Dhjetor 26, 2023 08:34 Europe/Tirane
  • Paralajmërime për mungesën e produkteve ushqimore në Izrael

Shoqata e industrisë ushqimore e Izraelit paralajmëroi për mungesën e mundshme të produkteve ushqimore në territoret e pushtuara për shkak të sulmeve të ushtrisë jemenase ndaj anijeve izraelite.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, kjo shoqatë përmes një komunikate njoftoi se sulmet e ushtrisë jemenase ndaj anijeve izraelite kanë rritur rrezikun e mungesës së ushqimeve në territoret e pushtuara dhe shfaqjen e kushteve emergjente në Izrael. Në këtë deklaratë  thuhet:   Kjo shoqatë kërkon që të merren masa që prodhimi ushqimor në Izrael të mos arrijë në më pak se 75% të nevojave ushqimore të këtij regjimi. Në vazhdim të kësaj deklarate, paralajmërohet se mungesa e vëmendjes ndaj marrjes së këtyre masave do të shkaktojë mungesë të madhe ushqimore në kohë lufte dhe në një situatë emergjente në Izrael. Kjo deklaratë është publikuar në kohën kur edhe pas formimit të koalicionit detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e armatosura të Jemenit vazhdojnë të kapin anijet që i përkasin regjimit sionist në Detin e Kuq. Edhe pse regjimi sionist përpiqet të banalizojë ngjarjet e ndodhura në Detin e Kuq kundër anijeve të lidhura me këtë regjim, e vërteta është se Tel Avivi ka pësuar dëme shumë të rënda nga sulmi i lëvizjes jemenase Ansarullah ndaj anijeve që i përkasin atij. Kjo ka shkaktuar frikën e anijeve për të dorëzuar mallrat në këtë regjim dhe mungesën e disa mallrave. Prej disa kohësh, lëvizja jemenase Huthi, pas sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist ndaj Gazës dhe vrasjes së popullit të pafajshëm palestinez dhe nga ana tjetër pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj rezolutës së armëpushimit në Këshillin e Sigurimit, kanë bllokuar të gjitha anijet që kalojnë Detin e Kuq drejt regjimit sionist, ose anijet që i përkasin këtij regjimi. Deri më tani, luftëtarët jemenas kanë kapur ose vënë në shënjestër disa anije të regjimit sionist apo anije që transportonin mallra për këtë regjim dhe praktikisht e kanë bërë Detin e Kuq krejtësisht të pasigurt vetëm për anijet e regjimit sionist. Regjimi sionist, i cili nuk është në gjendje të garantojë sigurinë për anijet e tij, i shtriu dorën Amerikës për të zgjidhur këtë problem; Por as formimi i një koalicioni të ri detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk funksionoi. Agjencia e lajmeve Reuters ka folur për dështimin e këtij koalicioni detar në përpjekjet për të fituar besimin e kompanive të anijeve. Aktivistët në industrinë e transportit nuk kanë shumë besim tek  koalicioni i ri detar të formuar nga SHBA për të mbrojtur anijet kundrejt sulmeve jemenase në Detin e Kuq dhe shumë anije ende nuk preferojnë të kalojnë Detin e Kuq dhe kanë anuluar kontratat e tyre. Muhamed Ali al-Houthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, të enjten tha: Qëllimi i koalicionit të deklaruar është të mbrojë Izraelin dhe jo anijet ndërkombëtare. Ai theksoi se vendi i tij do t'i përgjigjet çdo sulmi amerikan.

Tags