Shkurt 18, 2023 07:17 Europe/Tirane
  • Banorët e Kodsit protestojnë kundër shkatërrimit të ndërtesave të tyre

Një numër i banorëve të Kodsit, duke u ulur përballë ndërtesave me më shumë se njëqind banorë, të cilat regjimi sionist synon t'i shkatërrojë, theksuan se regjimi sionist po kryen një krim kundër tyre.

Këto familje po përballen me kërcënimin e shpërnguljes pas vendimit të bashkisë së Kodsit të pushtuar për të rrënuar me dhjetëra ndërtesa në zonën Al-Issavija. Në të njëjtën kohë me rritjen e rasteve të shkatërrimit të shtëpive të banorëve të Kodsit të pushtuar, forcat pushtuese të Izraelit, me pjesëmarrjen e agjentëve të Organizatës së Inteligjencës, në kuadër të zbatimit të urdhrave të ministrave të sigurisë dhe të ushtrisë të regjimit pushtues në qeverinë ekstremiste të Netanjahut, kryen sulme të gjera ushtarake kundër banorëve të Kodsit dhe konfiskuan pasuritë e tyre, nga makinat e deri te paratë, shtëpitë. Banorët e Kodsit thonë se ajo që po ndodh në Kods është një krim kundër tyre, shtëpive, të burgosurve dhe shenjtërive të tyre. Për këtë arsye, ata duan që të gjitha qarqet arabe, islamike dhe të krishtera të qëndrojnë kundër forcave pushtuese të këtij regjimi.

Tags