Korrik 07, 2021 14:49 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Pozicionimin e armikut e shkatërrojmë që në fillim

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit ka theksuar se pozicionimin e armikut e shkatërrojmë që në fillim.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, sot gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve të reja ushtarake njësisë “Sabirin” të forcave tokësore të Gardës Revolucionare, deklaroi: “Thyerja e armikun që në fillim, është një strategji e sigurt ndërsa armët e nxehta përbëjnë armën e fundit të cilën e kapin në dorë forcat tokësore të Iranit. Kjo forcë në radhë të parë ndërton dhe zhvillon dhe faqet e librit të rezistencës gjithashtu janë Siria, Jemeni, Libani dhe Iraku”.

Një varg i pajisjeve të larmishme ushtarake moderne mbrojtëse sot gjatë një ceremonie në prani të gjeneral Husejn Salami, komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare dhe të komandantëve dhe funksionarëve të lartë të forcave të armatosura i janë dorëzuar forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit.

Me dorëzimin e gjeneratës së re të raketave me precizitet të lartë, helikopterëve sulmues, dronoëve të ndryshëm, zbulues dhe luftarak dhe kamikaz, është bërë një hap i rëndësishëm në procesin e përkryerjes së forcës mbrojtëse të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit. Sistemet raketa hedhëse kundër mjeteve të blinduara dhe kundër tankeve, raketat me precizitet të lartë; janë disa prej këtyre mjeteve dhe pajisjeve luftarake që i janë dorëzuar forcave tokësore të Gardës Revolucionare.

 

Tags