Mars 15, 2024 06:51 Europe/Tirane
  • Hamasi: Komuniteti ndërkombëtar u jep pushtuesve dritën jeshile për më shumë krime

Në një deklaratë të premten herët në mëngjes, lëvizja Hamas reagoi ndaj vdekjeve dhe plagosjeve të qindra palestinezëve që prisnin të merrnin ndihma në Gaza dhe deklaroi se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të vepruar kundër regjimit pushtues është një dritë jeshile për më shumë krime.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, në deklaratën e Hamasit thuhet: Okupatorët kriminelë sionistë vazhdojnë të vrasin dhe të bëjnë luftë kundër popullit tonë të pambrojtur në Rripin e Gazës. Hamasi shtoi: Ne e mbajmë përgjegjës administratën e presidentit amerikan Joe Biden për vrasjet e vazhdueshme të regjimit pushtues nazist, i cili u krye me armët dhe mbështetjen e hapur të SHBA-së. Në fund, Hamasi kërkoi nga Kombet e Bashkuara dhe Lidhja e Shteteve Arabe që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar gjenocidin dhe të marrin masa për të ofruar ndihmë. Human Rights Watci Evropian dhe Mesdhetar njoftoi se 60 persona u martirizuan dhe 160 u plagosën në sulmin e helikopterëve të ushtrisë izraelite në nj; vend ku palestinezët grumbulloheshin për të marrë ushqim  në “Sheshin e Kuvajtit” në veri të qytetit të Gazës, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Gjendja është e rëndë me shumë viktima , dhe numri i tyre ka gjasa të rritet. Dy javë më parë, regjimi sionist bombardoi mijëra refugjatë palestinezë që prisnin ndihma humanitare nga qytete të ndryshme të Gazës. Sipas raportimeve, ai sulm kriminal ndodhi ndërsa mijëra palestinezë nga qyteti i Gazës, Jabalia dhe Beit Hanoun po prisnin kamionët me ndihma humanitare për të mbërritur në sheshin Nabulsi në rrugën bregdetare Haroon al-Rashid në zonën Sheikh Ajlin në perëndim të qytetit të Gazës. Në një deklaratë Hamasi shtoi: Ne bëjmë përgjegjës të plotë për krimet e ushtrisë naziste sioniste Shtetet e Bashkuara të Amerikës me armët dhe mbështetjen e gjithanshme ndaj këtij vendi dhe kërkojmë nga Kombet e Bashkuara dhe Liga Arabe që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë gjenocid dhe të marrin masat e nevojshme për të lejuar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza përmes kalimeve tokësore dhe të mos u dorëzojnë para politikave fashiste të armikut sionist. Nga ana tjetër, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Palestineze, Francesco Albanese, duke përshkruar agresionin brutal dhe të vazhdueshëm të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, deklaroi: Izraeli po çrrënjosë një komb. Në përgjigje të deklaratës së Philip Lazzarini, kreut të Organizatës së Ndihmës për Refugjatët Palestinez (ANRWA), në rrjetin social X, ky zyrtar i OKB-së theksoi se krimet e kryera nga regjimi sionist ndaj fëmijëve palestinezë në 5 muajt e fundit kanë në një zonë me sipërfaqe sa qyteti i Filadelfias në Shtetet e Bashkuara. Në deklaratën e tij të djeshme, Lazzarini bëri të ditur se numri i fëmijëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori është më i madh se numri i fëmijëve të vrarë në 4 vitet e fundit të luftërave në botë.

 

Tags