet përbënë manovrën e trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite e cila është bazuar mbi shtylla si lufta kundër korrupsionit financiar, zbatimi i dokumentit 2030 të Arabisë Saudite dhe zbatimi i reformave shoqërore për të cilat thuhet se edhe këto veprime janë bërë me konsultimin e funksionarëve amerikanë, sidomos Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump. Aktivisti i njohur i Arabisë Saudite me emrin “Muxhtehid” në faqen e tij në Twitter, ka zbuluar se vizita 14 ditore e Muhamed bin Selman në Amerikë, është bërë vetëm me qëllim të propagandës dhe reklamimeve për atë personalisht. Sipas Muxhtehid, “Bin Selman po bënë përpjekje që nëpërmjet ndikimit mbi kompanitë dhe mbi institucionet të cilat kanë ndikim në Kongresin e Amerikës, ta bindë këtë institucion ligjvënës të Amerikës dhe institucionet e tjera amerikane në lidhje me planet e veta”.

Takimi i trashëgimtarit të fronit mbretëror me disa personalitete të lobit sionist në Amerikë dhe gjithashtu deklarata e tij zyrtare në lidhje me regjimin sionist të cilat kishin domethënien e njohjes zyrtare të këtij regjimi, gjithashtu janë bërë në kuadër të qëllimeve propaganduese të Muhamed bin Selman. Edhe pse Bin Selman beson se duhet normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist, por aktualisht ai po bënë përpjekje që në hapin e parë të fitojë mbështetjen e këtij regjimi dhe të lobit të fuqishëm sionist në Amerikë për të arritur në krye të fronit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Muhamed bin Selman nuk ka kaluar procesin normal për arritjen në krye të piramidës së pushtetit në Arabinë Saudite dhe më së shumti e ka shfrytëzuar pozitën e babait të vet për të arritur në pushtet. Ai aktualisht për të arritur në majën e pushtetit në Arabinë Saudite, do të thotë për tu bërë mbret i këtij vendi, më së shumti është përqendruar në marrjen e mbështetjes së institucioneve dhe lobeve të fuqishme në Amerikë.

Kalimi i procesit për rregullimin e ri të marrëdhënieve Riad-Uashington, ishte një qëllim tjetër i brendshëm i Muhamed bin Selman në vizitën e tij të fundit në Amerikë. Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Amerikës kurrë nuk kanë qenë marrëdhënie stabile, sepse këto marrëdhënie gjithnjë janë shoqëruar me batica dhe zbatica. Një prej periudhave më të rëndësishme në të cilat kanë qenë të shumta këto batica dhe zbatica, ka qenë periudha e presidencës së Barak Obama në Amerikë. Edhe pse administrata e Obamas ka vendosur sanksionet më të rënda kundër Republikës Islamike të Iranit, mirëpo megjithëkëtë Arabia Saudite ishte prej kundërshtarëve të negociatave bërthamore mes Republikës Islamike të Iranit dhe Grupit 5+1. Njëkohësisht me këtë, administrata e Barak Obamas ka bërë shumë kritika ndaj gjendjes së keqe të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Prandaj, marrëdhëniet Riad-Uashington sidomos në mandatin e dytë të presidencës së Obamas nuk janë zhvilluar pozitivisht dhe në një farë mënyrë ato kanë qenë marrëdhënie të ftohta. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, qeveria saudite ka bërë përpjekje të mëdha që duke shfrytëzuara faktorin ekonomik, të rregullojë rishtazi marrëdhëniet me Amerikën. Husejn Ibish, hulumtues i një instituti studimor në Uashington, në lidhje me këtë çështje mendon se “Uashingtoni dhe Riadi kanë kryer pjesën më të lehtë e cila është rregullimi rishtazi i marrëdhënieve”.

Vizita e dytë e Muahmed bin Selman në Amerikë gjatë një viti të fundit, është bërë me qëllim të forcimit të marrëdhënieve me Amerikën dhe në realitet të dy vendet kanë kaluar fazën e rregullimit rishtazi të marrëdhënieve. Pikërisht në këtë kuadër, Muhamed bin Selman me pranimin dhe zbatimin e reformave të modelit amerikan në politikat sociale, më shumë se në çdo kohë tjetër po e çon Arabinë Saudite drejtë disa normave amerikane dhe në realitet kjo rrugë është rruga që e dëshiron administrata e Uashingtonit.  

Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite përveç qëllimeve të brendshme, në vizitën e tij në Amerikë kishte edhe qëllime rajonale që ashpërsimi i përballjes me Iranin, dalja nga balta e Jemenit, krijimi i koalicionit trekëndësh Arabi Saudite-Amerikë-Izrael në krizën e Sirisë, konsiderohen më të rëndësishmet prej këtyre qëllimeve.

Muhamed bin Selman në Amerikë duke përsëritur pretendimet e kaluara, ka paraqitur edhe pretendime të reja kundër Republikës Islamike të Iranit. Muhamed bin Selman në Amerikë në mesin e anëtarëve luftënxitës të kabinetit qeveritar të Amerikës përsëri pretendoi se Irani po mbështet terrorizmin. Bin Selman në Amerikë akuzoi Iranin për mbështetje ndaj terrorizmit në kohën kur Donald Trump, presidenti i Amerikës, në kohën e fushatës elektorale për zgjedhje presidenciale, në mënyrë të qartë ka pohuar se grupet terroriste si ISIS janë krijuar nga Amerika. Njëkohësisht me këtë, Bin Selman në deklaratat e tij të reja në intervistën me gazetën amerikane “Wall Street Journal”, pretendoi: “Nëse me presion mbi Iranin nuk do të arrijmë t’i realizojmë qëllimet tona, ekziston mundësia që në 10-15 vitet e ardhshme të futemi në luftë me Iranin”. Këto pretendime të trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite më shumë se çdo tjetër, tregonin këtë se ai në Amerikë ishte “entuziazmuar” jashtë mase. Bin Selman po bënë përpjekje të mëdha që të inkurajojë Amerikën për luftë me Iranin, mirëpo administrata e Uashingtonin shumë mirë është e vetëdijshme për shpenzimet e luftës me Iranin dhe nuk bie në kurth të entuziazmit dhe ëndrrave të Muhamed bin Selmanit të pavetëdijshëm për pasojat e luftës.

Në kohën kur lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyr në vitin e katërt, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite gjatë vizitës në Amerikë pretendoi: “Arabia Saudite nuk ka kursyer kurrfarë përpjekje për përmirësimin e situatës njerëzore dhe humanitare në Jemen”. Njëkohësisht me këtë, Bin Selman ka bërë përpjekje që duke paguar një miliard dollarë për OKB-në, të reduktojë kritikat e kësaj organizate ndaj Arabisë Saudite për shkak të luftës në Jemen”. Megjithëkëtë, siç duket propaganda e Bin Selman në lidhje me përpjekjet humanitare të Arabisë Saudite në Jemen, nuk kishte efekt as edhe në Amerikë. Në këtë kuadër, gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka shkruar se Bin Selman gjatë vizitës në Amerikë dhe gjatë takimeve në Kongresin e Amerikës, është përballur me një pritje të ftohtë të kongresmenëve amerikanë për arsye se Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit ka kërkuar nga Bin Selman që të marrë masa të drejta në lidhje me Jemenin.

Lufta në Siri ishte një temë tjetër rreth të cilës ka diskutuar Bin Selman me funksionarët amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington. Çështje e rëndësishme është kjo që Donald Trump edhe në lidhje me këtë çështje Arabinë Saudite e ka shikuar si një “lopë për ta mjelë”. Në kohën kur trashëgimtari i Arabisë Saudite kërkoi qëndrimin e Amerikës në Siri dhe bëri përpjekje që të krijojë koalicionin trekëndësh Arabi Saudite-Amerikë dhe Izrael në krizën e Sirisë kundër qeverisë legjitime të këtij vendi dhe aleatëve të saj, Donald Trump në mënyrë të qartë ka deklaruar se Amerika së shpejti do të tërheqë forcat ushtarake të saj nga Siria. Ky qëndrim i Trump para se të jetë i “vërtetë dhe zbatues”, është një qëndrim me qëllim të “mjeljes” përsëri të Arabisë Saudite, sepse Amerika aktualisht në Siri ka 10 baza ushtarake dhe po bënë plane për prani afatgjate në Siri. Deklaratat më të fundit të Trump i cili ka thënë se nëse Arabia Saudite dëshiron të mbetet prania amerikane në Siri, atëherë duhet të paguajë shpenzimet e këtij misioni amerikan, në mënyrë të hapur tregojnë këtë se presidenti i SHBA nuk synon të tërheqë forcat ushtarake nga Siria, por synon që shpenzimet e pranisë ushtarake të Amerikës në Siri t’ia lë Arabisë Saudite. Administrata e Trump është e vetëdijshme për brengosjet e Arabisë Saudite, prandaj në mënyrë të vetëdijshme po mundohet që duke shfrytëzuar këto brenga, dollarët e naftës së Arabisë Saudite t’i derdhë në Amerikë, qëllim ky i cili gjatë një viti të kaluar është realizuar në mënyrë të hapur. Në kohën kur Muhamed bin Selman po bënë përpjekje që të vendosë “marrëdhënie personale” me funksionarët amerikanë, në strategjinë e administratës së Trump në lidhje me Arabinë Saudite nuk vërehen kurrfarë gjurmë të një “marrëdhënie personale”, por Trump ka një vështrim poshtërues dhe vetëm materialist ndaj qeverisë saudite dhe për atë nuk ka dallim që sundues i Arabisë Saudite të jetë Muhamed bin Selman apo ndonjë princ tjetër.

Tags