May 24, 2021 13:41 Europe/Tirane
  • OBSH: Jemi akoma në luftë me koronavirusin

Bota është ende në luftë me koronavirusin, tha në një deklaratë sot, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, duke kërkuar që ndërkombëtarët të solidarizohen në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një cunam vuajtjesh. Më shumë se 3.4 milion persona kanë humbur jetën.” Rreth 500 milion persona kanë mbetur të papunë, “tha Guterres në nisjen e konferencës vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje ndërkombëtarëve duke theksuar se nëse nuk veprojmë tani, do të gjendemi në një situatë në të cilën vendet e pasura do të vaksinojnë shumicën e popullsisë dhe do të rihapin ekonomitë e tyre, ndërsa virusi do  vazhdojë të shkaktojë vuajtje në vendet më të varfra.

“Shpërthimet  e rasteve të reja mund të shkaktojnë mijëra viktima dhe të vonojnë rimëkëmbjen ekonomike globale,” tha ndër të tjerash Gutteres.

Ndërkohë raportet e informimit bëjnë të ditur se në Wuhan të Kinës u raportua rasti i parë me Covid-19 në nëntor të 2019-ës. Në mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport me 120 faqe duke theksuar 4 teori për origjinën e tij.

Një skenar shumë të mundshëm: virusi u përhap te njerëzit përmes kafshëve si lakuriqët e natës. 

Një tjetër me shumë pak gjasa ishte që virusi të ketë dalë nga laboratori.

Por tani, ka dalë një informacion i rilidhur me kërkuesit në një nga laboratorët e Kinës, Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Tags