Janar 05, 2024 19:59 Europe/Tirane
  • Libani paraqet ankesë në KS të OKB për vrasjen e zyrtarit të Hamasit nga Izraeli

Libani ka paraqitur një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, nga Izraeli në kryeqytetin Bejrut.

Dokumenti, i datës 4 janar, thotë se regjimi i Izraelit gjuajti gjashtë raketa në sulmin e kryer të martën që çoi në martirizimin e gjashtë personave, duke përfshirë al-Arouri, i cili shërbente si nënkryetar i Byrosë Politike të Hamasit.

Sipas dokumentit, sulmi në tokën e Libanit ishte "përshkallëzimi më i rrezikshëm që nga viti 2006".

“Sulmi kishte në shënjestër në mënyrë specifike një zonë banimi me popullsi të dendur, çka përbën një shkelje të qartë të sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së popullatës civile të Libanit.”

Libani i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ushtrojë presion mbi Tel Avivin për të ndërprerë përshkallëzimin e tensioneve dhe për të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndalur agresionin e mëtejshëm kundër Libanit, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

 

Tags