Mars 23, 2023 16:13 Europe/Tirane
  • Atmosfera në Xhaminë Al-Aksa në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit

Dhjetëra mijëra palestinezë nga zona të ndryshme të Bejtul-Mokades, Bregut Perëndimor dhe territoreve të pushtuara palestineze shkuan në Xhaminë Al-Aksa në natën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Agjencia e lajmeve Iran Press News njoftoi se para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, janë bërë shumë kërkesa për praninë e madhe të palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa dhe për kryerjen e ritualeve të adhurimit dhe lutjeve me synimin për të mposhtur planet e regjimit pushtues dhe kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa.

Sipas këtij raporti, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) u ka kërkuar qytetarëve palestinezë në muajin e shenjtë të Ramazanit që të tregojnë mbështetje të gjerë për Xhaminë Al-Aksa dhe qytetin Kudsin e pushtuar duke marrë pjesë në ceremonitë e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe nga ky vend i shenjtë të kundërshtohen planet raciste të regjimit sionist.

Lëvizja Hamas kërkoi nga populli palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kudsin e shenjtë dhe territoret e pushtuara që të mobilizohen dhe të jenë plotësisht të përgatitur për t'u përballur me agresionin dhe krimet e regjimit pushtues dhe terrorizmin e kolonëve sionistë me mjete të ndryshme.

Hamasi, duke deklaruar se armiku kupton vetëm gjuhën e forcës, theksoi: "Rezistenca gjithëpërfshirëse është mënyra më e mirë për të mbështetur popullin palestinez dhe për të mbrojtur Bejtul-Mokades dhe Xhaminë Al-Aksa".

Hamasi gjithashtu u kërkoi popujve arabë dhe islamik, zyrtarëve, qeverive dhe institucioneve zyrtare dhe publike që të përqendrojnë të gjitha programet, ceremonitë dhe aktivitetet e tyre në nivelin e solidaritetit dhe mbështetjes për popullin palestinez dhe në mbështetje të Kudsit të shenjtë dhe Xhamisë Al-Aksa dhe të burgosurve palestinezë, duke u bashkuar njëzëri në mënyrë që të realizohet aspirata e palestinezëve për të arritur lirinë dhe të drejtën e kthimit.

 

 

Tags