Gusht 01, 2021 17:24 Europe/Tirane
  • Varianti Delta i virusit Korona po pushton Amerikën dhe Evropën

Varianti Delta i virusit Korona po përhapet shumë shpejtë në Amerikë dhe Evropë dhe këto dy kontinente janë duke shkuar drejt një gjendje të krizës.

Gazeta amerikane “Washington Post” ka njoftuar se në bazë të dokumenteve që janë publikuar nga qendra për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve epidemiologjike në Amerikë, thuhet se përhapja e variantit Delta të virusit Korona është në nivel të lartë si në mesin e personave plotësisht të vaksinuar si në mesin e personave që nuk janë vaksinuar fare. Në bazë të kësaj, duhet pranuar se ka ndryshuar lufta kundër virusit Korona.

Sipas këtij burimi, vetëm gjatë një jave janë regjistruar 35 mijë raste të infektuara me virusin Korona në mesin e 162 milionë qytetarëve amerikanë të cilët janë vaksinuar plotësisht. Amerika aktualisht me mbi 35 milionë e 600 mijë raste të infektuar dhe me mbi 629 mijë viktima, qëndron në krye të listës së vendeve të botës.

Ndërkohë pasi vala e katërt e përhapjes së virusit Korona po kaplon të gjithë Francën, autoritetet franceze kanë thënë se për të arritur në nivelin e imunitetit publik duhet të vaksinohen rreth 90% të qytetarëve të këtij vendi. Aktualisht rreth 62% e qytetarëve francezë kanë marrë dozën e parë dhe rreth 50% e tyre kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Në javën e fundit numri i personave të infektuar me virusin Covid-19 papritur u dyfishua në krahasim me një javë më parë në Francë. Hulumtimet tregojnë se çdo person i infektuar me variantin Delta të virusit Korona mesatarisht mund të infektojë 8-9 persona të tjerë me këtë virus.

 

Tags