Gusht 02, 2021 07:02 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Akuzat e pabaza të Bahrejnit kundër disa bankave iraniane nuk kanë vlerë ligjore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se paraqitja e akuzave të pabaza nga Bahrejni kundër disa bankave iraniane, nuk kanë vlerë ligjore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të dielën në mbrëmje reagoi ndaj veprimit të Gjykatës së Lartë të Bahrejnit kundër Bankës Qendrore dhe kundër disa bankave të tjera iraniane dhe gjobitjen e tyre në mënyrë të padrejtë dhe tha: “Irani përgënjeshtron fuqimisht akuzat e paraqitur ndaj Bankës Qendrore të Iranit dhe ndaj disa bankave të tjera iraniane nga Ana e Bahrejnit. Paraqitja e këtyre akuzave janë të pabaza dhe nga pikëpamja e Iranit shqyrtimi i tyre dhe lëshimi i verdikteve gjyqësore në këto dosje nuk kanë vlerë ligjore”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu deklaroi: “Procesi gjyqësor i kaluar në gjyqin e Bahrejnit kundër Bankës Qendrore të Iranit dhe personave dhe bankave iraniane, është aq i padrejtë dhe i njollosur sa që përveç disa burimeve mediale, nuk kemi asnjë burim zyrtar dhe të besueshëm për t’u informuar në lidhje me detajet e atyre dosjeve. Prandaj, çfarëdo lloj deklarimi në lidhje me këtë çështjet bëhet në bazë të lajmeve të publikuara në media. Megjithatë, qëllimi kryesor i paraqitjes së këtyre dosjeve dhe akuzave e pretendimeve të pabaza kundër Bankës Qendrore të Iranit dhe kundër Bankës së Eksporteve dhe Bankës Kombëtare dhe ndaj disa drejtuesve të bankave janë bërë me motive politike dhe nuk kanë kurrfarë vlere ligjore e juridike. Siç duket gjykata e Bahrejnit në këto dosje ka qenë vetëm zbatuese e urdhrave të organeve politike dhe të sigurisë dhe këto dosje nuk kanë standarde gjyqësore përkatëse me një shqyrtim të drejtë dhe palët iraniane kanë qenë të privuara edhe nga të drejtat elementare dhe procesi gjyqësor nuk ka qenë transparent. Sidoqoftë Irani gëzon të drejtat për të shfrytëzuar të gjitha mjetet kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u përballur me veprime të tilla të Bahrejnit dhe nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e interesave dhe e të drejtave të shtetasve të vet”.

Tags