Janar 02, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Emri dhe kujtimi i gjeneral Sulejmanit nuk do të harrohet në kulturën e rezistencës

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Në thelbin, konceptin si dhe kulturën e rezistencës, emri dhe kujtimi i dëshmorit Sulejmani nuk mund ta harrohet kurrë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hussein Amir Abdollahian shtoi: Sot, kultura e rezistencës dhe koncepti i rezistencës kanë gjetur një lidhje të thellë me fjalën kyçe dhe konceptin e sigurisë, si në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror. Ai tha se sot pjesëtarët e Universitetit të Teheranit përfaqësojnë një simbol të rezistencës në rajon dhe në botë.  Sot, në Shtëpinë e Bardhë mes shtetarëve të tyre është shfaqur një sfidë serioze dhe disa mendojnë se Shtetet e Bashkuara e tepruan në luftën e Gazës duke mbështetur plotësisht regjimin sionist në gjenocidin ndaj palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Iranit tha se regjimi sionist po ndjek ëndrrat e veta.  Ata pretenduan se do të çarmatosin Hamasin me shpejtësi nëpërmjet operacioneve ushtarake, ajrore, tokësore dhe detare dhe do të lirojnë të burgosurit izraelitë nga tunelet dhe spitalet e Gazës, por nuk arritën asnjë nga këto qëllime dhe dështuan. Amir Abdollahian theksoi:  Sot, sundimtarët e regjimit pushtues sionist dhe shtetarët amerikanë që folën për shkatërrimin e Hamasit, po i dërgojnë mesazhe Hamasit dhe po negociojnë me Hamasin në vendet e treta, po flasin për mënyrën se si të menaxhojnë Gazën pas luftës dhe si të shkëmbejnë të burgosurit palestinezë me të burgosurit izraelitë, që tregon se rezistenca ka ecur në drejtimin e duhur dhe ka mundur të arrijë një fitore të madhe.

Tags