Korrik 05, 2023 10:38 Europe/Tirane
  • Një hap përpara i qeverisë shqiptare dhe transferimi i disa kompjuterëve të hipokritëve në Iran

Më 20 qershor kur policia shqiptare, kreu një inspektim në kampin e MEK, ajo u përball me pengesat e terroristëve të këtij grupi dhe në këtë drejtim ka ndërhyrë edhe grupi i antiterrorizmit i cili në njësinë kibernetike të këtij grupi, konfiskoi të gjitha pajisjet, duke përfshirë kompjuterët dhe serverët.

Dje, Sepehr Khalaji, kreu i Këshillit të Informacionit të qeverisë iraniane, njoftoi transferimin e kompjuterëve të hipokritëve nga Shqipëria në Iran dhe tha:  Një pjesë e hardeve dhe kompjuterët  e MEK mbërritën në Iran dhe ka nisura puna për rikuperimin e informacionit, identifikimi i lidhjeve dhe bërthamave që veprojnë për këtë grup terrorist. Kreu i Këshillit Informativ të Qeverisë më tej ka shkruar: Rezultatet janë premtuese. Thuhet se, vitet e fundit, me ndihmën e një prej qeverive mbështetëse të tij, në njësinë kibernetike grupi i hipokritëve ka përdorur serverët më të avancuar dhe këta serverë përmbanin shumë informacione, duke përfshirë informacione që kanë të bëjnë me lidhjet dhe personat e infiltruar të hipokritëve të MEK brenda Iranit. Pas ekzaminimit dhe përpunimit të përbashkët të informacionit të disponueshëm në serverët e marrë nga kampi i MEK, policia shqiptare zbuloi se nga ky grup fshiheshin disa informacione të tjera të rëndësishme.  Për këtë arsye ai është futur edhe një herë në kampin Ashraf 3 për kontroll të mëtejshëm dhe gjatë inspektimit është marrë më shumë informacione.  Sipas njohësve të politikës dhe sigurisë, lajmi për transferimin e hard disqeve dhe kompjuterëve të hipokritëve të MEK në Iran është shumë i rëndësishëm, pasi nëpërmjet kësaj mund të bëhet identifikimi i personave të lidhur me këtë grup, si dhe mënyra e përdorimit të forcës brenda vendit dhe ndoshta do të identifikohen plotësisht boshllëqet e sigurisë dhe informacionit.  Natyrisht, një ditë para shpalljes së këtij lajmi, Ministria e Inteligjencës e Iranit, në një njoftim të saj, shprehu qëndrimin për bashkëpunimin me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë evropiane për çështjen e futjes së forcave antiterror të policisë shqiptare në kampin e MEK.

Në njoftimin e Ministrisë së Informacionit thuhet:

Në ditët përpara misionit të forcave të policisë anti-terror të Shqipërisë në kampin e grupit të hipokritëve të MEK në Manzë, kjo organizatë kriminale kishte bërë përpjekjet maksimale për të kryer operacione terroriste në disa zona të vendit.  Por me masat e marra dhe me futjen e tyre në kurthin e veprimeve parandaluese në fushën e sigurisë, përveç disa akteve dëmtuese dhe të neveritshme, me ndihmën e Zotit, ky grup dështoi në përpjekjet për të kryer akte të mëdha terroriste.

Ndër rastet që mund të përmenden janë:

1- Në prillin e kaluar, një sërë veprimesh dashakeqe u bënë në qytetet Kalarabad, Salmanshahr, Abbasabad dhe Tankabon. Këto veprime u kryen kundër vendeve dhe pronave shtetërore dhe publike, si kryerja e disa shpërthimeve duke përdorur bomba artizanale, hedhja e granatave të vogla po artizanale, vënia e zjarrit në zonat e lartpërmendura dhe raste të ngjashme. Me përpjekjet e njësisë së ushtarëve të panjohur të Imam Zamanit (A.S.) në Departamentin e Përgjithshëm të Inteligjencës në Mazandaran, u identifikua bërthama e katër personave përgjegjës për vandalizmin e përmendur dhe të katërt elementët terroristë u arrestuan me urdhër të autoriteteve kompetente gjyqësore.

2- Pas bërthamës së lartpërmendur, një nga elementët e njohur me historik të akteve keqbërëse dhe terroriste, është identifikuar nga organizata e inteligjencës së provincës së Teheranit i cili më pas është ndjekur dhe monitoruar. Ky person synonte të kryente një aksion kundër njërit prej institucioneve shtetërore duke përdorur bomba artizanale. Duke siguruar një celulë organizative dhe duke punësuar një sërë elementësh të tjerë operativë që lidhen me hipokritët e MEK dhe duke prodhuar granata dhe bomba të vogla artizanale, ai përgatiti ekipin e tij për të kryer operacionin, mirëpo vetëm pak çaste para kryerjes së aktit terrorist, ai u arrestua dhe të gjithë eksplozivët dhe u sekuestruan bombat e bëra vetë në celulën organizative.

 

3- Më 16 qershor 2023 u identifikua dhe u arrestua një bërthame prej tre personash që kishin si objektiv të kryenin aksione sabotuese në provincat Khuzestan, Fars, Kahkilujeh dhe Bojer Ahmad. Kjo bërthamë kreu disa operacione keqdashëse në qytetet Behbehan, Gachsaran dhe Sarabtavah ( në Kahkilujeh dhe Bojer Ahmad) kundër organeve dhe institucioneve qeveritare. Nga celula e ekipit në fjalë u sekuestruan materiale shpërthyese, automatikë kallashnikov, veshje punëtorësh për përdorim në operacione, bomba të vogla të bëra vetë dhe disa pajisje shpërthyese. Në të njëjtën datë, në provincën Gilan u identifikua një tjetër bërthamë operative që kishte kryer disa aksione sabotazhi si shpërthimi i granatave dhe bombave zanore të bëra vetë dhe gjithashtu në ishullin Kish ku u arrestuan dy terroristë.  

5- Vlen të theksohet se anëtarët e arrestuar të këtyre celulave, të gjithë kanë një histori sabotazhi në trazirat e vjeshtës së vitit të kaluar dhe disa prej tyre janë të burgosur të liruar që për fat të keq, pas daljes nga burgu u janë rikthyer akteve të sabotimit. Gjithashtu, të gjithë këta persona janë identifikuar nga hipokritët e MEK përmes hapësirës kibernetike dhe i janë bashkuar celulave terroriste; Përveç kësaj, të gjithë të akuzuarit e arrestuar, pasi kanë komunikuar me drejtuesit e grupit terrorist MEK, nga terroristet e MEK me bazë në  Shqipëri kanë marrë trajnime të ndryshme, duke përfshirë trajnime për prodhimin e granatës së dorës dhe bombave të vogla të bëra vetë, si dhe përveç trajnimeve kanë marrë para për blerjen e pajisjeve dhe që të sigurojnë shtëpi si celula, si dhe automjete.

6- Në vitin e fundit, në provincat e Teheranit, Isfahanit dhe Fars u arrestuan operativë që prodhonin dhe hidhnin mjete shpërthyese të improvizuara dhe përveç tyre, një numër i konsiderueshëm elementësh që kishin lidhje me krerët e hipokritëve me bazë në Shqipëri dhe janë trajnuar në hapësirën kibernetike, janë identifikuar dhe arrestuar përpara se të kryenin ndonjë veprim.

7- Ministria e Informacionit në marrëdhëniet e saj të inteligjencës dhe sigurisë me shërbimet inteligjente evropiane ka lëshuar paralajmërime të shumta në lidhje me aktivitetet terroriste të hipokritëve të MEK nga toka e vendeve të ndryshme perëndimore, veçanërisht nga baza qendrore në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë ka dhënë paralajmërimet e nevojshme në rast neglizhence nga ato vende ku hipokritët e MEK veprojnë. Duhet rikujtuar se Republika Islamike e Iranit ka vendosur që të ndjekë seriozisht terroristët jashtë kufijve të saj.

8- Tani, duke e cilësuar si një “hap përpara” veprimin e fundit të qeverisë shqiptare kundrejt terroristëve dhe duke e vlerësuar këtë veprim, në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të besueshme, disa prej mbështetësve të terrorizmit në Evropë dhe Amerikë, nën drejtimin dhe presionin e vrasësve sionistë, po mundohen t’i japin frymëmarrje artificiale dhe të ringjallin sektin terrorist të hipokritëve të MEK. Ministria e Informacionit njofton se do të vazhdojë luftën e saj të pamëshirshme deri në çrrënjosjen e plotë të terrorizmit dhe terroristëve që janë përfshirë në veprime sabotuese në emër të regjimit të përkohshëm sionist dhe me mbështetjen e armiqve të tjerë të kombit madh të Iranit. 

Tags