Shkurt 11, 2024 09:09 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit në Liban: Një luftë kundër Libanit do të jetë fundi i karrierës së Netanyahut

Ministri i Jashtëm i Iranit që ndodhet në Liban, theksoi: Çdo veprim i regjimit sionist me qëllim nisjen e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj Libanit është fundi i punës së Netanyahut.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Hussein Amir Abdollahian, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit, të shtunën në Bejrut njoftoi se sulmi masiv i regjimit izraelit në Liban do të jetë fundi i karrierës së Benjamin Netanyahu si kryeministër i regjimit sionist. Amir Abdollahian, i cili po viziton Libanin për herë të tretë që nga 7 tetori, në një bisedë me gazetarët vuri në dukje se: Çdo veprim i regjimit sionist me qëllim të një sulmi në shkallë të gjerë ndaj Libanit është fundi i punës së Netanyahut. Zyrtarët libanezë në fillim të kësaj jave njoftuan se ministri i jashtëm francez Stephane Sejournay i kishte paralajmëruar ata gjatë një udhëtimi në Bejrut se regjimi izraelit mund të nisë një luftë kundër Libanit në mënyrë që të kthejë në shtëpi dhjetëra mijëra banorë që u evakuuan nga zonat e pushtuara veriore të Palestinës pranë kufiri libanez. Sipas ministrit të Jashtëm të Iranit, regjimi sionist nuk do të ketë kurrë aftësinë për të luftuar në dy fronte. Në Bejrut, Amir Abdollahian u takua me Sejed Hassan Nasrullah, liderin e Hezbollahut në Liban, Osama Hamdan, zyrtar i lartë i Hamasit me bazë në Liban, si dhe Ziad Nakhale, udhëheqësin e Xhihadit Islamik, lëvizjes së armatosur palestineze në Gaza që lufton përkrah Hamasit. Ai shtoi:  Vetëm kombi palestinez dhe grupet palestineze kanë të drejtën ekskluzive për vetëvendosje.

Tags