Prill 25, 2024 10:01 Europe/Tirane
  • Irani kërkon veprime të menjëhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndalur gjenocidin në Rripin e Gazës

Në letrat drejtuar kreut të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuesi i Iranit në Gjenevë kërkoi veprim të menjëhershëm të organizatave ndërkombëtare për të ndalur këtë gjenocid.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ali Bahreini, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Gjenevë, në letra të veçanta drejtuar kreut të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke numëruar një listë të rasteve të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës shkroi: "Brutaliteti i regjimit sionist në Rripin e Gazës nuk befason më askënd. Ndalojeni menjëherë këtë gjenocid!"

Duke iu referuar raportit të Organizatës së Mbrojtjes Civile në Gaza në lidhje me zbulimin e varrit masiv të dëshmorëve palestinezë që u vranë dhe u varrosën nga forcat izraelite në Kompleksin Mjekësor Naser në Khan Yunis të Rripit të Gazës, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm iranian në Gjenevë në këtë letër deklaroi: "Ky fakt tregon se nëse këto krime të tmerrshme nuk ndalen menjëherë, pa dyshim do të jemi dëshmitarë të përsëritjes së tragjedive të tilla".

Gjithashtu, në lidhje me këtë, në një deklaratë, Universiteti Al-Azhar në Egjipt dënoi ashpër krimet barbare të regjimit sionist kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Rripin e Gazës, e fundit prej të cilave është zbulimi i varrezave masive në zonën e Spitalit Al-Naser dhe Al-Shefa.

Duhet theksuar se Organizata e Mbrojtjes Civile e Rripit të Gazës, përmes një komunikate, njoftoi të hënën se numri i kufomave të zbuluara nga varri masiv që u zbulua të shtunën pas tërheqjes së forcave të ushtrisë sioniste nga Spitali Al-Naser në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës është rritur në 283 trupa.

 

Tags