Korrik 17, 2021 16:02 Europe/Tirane
  • Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman dënon agresionin e sionistëve ndaj Xhamisë Al Aksa

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ka kërkuar nga Umeti Islam dhe nga popujt liridashës të botës që të marrin masa për ndalimin e agresionit dhe sulmeve të sionistëve ndaj Xhamisë Al Aksa.   

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pas thirrjes së kolonëve sionist për të hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa, Ali Karadaghi, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, me anë të një deklarate, ka dënuar veprimet provokuese dhe të përsëritshme të kolonëve sionist kundër Xhamisë Al Aksa në Kodsin e pushtuar.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë në këtë deklaratë duke i bërë thirrje të gjithë palestinezëve dhe sidomos qytetarëve që banojnë në Kods dhe në zonat rreth tij që të ngrihen në këmbë për ta mbrojtur Xhaminë Al Aksa, ka theksuar se përpjekjet për mbrojtjen e Kodsit të shenjtë janë krenari e madhe për çdo burrë e grua myslimane”.

Më parë edhe Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze dhe Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës kanë theksuar të drejtën legjitime të palestinezëve për vetëmbrojtje dhe kanë kërkuar mobilizimin e të rinjve palestinezë në Bejtul-Mokades.

Grupet radikale dhe ekstremiste sioniste së fundi kanë deklaruar se më 18 korrik do të hyjnë me dhunë në Xhaminë Al Aksa.

Tags