Korrik 24, 2021 12:36 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Garda Revolucionare përkrah Khuzestanit deri në mënjanimin e problemeve

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar se deri në mënjanimin e problemeve të krijuara në fushën e mungesës së ujit në Khuzestan, do të qëndrojmë përkrah popullatës së kësaj province.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, sot (të shtunën) gjatë vizitës që bëri në fshatra e provincës Khuzestan që po përballen me mungesë të ujit në jugperëndim të Iranit, ka thënë: “Khuzestani është i rëndësishëm, madje edhe i shenjtë për ne dhe deri në mënjanimin e problemeve të krijuara për shkak të mungesës së ujit, do të qëndrojmë përkrah popullatës së këtij rajoni. Duke marrë parasysh udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me problemet me të cilat po përballet Khuzestani ku ka thënë se autoritetet duhet të ndjekin me seriozitet problemet e Khuzestanit, sot kemi ardhur në këtë provincës për të shqyrtuar dhe mënjanuar problemet e krijuara për shkak të mungesës së ujit. Në kuadër të projektit “Ghadir” janë vendosur rreth 525 kilometra tubacione për ujësjellës me tradhësi 2 metër nga rajoni Shush dhe kjo linjë e ujësjellësit do të plotësojë 70% e nevojave për ujë të qyteteve të ndryshme të kësaj province. Kjo projekt po realizohet nga baza për ndërtim “Khatemul-Anbija” e Gardës Revolucionare. Si pasojë e krizës së mungesës së ujit që u krijua së fundi, me përpjekjen e forcave të Gardës Revolucionare, 60 makina me cisterna me 30 mijë litra ujë janë dërguar dhe po veprojnë në mënyrë të lëvizshme nëpër fshatra të provincës Khuzestan dhe sot kemi shtuar edhe 40 makina të tjera me cisterna speciale për ujë”.  

Tags