Prill 21, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Ushtria dhe IRGC duhet t'i përgjigjen me vendosmëri shkeljeve së vijave të kuqe nga armiku

Një komandant i lartë i Forcave të Armatosura iraniane ka paralajmëruar për një përgjigje dërrmuese ndaj çdo shkeljeje të vijave të kuqe të Republikës Islamike të Iranit nga armiqtë, duke theksuar se uniteti i forcave të armatosura ka çuar në formimin e një fortese të pathyeshme kundër armiqve.

Admiral Habibollah Sajari, Zv/komandant i Ushtrisë iraniane për koordinimin, e bëri deklaratën të dielën (21 prill) në një mesazh drejtuar gjeneralmajor Hossein Salami, Komandantit të Përgjithshëm të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), me rastin e 45 vjetorit të krijimit të IRGC-së.

Duke përshëndetur unitetin midis ushtrisë iraniane dhe IRGC-së gjatë 45 viteve të fundit, Admiral Sajari tha se ky unitet ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura dhe i ka shndërruar dy forcat ushtarake në "një fortesë solide dhe të pathyeshme" për mbrojtjen e atdheut.

Ai gjithashtu theksoi se ky unitet forcoi "vullnetin e palëkundur të Ummetit Islamik në shtrirjen e gjerë territoriale të Rezistencës".

Sipas tij, kohezioni midis Ushtrisë dhe IRGC-së ka mbjellë frikë midis armiqve të Iranit dhe aleatëve të tyre rajonalë dhe jashtërajonalë, veçanërisht regjimit fëmijëvrasës izraelit.

"Çdo përpjekje për të kaluar kufijtë e Iranit Islamik do të përballej me goditje vendimtare dhe dërrmuese," shtoi Admiral Habibollah Sajari.

 

Tags