Janar 11, 2021 19:21 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Rusisë ndaj pretendimit anti-iranian të Pompeos; Irani është viktimë e armëve kimike

I dërguari rus në organizatat ndërkombëtare në kryeqytetin austriak, Vjenë, ka mohuar pretendimin e sekretarit të shtetit të SHBA se Irani ka përdorur armë kimike, duke theksuar se vetë Irani është viktimë e armëve kimike.

Sipas IRNA, Sekretari i Shtetit i SHBA kishte bërë një pretendim në postimin e tij se gjoja SHBA-të kanë zbuluar informacione në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga Irani. Përfaqësuesi i Rusisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me qendër në Vjenë, Mikhail Ulyanov, të hënën në Twitter duke hedhur poshtë akuzat e pabaza dhe anti-iraniane të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo, shkroi:" Rusia dhe shumica e anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare e dinë se Irani ka qenë viktimë e armëve kimike që Amerika i dhuroi regjimit të Sadam Huseinit". Mikhail Ulyanov shtoi: "Nëse ky pretendim i Pompeos është i vërtetë, atëherë pse Shtetet e Bashkuara i kanë mbajtur informacionet konfidenciale deri më tani?"

 

Tags