Prill 23, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit thekson përdorimin e kapaciteteve të kufijve të përbashkët midis Iranit dhe Pakistanit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi përdorimin e kapaciteteve dhe mundësive të kufijve të përbashkët mes Iranit dhe Pakistanit në interes të të dy kombeve.

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Pakistanit, Asif Ali Zardari, përmendi të përbashkëtat fetare, kulturore dhe qytetëruese të dy kombeve të Iranit dhe Pakistanit, të cilat janë ndër faktorët e rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dhe hedhjen e bazave për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy kombeve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi vendosmërinë e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit dhe Pakistanit për zhvillimin dhe përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme e konsideroi si faktor të rëndësisëhm për realizimin e synimeve ekonomike. Raisi më tej vuri në dukje çështjen e Palestinës si çështjen e parë të botës islame, e cila tashmë është bërë çështja e parë e botës së njerëzimit dhe tha se sot qëllimi i lartë i Imam Khomeinit për çlirimin e vendit të shenjtë është bërë kërkesë e të gjithëve kombeve të lira myslimane dhe të gjitha qeveritë islame duhet të përmbushin detyrat e tyre në këtë fushë. Asif Ali Zardari gjithashtu dashurinë e dy kombeve të Iranit dhe Pakistanit për Ehli Bejtin (a.s.), veçanërisht Hazretin Reza (a.s.), Imami i tetë i shiitëve të botës, e konsideroi si shkak për thellimin e vëllazërisë mes Republikës Islamike të Iranit dhe Pakistanit. Duke përmendur interesin e vendit të tij për zhvillimin dhe promovimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, theksoi vullnetin e autoriteteve pakistaneze për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit. Presidenti i Pakistanit gjithashtu dënoi krimet e kryera nga regjimi uzurpues sionist në gjenocidin kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe theksoi kundërshtimin e qeverisë pakistaneze ndaj çdo ndërhyrjeje të huaj në rajon. Sejed Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me ftesë zyrtare të qeverisë pakistaneze të hënën udhëtoi në Islamabad në krye të një delegacioni të rangut të lartë të zyrtarëve ekonomikë dhe politikë.

Tags