Qershor 27, 2021 13:35 Europe/Tirane

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Irani sot ndodhet në një luftë të madhe botërore, boshte i të cilës është pavarësia kombëtare.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e diele në ceremoninë e prezantimit të vaksinës me përbërje të re “Noor” kundër virusit Korona në Universitetin Baghijetullah të Teheranit, duke theksuar në këtë se një komb i cili nuk mund të krijojë ngjarje të mëdha, nuk është mund të bëhet komb i madh, tha: “Roli të cilin e ka paramenduar perëndimi për kombin e Iranit është varfëria, prapambetja dhe përçarja sa më e madhe. Bota perëndimore mendonte se Republika Islamike e Iranit do të gjunjëzohet përball virusit Korona njëkohësisht me sanksionet, mirëpo shteti i Republikës Islamike të Iranit ka shkëlqyer në fushën e përballjes me pandeminë e virusit Korona”.

Gjeneral Salami shtoi: “Në kohën kur në kulmin e përhapjes së virusit Korona nuk gjendej maska në sasi të mjaftueshme, shtetet e zhvilluara u bënë hajdutë dhe plaçkitës të maskave”.

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit në fund theksoi: “Republika Islamike e Iranit është po aq e madhe sa ka të mëdha edhe objektivat e veta, prandaj Republika Islamike e Iranit do t’i vendosë vaksinat e saj të prodhuara në vend në dispozicion të vendeve të varfra në botë”.

 

Tags