Janar 05, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Shjekh Isa Kasem: Vrasja i gjeneral Solejmani, rezultat i natyrës gjakpirëse të Amerikës

Lideri i Lëvizjes Islamike të Bahrejnit deklaroi se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shoqëruesve të tij, buroi nga natyra barbare dhe gjakpirëse e regjimit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Shejkh Isa Kasem, lideri i Lëvizjes Islamike të Bahrejnit, të shtunën në mbrëmje në një tubim të madh të të rinjve që u organizua në qytetin Kum të Iranit, deklaroi: "Dinjiteti, fisnikëria dhe pavarësia e Frontit të Rezistencës, nuk është për t'u shitur".

Shejkh Kasem duke theksuar se politika e Amerikës, është politikë djallëzore, shtoi: "Islami është fe e unitetit dhe të gjithë myslimanët me unitet dhe solidaritet punojnë për dëbimin e amerikanëve nga rajoni".

 

Tags