Korrik 23, 2021 18:08 Europe/Tirane
  • Amerika kryen sulme ajrore në Afganistan

Forca Ajrore e SHBA ka filluar sulmet ajrore në provincën Kandahar në mbështetje të Forcave të Ushtrisë Afgane.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara kishin shënjestruar kohët e fundit pozicionet Talibane në pjesë të ndryshme të provincës jugore Kandahar, raportoi agjencia ISNA, duke cituar Sputnik.  Ai tha se sulmet ishin në mbështetje të Forcave Afgane të Mbrojtjes. Kirby nuk dha hollësi për sulmet, por një zyrtar tjetër i Pentagonit tha se ato u kryen më 21-22 korrik me kërkesë të forcave afgane. Sipas zyrtarit të Pentagonit, dy sulmet ishin mbi automjetet talebane dhe shënjestrat e tjera ishin pozicionet e talebanëve në provincën Kandahar.  Biden njoftoi më 14 prill se ai planifikon të fillojë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në maj dhe përfundimin e tyre deri më 11 shtator të këtij viti.

Tags