Nga roli kyç i Amerikës në krijimin e ISIS e deri në pretendimin për luftën kundër tij (2)
(last modified Sun, 03 Nov 2019 13:54:20 GMT )
Nëntor 03, 2019 14:54 Europe/Tirane
  • Nga roli kyç i Amerikës në krijimin e ISIS e deri në pretendimin për luftën kundër tij (2)

Presidenti amerikan Donald Trump i cili njihet për marrjen e vendimeve polemike dhe të paparashikuara, më 19 dhjetor të vitit 2018, në mënyrë të papritur deklaroi se do t’i largojë forcat amerikane nga Siria.

Presidenti i Amerikës me shpalljen e fitores kundër grupit terrorist ISIS në Siri, pretendoi se më nuk po shikon ndonjë arsye për të qëndruar në Siri. Donald Trump në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Ne kemi thyer ISIS në Siri dhe kjo ishte arsye e vetme e pranisë tonë atje gjatë mandatit tim presidencial”. Trump në llogarinë e tij në Twitter gjithashtu ka shkruar: “Pas fitoreve historike që kemi shënuar në luftën kundër grupit terrorist ISIS, tani ka ardhur koha që t’i kthejmë ushtarët tanë nga Siria në atdhe”. Në fazën tjetër, Shtëpia e Bardhë më 22 mars të vitit 2019, me anë të një deklarate, ka deklarua rënien e bastionit të fundit të grupit terrorist ISIS në Siri. Megjithëkëtë, pretendimet e Trump në lidhje me thyerjen e ISIS dhe vendimi i tij për tërheqjen e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria është pritur me reagime të ndryshme në qarqe të brendshme nga ana e aleatëve të Amerikës. Senatori republikan Lindsey Graham e konsideroi vendim të gabuar largimin e forcave amerikane nga Siria dhe theksoi se ky veprim do të shtojë motivet e grupit terrorist ISIS për t’u rikthyer. Sipas Nadir Entesar, profesor në Universitetin Alabama, ka thënë: “Ky vendim i Amerikës ose më mirë të themi ky vendim personal i Donald Trump në periudhën aktuale, ishte tërësisht i paparashikuar dhe ka krijuar një tronditje të madhe në politikën e jashtme të Amerikës”.

Pavarësisht pretendimeve të Trump për thyerjen e grupit terrorist ISIS, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, më 7 gusht të vitit 2019, ka deklaruar se pjesëtarët terrorist të ISIS vazhdojnë të qëndrojnë në Siri dhe Irak dhe po vazhdojnë të kryejnë veprimet e tyre terroriste. Sipas raportit të faqes zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin tre mujor të 18-të të inspektorit të përgjithshëm të operacionit OIR (Operation Inherent Resolv), është theksuar se forcat e grupit terrorist ISIS vazhdojnë të transferohen në Siri dhe të stabiliziojnë pozitën e tyre në Irak. Operacioni OIR është një operacion që ushtria e Amerikës pretendon se po e kryen për thyerjen e grupit terrorist ISIS që nga viti 2016 e deri më tani. Në bazë të supozimeve të grupit punues të përbashkët të operacionit OIR të u ushtrisë së Amerikës në periudhën aktuale nga 14 deri në 18 mijë terroristë të ISIS janë të pranishëm në Irak dhe Siri që mbi 3000 persona prej tyre janë forcat të huaja që i janë bashkuar grupit terrorist ISIS. Pavarësisht kësaj, ekzistojnë supozime të ndryshme në lidhje me numrin e terroristëve të grupit ISIS. James Jeffry, përfaqësuesi special i Amerikës në Siri, gjithashtu në gusht të vitit 2019, ka deklaruar se rreth 15 mijë forca aktive të ISIS janë të pranishëm në Siri dhe Irak. Raporti i fundit i Pentagonit ishte në kundërshtim me deklaratat dhe pretendimet e Donald Trump për thyerjen e prerë të grupit terrorist ISIS.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, pavarësisht paralajmërimeve në lidhje me riaktivizimin e grupit terrorist ISIS, me largimin e forcave ushtarake amerikane nga rajonet të cilët u sulmuan nga Turqia në veri të Sirisë në tetor të vitit 2019, krijoi rrethanat për ringjalljen e grupit terrorist ISIS në Siri. Turqia që nga 9 tetori i këtij viti, ka filluar operacionin ushtarak të quajtur “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë me qëllim të asaj që Ankaraja e quajti “vendosja e sigurisë në kufijtë e Turqisë duke spastruar këto zona nga elementët terroristë dhe garantimin e kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë”. Turqia në këtë operacion duke sulmuar burgjet dhe kampet në të cilat mbaheshin terroristët e grupit ISIS dhe familjet e tyre, krijoi rrethanat për arratisjen e tyre. Rreth 11 mijë terroristë të ISIS po mbahen të burgosur në veri të Sirisë.

Në këtë mënyrë pavarësisht paralajmërimeve të kurdëve të Sirisë në lidhje me arratisjen e terroristëve të burgosur të ISIS nga burgjet dhe kampet në veri të Sirisë, agresioni ushtarak i Turqisë praktikisht ka krijuar këtë mundësi për arratisjen e terroristëve të ISIS. Sipas disa raporteve, të paktën 800 terroristë të ISIS janë arratisur nga kampet nën kontrollin e kurdëve të Sirisë dhe Trump në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Ne kemi në dispozicion të burgosurit më të këqij pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Turqia dhe kurdët nuk duhet të lejojnë arratisjen e terroristëve të ISIS. Evropa  duhet t’i pranojë këta terrorist dhe kjo duhet të ndodhë qysh tani menjëherë. Kurrë nuk do të lejojmë që këta persona të hyjnë brenda në territorin e Amerikës.

Në këtë mënyrë Amerika me qëllim ka krijuar kushtet e përshtatshme për riaktivizimin e grupit terrorist ISIS duke arratisur pjesëtarët e këtij grupi terroristë që sipas shumë gjasave ata do të riorganizohen dhe përsëri do të kryejnë operacione terroriste. Në realitet Donald Trump edhe kësaj radhe ndjek qëndrime të dyanshme. Trump nga njëra anë pretendon se grupi terrorist në Siri është shkatërruar tërësisht dhe më nuk ka kurrfarë arsye për vazhdimin e pranisë së forcave ushtarake të Amerikës në këtë vend, sepse këto forca që nga viti 2014, janë të pranishme në Siri me pretekst të luftës kundër ISIS dhe në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS. Nga ana tjetër, Donald Trump paralajmëron Ankaranë dhe kurdët që të kujdesën për pjesëtarët e ISIS dhe të mos lejojnë arratisjen e tyre, ndërkohë që agresioni ushtarak i Turqisë krijon rastin më të mirë për arratisjen e terroristëve të grupit ISIS nga burgjet dhe për rifillimin e veprimeve terroriste. James Mattis, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, ka deklaruar se nëse Uashingtoni nuk vazhdon presionin e vet mbi grupin terrorist ISIS në Siri, atëherë ky grup terrorist përsëri do të rifillojë veprimet e veta terroriste dhe do të ringjallet tërësisht.

Mediat amerikane duke cituar autoritetet e këtij vendi, më 27 tetor deklaruan se ushtria e Amerikës gjatë një operacioni të kryer në veriperëndim të Sirisë, kanë vrarë Abu Bakr Al-Baghdadi, kreun e grupit terrorist ISIS. Revista amerikane “Newsweek” ka deklaruar se ky operacion është kryer pas marrjes së informacioneve të sakta në lidhje me vendstrehimin e Abu Bekr Al-Baghdadi në provincën Idlib të Sirisë dhe është kryer nga forcat speciale. Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjithashtu ditën e diele më 27 tetor, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, ka shpjeguar detajet në lidhje me operacionin e vrasjes së Abu Bakr Al-Bagdadi. Ai në fillim të fjalës së tij, duke thënë se “natën e kaluar Amerika ka vrarë komandantin e rrjetit më të madh terrorist të botës”, deklaroi se ai personalisht ka mbikëqyrë kryerjen e një pjese të këtij operacioni. Trump pa përmendur fare rolin e qeverive të Amerikës në krijimin e grupeve terroriste si ISIS, pretendoi: “Natën e kaluar, Amerika ka zbatuar drejtësinë ndaj kreut numër një të terrorizmit në botë. Al-Baghdadi ishte themelues dhe lider i ISIS, organizatës më të dhunshme dhe më gjakpirëse terroriste në botë. Me mirësinë dhe udhëzimet e mia, khalifati i ISIS është zhdukur plotësisht”.

Truamp pas manovrës informative të mediave të Amerikës në lidhje me vrasjen e Alp-Baghdadi, me këtë konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë dhe sipas stilit të presidentëve të mëparshëm të këtij vendi, u vendos prapa tribunën dhe u munduar ta prezantojë veten si një hero. Në përgjithësi Trump në mënyrë të qëllimshme mundohet të anashkalojë edhe deklaratat e veta të mëparshme në lidhje me rolin kyç të Amerikës në krijimin dhe zhvillimin e grupit terrorist ISIS në kohën e qeverisë së Barak Obama. Trump në fjalimin e tij elektoral në janar të vitit 2016, kishte thënë se Obama dhe Hillary Clinton janë persona të pasinqertë dhe ata kanë krijuar grupin terrorist ISIS. Tani shtrohet pyetja se vallë a ka harruar Trump deklaratat e tij të mëparshme apo aktualisht sipas kërkesave të situatës dhe me oportunizëm sa më të madh vetëm synon të përmirësojë imazhin e vetë në opinionin publik në një kohë kur mundësia për thirrjen e tij në interpelancë po shtohet për çdo ditë e më tepër? Është interesant fakti se edhe ky veprim i Trump ka ngjallur një falë të madh të kritikave kundër tij.

Uashingtoni i cili me lirimin e Abu Bakr Al-Baghdadi nga burgu Abu Ghoraib të Irakut në vitin 2009, vetë ka krijuar rrethanat e përshtatshme për veprimtarinë e tij në mënyrë që ai duke marrë në dorë udhëheqjen e grupit terrorist-takfirist ISIS të kryejë krime të mëdha kundër popullit të Sirisë, Irakut dhe të shumë rajoneve të tjera, tani pasi i ka skaduar afati i përdorimit, e ka vrarë Al-Bagdadijun në operacionin e forcave speciale të ushtrisë amerikane në mënyrë që sekretet e fshehta që i mbante në zemër Al-Bagdadi të mbesin të pathëna një herë e përgjithmonë.

Amerika nuk mund ta mbulojë rolin e saj krijimin e grupit terrorist ISIS. Një vështrim ndaj veprimit të Amerikës në Siri tregon në mënyrë të qartë se Uashingtonit e shikonte grupin terrorist ISIS tërësisht si një vegël për qëllimet e saj. Me fjalë të tjera, Amerika edhe pse pretendon s po pretendon se po lufton kundër grupit terrorist ISIS, mirëpo kjo luftë gjithnjë ka shkuar deri në një kufi të caktuar dhe kurrë nuk ka shkuar deri në shkatërrimin e vërtetë të këtij grupi terrorist. Amerikanë që nga viti 2011 e deri në vitin 2014, kanë qenë në shërbim të grupit terrorist ISIS dhe kanë luajtur rolin kryesor në sigurimin e mbështetjes logjistike dhe financiare ndaj këtij grupi terrorist. Pas veprimeve të ISIS në Irak dhe pas pushtimit të një pjese të gjerë të territorit të këtij vendi, Uashingtoni gjatë mandatit presidencial të Barak Obama, ka synuar ta kontrollonte këtë grup terrorist dhe në këtë mënyrë në vitin 2014, ka formuar koalicionin ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS. Qëllimi i Amerikës në këtë periudhë kohore ishte ruajtja e ISIS në kuadër të një kornize të kontrolluar në mënyrë që ta përdorë atë kundër ushtrisë dhe qeverisë së Sirisë dhe kundër aleatëve të saj. Në këtë mënyrë Uashingtoni mendon se edhe në të ardhmen kur të dëshirojë, do të mund t’i shfrytëzojë elementët e mbetur të ISIS që sipas pretendimeve të Pentagonit janë disa mijëra persona, kundër qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj ose duke krijuar mundësitë për kryerjen e operacioneve terroriste, të ushtrojë presion kundër forcave kundërshtare të Amerikës në Siri dhe Irak.

Uashingtoni i cili me pretekst të luftës kundër ISIS ka disa vite që ka dislokuar forcat e veta ushtarake në rajone të ndryshme të Sirisë sidomos në verilindje të Sirisë, pavarësisht deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për largimin e këtyre forcave, përsëri synon të vazhdojë praninë e vetë ushtarake të paligjshme në Siri me pretekste të ndryshme. Në këtë kuadër, Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, më 28 tetor të këtij viti, pretendoi se prania ushtarake e Uashingtonit në Siri është me qëllim të mbrojtjes së objekteve naftore dhe moslejimin e grupit terrorist të keqtë qasje në burime financiare. Sekretari amerikan i mbrojtjes pretendoi se Amerika nuk po luan rolin e policit në rajonin e Azisë Perëndimore. Esper gjithashtu me anë të një kërcënimi të paparë, ka theksuar: “Në rast se forcat ushtarake të Rusisë dhe Sirisë do të kërcënojnë sigurinë e forcave të Amerikës në Siri, ushtria e Amerikës do t’i përgjigjet me forcë ushtarake atyre”.

Deklaratat e sekretarit amerikan të mbrojtjes dhe kërcënimi i paparë i tij kundër qeverisë legjitime të Sirisë dhe Rusisë si aleati më i afërt i Damaskut, është një veprim tërësisht në kundërshtim me të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare. Uashingtoni jo vetëm në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të paligjshme ka pushtuar territorin e një vendi anëtar të OKB-së do të thotë Sirisë, por po e konsideron veten në rolin e një polici botëror dhe ka për vete ka caktuar detyrën e mbrojtjes së burimeve naftore të Sirisë në provincën Dejrul-Zur. Pyetja qëndron këtu se cili autoritet ndërkombëtar ka caktuar këtë detyrë për Amerikën? Vallë, qeveria e Sirisë ka kërkuar nga Uashingtoni të dërgojë forca dhe pajisje ushtarak apo Amerika gjithashtu si një shtet pushtues po vazhdon të pushtojë territorin e Sirisë dhe po kërcënon me forcë qeverinë legjitime të Sirisë? Preteksti i Uashingtonit në këtë fushë është ekzistimi i kërcënimit të ISIS, ndërkohë që Trump shumë herë ka pretenduar shkatërrimin e ISIS në Siri.

Aktualisht është bërë tërësisht e qartë se ISIS dhe lufta kundër tij është vetëm një pretekst për Amerikën që të vazhdojë praninë ushtarake të paligjshme dhe destabilizuese të vet në Siri.

Tags