Gusht 03, 2021 16:19 Europe/Tirane
  • Qeveria e Biden vazhdon politikat annti-emigracion të ish-qeverisë Trump

Presidenti i Amerikës për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Covid-19, do të ruajë politikat e emigracionit të ish-qeverisë së Donald Trump dhe do të pengojë hyrjen e emigrantëve në Amerikë nga kufiri jugore dhe nuk do të pranojë kërkesat e tyre për azil.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Epidemiologjike në Amerikë ditën e hënë me anë të një deklarate, ka deklaruar vazhdimin e kësaj politike dhe ka thënë se hyrja e emigrantëve pamarre parasysh se nga çfarë vendi vijnë, nga Kanadaja dhe Meksika në Amerikë, krijon një rrezik serioz në përhapjen e pandemisë së virusit Covid-19 në Amerikë.

Një grup i ligjvënësve republikanë muajin e kaluar kanë kërkuar nga Joe Biden që të ruajë këtë politikë të ish-qeverisë së Trump. Qeveria e Biden edhe pse ka anuluar shumë prej politikave të emigracionit të Trump, ka mbrojtur vazhdimin e kësaj politike, politikë kjo që në bazë të saj për çdo muaj rreth 100 mijë emigrantë dëbohen nga Amerika.

Unioni i Lirive Qytetare në Amerikë ditën e hënë ka deklaruar se duke ngritur padi në gjykata, do ta detyrojë qeverinë të anulojë këtë politikë.

Tags