Gusht 03, 2021 12:25 Europe/Tirane
  • Iran, 378 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.979.838 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 378 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 91.785 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 39.019 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.979.838 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 378 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 91.785 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 3.424.650 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.793 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 26.099.787 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 10.741.956 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 2.844.250 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 13.586.206 persona.

Tags