Korrik 03, 2023 11:19 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Francën për pasojat e organizimit të takimit të grupit terrorist MEK

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, paralajmëroi qeverinë franceze për pasojat politike dhe ligjore të vazhdimit të qasjes për mbështetjen dhe pritjen e takimit të grupit terrorist MEK.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Nasser Kanani dënoi ashpër vendimin e Francës për të pranuar organizimin e tubimit të sektit terrorist të hipokritëve të MEK, në të njëjtën kohë me shtimin e pakënaqësive politike dhe sociale dhe organizimin e protestave të gjera popullore në këtë vend, që kanë ardhur si rezultat i indiferencës së qeverisë franceze ndaj kërkesave të qytetarëve të saj dhe si rezultat i vazhdimit të mbështetjes politike për grupet terroriste. Kanani më tej tha:  Në vend që të kompensojnë gabimet e rënda të së kaluarës në mbështetje të vrasësve të popullit iranian dhe në vend që të fokusohen në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e  brendshme dhe të krizës në vend, si dhe korrigjojnë qasjen e tyre mbi marrëdhëniet diskriminuese dhe raciste me qytetarët francez, shtetarët francezë po sigurojnë kushtet dhe arenën e duhur për grumbullimin e terroristëve që kohët e fundit, para gjithë botës kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë pas skandalit në Shqipëri. Duke paralajmëruar për pasojat politike dhe juridike të vazhdimit të kësaj qasjeje të qeverisë franceze për mbështetjen dhe pritjen e terroristëve dhe vrasësve të qytetarëve dhe zyrtarëve iranianë, Kanani theksoi:  Terroristët që kanë tradhtuar vendin dhe kombin e tyre duke kryer krime të shumta dhe të tmerrshme, definitivisht nuk do të hezitojnë të tradhtojnë edhe përkrahësit e tyre të huaj. Zëdhënësi i sistemit diplomatik të Iranit shtoi:  Ne i këshillojmë shtetarët francezë që tu kushtojnë vëmendje kërkesave të popullit francez në vend që të mbështesin grupe të tilla terroriste, që kanë si synim të krijojnë terror dhe kaos në skenën e brendshme të vendeve të tjera. Kanani vazhdoi:  Sjellja e dyfishtë në trajtimin e terrorizmit kurrë nuk do të mund t’i fshihet popullit iranian dhe liridashësve të botës.

Tags