Prill 18, 2023 16:46 Europe/Tirane
  • Plagosen 2 sionistë gjatë operacionit të një luftëtari palestinez

Burimet informative kanë njoftuar për plagosjen e 2 sionistëve gjatë operacionit të një luftëtari të rezistencës palestineze në qytetin Bejtul-Mokades.

Operacionet kundër sionistëve gjatë muajve të fundit janë intensifikuar në kundërpërgjigje ndaj krimeve të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan deri në atë masë sa që krerët politik dhe ushtarake e të sigurisë së regjimit sionist kanë pohuar shumë herë për paaftësinë e forcave sionistë për t'u përballur me këto operacione të rezistencës.

Kanali informativ Al-Jazeera njoftoi se një luftëtar i rezistencës palestineze në kundërpërgjigje ndaj krimeve të forcave ushtarake të regjimit sionist, ka sulmuar dhe plagosur dy sionistë në rajonin Shejkh Xharah në Kudsin e pushtuar.

Sipas këtij burimi, ky luftëtar palestinez pas kryerjes së sulmit, kishte arritur të arratiset dhe forcat e regjimit sionist akoma janë duke kërkuar nëpër lagje të ndryshme të qytetit.

Al-Jazeera ka deklaruar se këta dy sionistë janë plagosur gjatë këtij sulmi të armatosur. Edhe mediat izraelite kanë konfirmuar këtë lajm.

Tags